Rama takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesit e bankave në vend

57

1009807_10151572375746523_1751179823_nKryeministri i ardhshëm Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe me drejtuesit e bankave në vend.

Takimi është zhvilluar nën optikën e hedhjes së piketave të bashkëpunimit intensiv e të qëndrueshëm për katër vitet e ardhshme.

Tema kryesore ku është përqendruar takimi, ka qenë shqetësimet me të cilat përballet sistemi bankar në vend, duke përfshirë si taksat edhe kreditë e këqija.

Rama ka vlerësuar gjithashtu, se do të ndërmerret edhe një hap për të kërkuar një kompani ndërkombëtare auditimi, në mënyrë që t’i ndihmojë një orë e më parë të kenë në tryezë gjithë të vërtetën mbi financat publike.

Menjëherë pas formimit të qeverisë së re, ka theksuar Rama, do të fillojë puna për konsolidimin fiskal, duke gjetur hapësira për të kredituar ekonominë dhe zgjidhjet efektive për financat publike.

Një vëmendje gjatë takimit i është kushtuar edhe rëndësisë së pavarësisë së INSTAT si institucion. Rama ka kërkuar që INSTAT të binjakëzohet për një periudhë 5-vjeçare me një institut evropian, në mënyrë që të shndërrohet në një institucion të besueshëm dhe të jetë i çliruar nga presioni politik.

Stafi i INSTAT-it mund të binjakëzohet me stafin e një institucioni të statistikave të një vendi të ri të BE-së, me qëllim marrjen e eksperiencës. Stafi i institucionit të statistikave duhet të punojë i çliruar nga presioni politik. Pavarësimin e INSTAT, që është një institucion i pabesueshëm dhe i kontrolluar nga Kryeministri. Ne duam që INSTAT të shkëputet nga tutela dhe të kthehet në institucion të pavarur. Të binjakëzohet me një institut evropian për një periudhë 5-vjeçare. Duhen shifra reale për menaxhimin e krizës së sistemit energjisë, pasi është e domosdoshme të njihet thellësia e saj”, – ka deklaruar Rama.