Bruksel, nis raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

69

thaçi daçiç- ashtonKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, do të zhvillojnë sot takimin e radhës në Bruksel, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Takimin e ka paralajmëruar edhe Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

“Takimi do të zhvillohet pas inaugurimit të suksesshëm të tri komunave në veri, nga katër sa janë. Tani palët kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën e tyre në këtë aspekt, dhe të çështjeve tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit”, është thënë në deklaratën e nënshkruar nga zëdhënësja Maja Kocijançiç.

Siç raportojnë mediat serbe, në takim me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky është raundi i parë i bisedimeve për këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.