Braçe: Kryeministri i shporrur me një urrejtje masive popullore, po ndryshon rezultatin në tavolinë

54

Erion-Brace1Pas ndryshimit të rezultatit në qarkun e Lezhës, reagon deputeti socialist Erjon Braçe. Braçe thekson se Sali Berisha po i vë zjarrin Shqipërisë, po shkatërron zgjedhjet dhe se ky zjarr do te djegë vendin. Nga magazinat e tij ku ruhen kutitë, deklaron Braçe, KQZ po ndryshon rezultatin e zgjedhjeve.

Sali Berisha po i ve zjarrin Shqiperise!! Po shkaterron zgjedhjet dhe ky zjarr do djege vendin!! Kryeministri i shporrur me nje urrejtje masive popullore; po ndryshon rezultatin e zgjedhjeve ne tavoline! Njesoj sic ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane!

24 dite pas dorezimit te kutive me fletet e votimit ne magazinat e tij e qe administrohen vetem nga ai: KQZ e Partise Demokratike po ndryshon rezultatin e zgjedhjeve!!

Me qarte:

Pas 24 ditesh ne bodrumet e tij, po gjen flete votimi qe nuk i kane gjetur 4 numerues e 7 komisionere duke perfshire dhe komisioneret dhe numeruesit e partise e koalicionit te tij!

Ky eshte krim!

Po merret si shembull Lezha dhe po dhunohet opinioni publik qe te harroje sec ka ndodhur ne Lezhe; Ne lezhe, para dites se zgjedhjeve: jane rembyer e rrahur komisionere te opozites; Ne Lezhe diten e zgjedhjeve: jane vrare njerez te opozites; Qendrat e votimit per ore te tera kane qendruar pa komisioneret e opozites; Ne qendrat e votimit jane kthyer mbrapsht te kercenuar me arme votues te opozites; Ne qendrat e votimit kane “votuar” masivisht votues qe nuk kane shkelur ne Shqiperi prej vitesh, as ate dite nuk kane qene!! Ne lezhe ka ndodhur krim dhe krimi nga dhunimi barbar deri ne vrasja kane ndodhur ndaj opozites!!

KQZ me kater njerez, te gjithe te partise se Sali Berishes, perserites sic Osmani, Shtjefni e Zguri: po kryen krim! Po ndryshon qartesisht vullnetin e zgjedhesve!

Ky krim po shkaterron zgjedhjet dhe po con vendin drejt nje konflikti qe sdo kete fund!”,- deklaronBraçe në rrjetin social Facebook.