Sllovenia na prish ëndrrën e kualifikimit për në Botëror

46

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineNë të vërtetë ishte një objektiv, që pak e ndjenim tonin, pasi i filluam këto eliminatore pa skuadër dhe shumë shpejt u e konsideruam veten pretendent.
Pavarësisht kësaj humbjeje, goli spektakolar i Kampl ishte i vetmi rast për t’u veçuar për vendasit, ndërkohë që e gjithë loja, kryesisht pjesa e dytë, foli për ne.
Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë, që di të shënojë, ishte problemi kryesor.
Rastet e shumta krijohen nga lojtarë të ndryshëm, ndërkohë që Handanovic shndërrohet në hero për përfaqësuesen e tij.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të gjejmë forcat e të rikthehemi seriozisht në garë për t’u përballur me një tjetër rival si Islanda, ndoshta i të njëjtit nivel, por synimi ynë nuk është më botërori i Brazilit.

Por, ai që realisht duhet të ketë një Shqipëri si kjo, me një mesatare moshe prej 25 vjeçësh, konsolidimi i një ekipi e më pas, me radhë, objektivat për të rikuperuar në klasifikim, pasi mrekullitë, sa vijnë e po bëhen më të rralla.

Renditja e grupit E
Zvicra 15 pikë

Norvegjia 11

Shqipëria 10

Islanda 10

Sllovenia 9

Qipro 4