Ekzekutimi në Shkodër, reagon Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shprehur shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në qytetin e Shkodrës, marrë shkas edhe nga ekzekutimi i sotëm i biznesmenit Arjan Ferracaku.

Në një postim në fb, Topalli thotë se ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme, kaq shumë të vrarë, kaq egërsisht të vrarë.

Ish-funksionarja e lartë e Partisë Demokratike, thotë se Shkodra dhe shkodranët janë braktisur nga të gjithë dhe qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e krimit.

Rikthehet në qeli drejtori i LSI-së

Rikthehet në burg ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Policia informon se”Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar)”.

Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen per abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj, sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2011 mes shtetit dhe bankës islamike

Më 4 dhe 27 shkurt, në 2 vendime, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apeli i së njëjtës gjykatë vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” për të dhe 2 ish-vartësit Alite dhe Qorduku.

Vritet në majë të kalit bisnesmeni shkodran

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 30 vjeç, dhe mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00.

Por të dhënat e para janë kontradiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen. Report Tv ka mësuar se viktima po bënte xhiro me kalë në momentin kur është qëlluar me kallashnikov. Ferracaku ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, miq të tij, të cilët ndodhen në komisariatin e Shkodrës. Ata kanë arritur të njohin autorët e vrasjes, bëjnë me dije burime për Report Tv, pasi autorët kanë qenë të pamaskuar.

Alketa Selimaj, vlonjatja që synon majat e politikës belge

E ka lënë Shqipërinë 18 vite më parë për të përfunduar në Bruksel, ndërsa sot ambiciet e saj synojnë të arrijnë majat e politikës belge. Personazhi i sotëm i Albania Plus, është 30-vjeçarja vlonjate Alketa Selimaj, kandidate e “Lëvizjes Qytetare”, në komunën brukseluaze të Koekelbergut.

Në një vetëprezantim të shkurtër, Selimaj tregon se ashtu sikurse shumë shqiptarë të tjerë ka lënë qytetin e saj të lindjes, Vlorën dhe së bashku me familjen ka udhëtuar drejt Belgjikës ku edhe është vendosur përfundimisht. Atëherë Selimaj ishte vetëm 12 vjeç, por asgjë nuk e ndali derisa mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera. Drejtësi dhe studime europiane do të ishin dy degët që 30-vjeçarja vlonjate i përfundoi me sukses të plotë dhe falë këmbënguljes, egos dhe punës së palodhur, pas 12 vjetësh nga momenti i mbërritjes në Belgjikë, dhe pikërisht në vitin 2012 do të shpërblehej duke filluar një punë të kënaqshme.

”Në gusht të vitit 2012, fillova punë si këshilltare politike për Presidenten e Parlamentit frakofon të Brukselit. Aktualisht punoj me ish-kryeministren dhe ministren e brendeshme të Belgjikës. Plus punes time si këshilltare jam e angazhuar me partinë, në të cilën jam sekretare ndërkombëtare e të rinjve”, pohon vetë Selimaj. Jo vetëm CV-ja e pasur, por edhe rezultatet e larta në punën e saj, kanë ‘detyruar’ drejtuesit e partisë t’i besonin 30 vjeçares vlonjate numrin 3 në listën e “Alternativës Humaniste” të komunës Koekelberg, për zgjedhjet e 14 tetorit.

Puna e saj nuk ka spikatur vetëm në politikën belge, por ajo njihet si një nga aktivistet më në zë të çështjeve të ndryshme të komunitetit shqiptar të Belgjikës. Përgjatë viteve ajo ka pasur një numër të konsiderueshëm angazhimesh në organizata dhe shoqata të ndryshme shqiptarësh që funksionojnë në Bruksel. Vlen të përmendim kështu, “Albelget”, e cila është e para shoqatë për femrat Shqiptare në Bruksel, ndërsa Selimaj është njëra prej themelueseve të saj. Por, krahas kësaj, zgjedhjet e 14 tetorit e prezantojnë 30 vjeçaren vlonjate si një nga kandidatet favorite, kjo falë emrit të mirë dhe përkushtimit të saj të palodhur.

Pikat më të forta të programit të saj elektoral janë problematika siciale e qytetit të Brukselit, parë kjo në këndvështrimin e kryeqytetit të Europës, si dhe padyshim funksionimi i i mirë i demokracisë dhe të drejtave të barabarta. “Siguria, pjesëmarrja e qytetarëve, të drejtat e grave, kultura dhe mobiliteti do të jenë në qendër të angazhimit tim”, thotë Selimaj në prezantimin e kandidaturës së saj, ndërsa duke kërkuar votat e komunitetit tonë në komunën Koekelberg vazhdon: “Jam e lumtur që bëj pjesë në një ekip të motivuar dhe të angazhuar, me të cilin pres që të zbatojmë projektet tona në të ardhmen, në mënyrë që së bashku të jemi krenarë për komunitetin tonë”. Selimaj është modeli i të rinjve shqiptarë të integruar më së miri në shoqërinë belge. Falë punës, përkushtimit dhe orëve të gjatë të studimeve ajo ka arritur të jetë një faktor i rëndësishëm në një nga partitë e mirëpërfaqësuara në politikën federale belge, duke i shtuar dëshirën për të arritur në majat e saj. E pse jo?! Ne i urojmë suksese!

Behar Sinani, shqiptari i komunës Jette : mirëqenie, siguri dhe sport!

Politikë e sport. Një kombinim sa i rrallë aq edhe i pamundur. Por jo për të gjithë.

Behar Sinani, 33 vjeçar, me origjinë nga Shkupi, është mishërimi i përkryer i fjalës « Një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm ». Më poshtë do të zbulojmë se si ai ka arritur në kombinimin me politikën, të jetë kandidati me numër 13 në listën e partisë socialiste frankofone belge për zgjedjet komunale të 14 tetorit në komunën Jette.

Në CV-në e tij Sinani ka një numër eksperincash profesionale të mahnitshme. Behar Sinani ka 15 vite që është trajnues në Qendrën e arteve marciale në Jette për sportet e mbrojtjës kickboxing dhe thaï boxing. Është dhe gjyqtar ndërkombëtar i çertifikuar në këto dy sporte.

Pregatitja e tij sportive dhe aftësitë e tij për të parashikuar, organizuar me plan të gjitha veprimet si dhe respektin që ka për rregullat dhe stabilitetin e kanë çuar në drejtime profesionale të lidhura ngushtësisht me sigurimin, paqën dhe qeverisjen.

Kështu që ai ka punuar 4 vjet në sigurimin në një kompani private, pastaj 4 vjet të tjera po në atë sektor si menaxher i sigurimit dhe instruktor në pallatin e kongreseve të Brukselit. Për dy vite të tjera, ai ka punuar si menaxher të burimeve njerëzore në kompaninë e famshme Ecolog e super biznesmenit shqiptar Lazim Destani në kuadër të misioneve paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuar në qendër të Afrikës.

Behar Sinani ka dhe shpirtin ndërmarrës. Së fundmi ka lançuar kompaninë e tij e specializuar në teknologjitë kompjuterike në Jette ku zhvillon një ndër talentet e tij të preferuar si të gjithë të rinjët.

Rregulli dhe stabiliteti janë elementë të rëndësishëm për Sinanin për të cilat aspirojnë popujt sidomos në nivelin komunal. Prandaj, Sinani, me aftësitë e tij dhe eksperiencat e rëndësishme, është angazhuar që në 2012 në politikën lokale. Asokohë ishte kandidat i pavarur dhe mori një rezultat të mirë paçka u angazhua vonë në fushatë. Këtë herë, ai është angazhuar me partinë socialiste të komunës Jette me një përkrahje të deputetit Ahmet Gjanaj i cili në profilin e Behar Sinanit zbuloj një kandidat të denjë për banorët e komunës por në veçanti për ata të komunitetit shqiptar që të komunës Jette. Kështu që Sinani është pjesë e grupit të formuar nga deputeti bashkë me kandidatë të tjerë shqiptarë në disa komuna të Brukselit. Ai sjellë ekspertizën e tij për të kompletuar ekipin në favor të komunitetit tonë.

Për banorët e komunës Jette, Sinani thotë se : « Qëllimi im në politikën lokale është që t’u ofrojmë banorëve të komunës sigurimin në jetën e tyre të përgjithshme. Përmes garancisë së sigurimit mund të arrijmë paqën publike, harmoninë civile dhe kohezionit social ». Këtë rezultat, Sinani, synon ta realizojë me një bashkëpunim të ngusht me organizmat e kohezionit social dhe motivimin e trupit policor. Rinia e sporti janë dy sektorë të tjerë që Sinani i ka si prioritet. Ai synon që t’i dinamizojë banorët dhe në veçanti të rinjët përmes një punë aktive nëpër lagjet. Ativiteti fizik thotë Sinani « bëhet shkak i largimit të rinisë nga të gjitha veset negative por rrit dhe vetvlerësimin tek të rinjët dhe stabilitetin e identitetit të tyre. Kësisoj do të mund të nxjerrim dhe garues në të gjitha nivelet e sportit në garat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, pra ambasadorë të vërtetë të Belgjikës».

Behar Sinani, do të ndërmarrë gjithashtu iniciativa në drejtimin e ruajtjës së vlerave dhe kulturave të ndryshme ashtu dhe për një trajtim të barabartë të të gjithve. Me Behar Sinanin si këshilltar komunal në komunën Jette, të drejtat e të gjithë qytetarëve do të mbrohen në mënyrë të fuqishme.

L’Espresso: Shqiptarët vijnë në Itali për të grabitur

L’Espresso revista e njohur italiane, në numrin e saj të fundit ka trajtuar aktivitetin e bandave kriminale të ardhura nga Europa Lindore që veprojnë në territorin italian.

Mes tyre me një rol mjaft të fuqishëm e të rrezikshëm konsiderohen grupet kriminale shqiptare që merren me grabitjen e vilave dhe apartamenteve luksoze.

Shkak e artikullit të L’Espresso , është bërë grabitja e pak ditëve më parë e apartamentit të prindërve të ministrit të brendshëm Matteo Salvini. Gjatë orëvE të fundit policia italiane ka arrestuar autorët e kësaj grabitje, shtetas gjerorgjianë të njohur me nofkën “rusët” e pjesë e mafias gjeorgjiane me një biznes milionarë në grabitjen e banesave në të gjithë Europën.

Për revistën italiane, në biznesin mjaft fitimprurërës të grabitjeve, pas gjeorgjianëve renditen grupet kriminale shqiptare.

“Biznesi fitimprurës nga grabitjet i gjeorgjianëve ndahet me kumbarët (padrinët) e Tiranës”, shkruan l’Espresso. “Mafia shqiptare për momentin konsiderohet kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali.”

Së bashku me trafikimin e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, së fundmi ajo merret dhe me grabitje kryesisht në territorin verior e qëndror të Italisë.

Krahu kriminel i punës vjen nga Tirana , Durrësi dhe nga qyteti i vogël i Milotit ku kanë dhe bazën bandat më aktive shqiptare që veprojnë në Itali. Këto banda , shkRuan L’Espresso nderojnë tre rregulla; respektin, besnikërinë dhe familjen.

Kjo është dhe arsyeja sepse kanuni, kodi kanunor shqiptar parashikon vrasjen si hakmarrje ndaj vdekjes së një familjari. Jo rastësisht grabitësit që janë pjesë e organizatave kriniale shqitpare kanë lidhje gjaku mes tyre. Pak kohë më parë në qytetin e Ternit u shaktërrua një bandë grabitësish e përbërë vetëm nga vëllezër e kushërinj.”

“Ata veprojnë në grupe të vogla, jo të lidhura mes tyre”, ka deklaruar për l’Espresso nënkoloneli i Departametit të Antimafias Marcello Manca. “Jo rrallë për shkak të të ardhurave të larta, tërheqin vëmëndjen e familjeve të fuqishme që përpiqen t’i fusin nën kontrollin e tyre.”

Fuqia e madhe ekonomike i lejon këto banda grabitësish të përdorin pajisje nga më modernet. Në veri të italisë, policia italiane ka zbuluar se para çdo grabitjeje, ata përdornin instrumente që çarkordonin sistemet e alarmeve anti-grabitje të vendosura në banesa si dhe bllokonin valët e aparatave telefonikë.

Grabitësit shqiptarë nuk përdorin kurrë telefona celularë por transmetues të fuqishëm.

“Kemi një radhë djemsh që duan të vijnë e të grabisin në Itali”, është shprehur para një prokurori një nga shqiptarët e arrestuar.

“Edhe nëse kapen bëjnë vetëm 24 orë burg e pastaj lihen të lirë” ka thënë ai.

“Duel në themel”, Gjetan Keta garon për kampion bote

Mbrëmja e 8 shtatorit në Dibër, në eventin e pagëzuar “Duel në themel” boksieri dibran, Gjetan Keta do të duelojë për titullin kampion bote. 35 vjeçari do të ndeshet në ring me boksierin nga bosnja, Sladjan Janjanin.

Janjanin zëvendëson në këtë sfidë meksikanin Paul valenzuela Jr që mungon për arsyeje dëmtimi.

Statistikat flasin në favor të Ketës, me Gjetanin që ka zhvilluar 26 përballje, ka fituar 22 prej të cilave 18 me “KO”. Në krahun tjetër Janjanin ka zhvilluar dy takime më shumë se boksieri kuqezi, ku ka arritur të fitoj 25 prej tyre, 19 prej të cilave me “KO”.

Përveç Ferit Ketës që do të përballet me turkun Fatih Mehmet Karakus, në këtë event do të tregojnë vlerat edhe sportistët Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shumë të tjerë.

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen rvndë 4 persona

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në segmentin e Rrugës së Arbërit në vendin e quajtur Vajkal.

Sipas policisë një makinë Citroen me targa maqedonase SU 324 SB, e cila po udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga, dhe si pasojë u plagosën rëndë 4 persona që ndodheshin në makinë.

Sipas policisë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, shkak i aksidentit mendohet të këtë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku është dëmtuar edhe rruga e Arberit, si pasojë e levizjes së tokës.

Të aksidentuarit ndodhen në apitalin e Bulqizës, ku dy prej tyre janë nisur me ambulancë në drejtim të Spitalit Ushtarak për mjekim më të specializuar.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mos e quani veten gazetarë!

Nga Roland Qafoku
Ju që përdridheni dhe jepni mend në ekrane, mos e quani veten gazetarë. Ju që jepni leksione nga mëngjesi në darkë se si duhet të jetë gazetaria, mos e quani veten gazetarë. Ju që kurrë nuk keni shkruar një lajm të vetëm me dorën tuaj duke raportuar se çfarë po ndodh dhe tu përgjigjeni 5 ë-ve, mos e quani veten kurrë gazetarë. Ju që gënjeni dhe shpifni nga mëngjesi në darkë, mos e quani veten gazetarë. Ju që nuk keni moral dhe tërë ditën dhe natën flisni për moral, mos e quani veten gazetarë. Ju që pavarësisht se aktroni, improvizoni e fantazoni, mos e quani veten gazetërë. Nëse nuk keni dalë një herë të vetme në teërren, nëse nuk keni bërë jetën e newsroom-it, nëse nuk jeni lagur nga shiu dhe thekur nga dielli duke qendruar me orë të tëra në pritje të lajmit, nëse nuk jeni kërcënuar një herë të vetme për atë që keni shkruar apo thënë me gojë. Nëse nuk jeni përplasur një herë të vetme me pushtetin, me krimin, me të fortët, kurrën e kurrës nuk jeni gazetarë. Nëse nuk keni ndjerë një herë të vetme që jeta juaj të ketë qenë në rrezik pikërisht për shkak të punës suaj dhe jo të maskarallëqeve, nuk ka lidhje gazetaria me ju. Të paktën na e bëni këtë nder. Nuk keni lidhje me këtë zanat. Gazetari është kjo e Klodiana Lalës. Është gazetaria e sakrificës, është gazetaria e punës, me orarar pa orar. E mëngjesit dhe e natës. E diellit, e shiut dhe borës. Në udhëtime të gjata e dhe të rrezikshme. E sharjeve, ofendimeve, përçmimeve dhe e denigrimit. Është gazetaria e përuljes e edukatës dhe e sakrificës. Është gazetaria e rrogës së vogël, të vonuar, madje dhe të pamarrë fare. Dhe në fund, është gazetaria e rrezikut të jetës. Kjo nuk ka lidhje me atë që bëni ju. Ju mund të bëni balet, shoë, imitim, politikë, por kurrën e kurrës gazetari.
Ju që papritur vetëshpalleni gazetarë. Ju që e nisni karrierën direkt drejtorë pa qenë më parë gazetarë në provë, reporterë të thjeshtë terreni, redaktorë, zëvendëskryeredaktorë, kryeredaktorë, ju nuk mund të quheni kurrë gazetarë. Ju që fusni këmbët në media sepse e keni mirë me pronarin. Ju që merrni një post në media sepse politikani juaj i preferuar ju mbështet fort. Ju që çudisni komunitetin e medias dhe tërë botën se si një ditë, krejt paparitur, u bëtë të mëdhenj pa qenë të vegjël. Ju që në mbrëmje flisni kundër krimit dhe në mëngjes udhëtoni cep më cep botës me para që vetëm ju e dini se ku i gjeni. Ju nuk jeni dhe nuk mund të jeni kurrë gazetarë. Ju që si fillim fusni këmbët në media. Më pas, nga media futeni në politikë. Pastaj, sërish ktheheni në media dhe po sërish e keni këmbën në politikë. Pikërisht ju nuk keni lidhje me gazetarinë. Ju që jeni të pasur dhe krekoseni se keni kaq vila në Tiranë, kaq në bregdet dhe kaq jashtë Shqipërisë, ju kurrë nuk mund të quheni gazetarë. Fundja ç’lidhje ka pasuria me gazetarinë! Ju që mbështeteni dhe merrni vlerësime nga “specialistë të midhjes dhe peshkut”, por që nuk kanë punuar asnjë ditë në media dhe të habisin me sigurinë e tyre se si japin mend për një punë që nuk e kanë bërë kurrë. E pra, ju nuk keni dhe nuk mund të keni kurrë asnjë lidhje më këtë zanat.
Natyrisht gazetaria është tërheqëse dhe pa asnjë dyshim është zanati më i bukur në botë. Kjo është fraza më frymëzuese për gazetarët e thënë nga mendimtarët më të mëdhenj të komunikimit në të gjithë rruzullin. Kjo është arsyeja që të shumtë janë ata që kanë dëshirë të jenë gazetarë. Të shumtë janë ata që edhe kur I ndalon polici rrugor mbrohen duke thënë se janë gazetarë. Jo o njerëz! Nuk mund të jesh gazetar sepse një ditë, befas, në mendjen tënde u faneps idea sepse ju mund të jeni i tillë. Shikoni punët dhe profesionet tuaja! Bëjini sa më mirë ato. Lëreni gazetarinë ta bëjunë gazetarët e vërtetë. Fakti që dikush ua nxjerr surratin në ekran dhe që shkruani paçavure në faqen tuaj të facebook-ut nuk do të thotë se menjëherë ju fituat statusin e gazetarit. Mark Zuckeberg ia ka dhënë këtë mundësi çdo budallai të mundshëm në planet. Por kjo nuk do të thotë se ky i mundshmi që shkruan dhe komenton në facebook është gazetar. Jo ore jo! Është komplet një gjë tjetër.
Gazetaria është një oqean tjetër që nuk laget nga të tillë ujra. Gazetar të bën talenti, durimi, ndershmëria, mirësia, trimëria, saktësia, korrektësia, dhëmbshuria. Shumë janë si cilësi por kur I synon edhe mund ti arrish. Dhe imagjino, të gjjitha këto cilësi duhet ti tregosh ti lëvrosh në terren, dhe në neësroom jo në kolltuk, në bare e restorante apo në zyra politikanësh. Gazetar të bën karriera që nis nga reporter dhe jo domosdoshmërisht duhet të arrish drejtues. Nuk të bën as bukuriua fizike, as marifetet e as pazaret. Nuk të bën se sa herë në ditë e bën make up-in dhe ku ndodhet salloni yt i bukurisë. Nuk të bëjnë veshjet firmato dhe as shkalla e vanitozitetit. Por të bëjnë thjeshtësia, sakrificat dhe rreziku. Për këto do mbahesh mend, jo sa para ke bërë dhe sa I famshëm në vartësi të ftesave apo lëpirjeve që kë bërë për të marrë ftesa për të qenë në studio televizive. Gazetaria pa sakrificë nuk vlen. Pothuajse janë harruar nga masa e njerrëzve, por ne gazetarët kurrë nuk mund ti harrojmë skarificat e kolegëve tanë:
Zamir Dule endet në braktisjen e tij pas rrahjes shtazarake.
Edhe Bardhok Lala endet i braktisur dhe rrallë thonë një fjalë për atë që u cilësua i vdekur por Zoti e mbajti në jetë.
Fatos Mahmuatj që ende ka shenjat e plagosejs në dorë dhe që Zoti ishte me të atë 21 janar.
Klodiana Lala është sulmuar frikshëm me armë, por më shumë se kaq është e terrorizuar se ende nuk e di se cilët janë autorët e breshërive me kallashnikov.
Prandaj ju bukuroshe dhe bukurushë delikatë mësojeni mirë se çfarë është gazetaria. Bëjeni një herë të vetme punën si Klodiana Lala dhe më pas do tu dëgjomë me kërshëri. Ju që pasi morët një herë mundimin të shkruanit për vrasje na bëtë të qeshim me lot kur thatë se kishit nevojë për psikolog. Ju bukuroshe dhe bukuroshë që tundeni në ekrane dhe në CV-në tuaj shënoni vitet si gazetar, mësojeni mirë se kush mund të jetë gazetarë. Të paktën mos u përzjeni. Të paktën mos thoni më se jeni të tillë. Thojini vetes çfarë të doni por vetëm gazetarë jo.
Nuk ju harrojmë jo edhe ju politikanëve, të majtë dhe të djathtë. Boll me deklarata bajate.
Është po aq qesharake të shpreheni për Klodin, por kur ishit ju në pushtet nuk vlente sulmi ndaj Fatos Mahmutaj? Merakosja juaj është falso. Të gjithë i keni frikë gazetarët. Prandaj synoni të bëni për vete pronarët dhe ti shpërfillni gazetarët e vërtetë. Boll me këtë hipokrizi! Gazetaria është profesioni më i bukur, por edhe më i vështiri në botë. Natyrisht kjo vlen vetëm për gazetarët.

Hidhet shorti i UEFA Champions League, grupi B më i forti

Është mbajtur në Monaco, shorti për fazën e grupeve të UEFA Champions Legue. Në zgjedhjen e ekipeve për këtë vit po merren dy ish-futbollistët Ricardo Kaka dhe Diego Forlan.

“Grupi i hekurt” për këtë vit është ai B, ku do të jenë Barcelona, Tottenham, Inter dhe PSV Eindhoven. I fortë është edhe Grupi C, ku Paris SG do të konkurrojë me Napoli, Liverpool e Crvena Zvezda. Ndërsa fati duket se ka mbajtur me ‘hatër’ gjermanët e Bayern Munchen, të cilët do të përballen me Benfikan, Ajaksin dhe AEK Athine.

Grupet e plota:

Grupi A

1- Atletiko e Madridit

2- Borusia e Dortmundit

3- Monako

4-Klyb Bryzh

Grupi B

1- Barcelona

2- Totenhem

3- PSV Eindhoven

4- Inter

Grupi C

1- PSG

2- Napoli

3- Liverpul

4- Crvena Zvezda

Grupi D

1- Lokomotiva e Moskës

2- Porto

3- Shalke

4- Gallatasarai

Grupi E

1- Bajern Mynih

2- Benfika

3- Ajaks

4- AEK Athine

Grupi F

1- Mançester Siti

2- Shaktar Donjetsk

3- Olimpik Lion

4- Hofenhajm

Grupi G

1- Real Madrid

2- Roma

3- CSKA Moskë

4- Viktoria Plzen

Grupi H

1- Juventus

2- Mançester Junajtid

3- Valencia

4- Jang Bojs