“Për të manipuluar opinionin me sajime, në mënyrë që sa herë të dëgjoni për pasuritë e padeklaruara të Ramës apo Koços, për emërimet pa kriter, për rregullimin e ambienteve të Kryeministrisë pa procedurë, me fonde që s’dihet nga vijnë e kush e pse u bëkan dhuratë, etj, t’ju bëjnë të mendoni se fajin e kanë ata që sot janë në opozitë e se të gjithë janë njëlloj.
Gjithkush, edhe ata që s’janë dashamirës me mua, e dinë përgjigjen.
Por po ju ftoj të gjithëve ju që nuk dini se ç’çantë kam në dore, por i besoni gazetës se bën 20 mijë euro, nuk dini se e kujt viti është makina që kam blerë, sa km ka bërë, çfarë opsionesh ka, elementë të cilat çmimin e largojnë më shume se 10 herë nga vlera që të përditshmet e pavarura ju servirin për t’ju lënduar, të kërkoni informacion për të vërtetuar sa, ku, si është e vërteta.
Unë e bëj këtë çdo vit zyrtarisht, në përgjigje të ligjit e jo të pallavrave që duan të shesin gazetat.
Mund t’ia kërkoni në heshtje ta bëjë këtë për ju deputeti juaj e t’ju ndihmojë me marrjen e këtij informacioni në rrugë zyrtare, ose dhe ndonjë mik gazetar, por jo nga ai soj që xhelozinë personale e shfryjnë në kurrizin tuaj.
Parimi “shaj e sajo se diçka do të ngelet” ka zënë vend në këtë shoqëri tonën, shumë e shumë herë më tepër se “sqaro se diçka do të ngelet”.
Por përsëri sado të jemi shtrembëruar, nuk besoj se kjo shoqëri është aq primitive sa inatet e lajmet e porositura me qëllim, të errësojnë gjykimin e çdokujt e të fyejnë inteligjencën e qytetarëve për secilin nga ne,” – shkruan Bregu në FB.