Policia në Rusi ka ndaluar më shumë se 1018 njerëz gjatë protestave në vend kundër një rregulli të propozuar për pensionet, tha një grup monitorimi i pavarur.
Protestuesit u mblodhën të diellën në Rusi kundër një kundër një propozimi të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.
Protestat u organizuan nga mbështetësit e udhëheqësit të opozitës, Aleksei Navalny, i cili është nën arrest administrativ për organizimin e një tubimi pa miratim në kryeqytet në janar.
Shpërthimi ishte më i rëndë në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, sipas mediave të pavarura lokale dhe OVD-Info, një organizatë jofitimprurëse që monitoron ndalimet, raporton CNN.
Grupi tha se të paktën 452 persona u arrestuan në qytet.
Imazhe nga protestat e Shën Petersburgut janë bërë virale. Në fotot e publikuara shihet arrestimi në një djali të vogël dhe një pensionisti të vjetër.
TV Rain, një kanal televiziv i pavarur, tha se një nga korrespondentët e saj, Masha Borzunova, u godit me shkop nga policia që ndëhyri për të shpëndarë protestuesitnë Moskë.
Navalny është përjashtuar kryesisht nga valët shtetërore, por ka arritur një audiencë të gjerë përmes një kanali YouTube dhe mediat sociale.
Protestat e organizuara nga Navalny janë bërë një mjet për të shprehur pakënaqësinë ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe korrupsionit qeveritar. Vlerësimet e Putinit mbeten në nivele të larta, por janë dëmtuar nga polemikat e pensioneve.


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Durrësit Bujar Hoti. 
Në kulmin e debatit për ndryshimin e kufijve dhe një ditë pas vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me liderët politik të Luginës së Preshevës.
Një person është gjetur i pajetë ditën e djeshme. Policia thotë se në fshatin Gjoc në Kavajë, në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.
Sulmi ndodhi pak para orës 23:00, në distriktin 19 të kryeqytetit francez. Agresori, i cili mësohet se është nga Afganistani, u arrestua disa orë më vonë nga policia. Incidenti aktualisht nuk është duke u trajtuar si një sulm terrorist.
Po mendoni një vend për të vizituar, por jeni lodhur nga vendet ku shkoni zakonisht? Ndoshta është koha të mendosh jashtë “kornize”. Kështu nis artikulli i Daily Mail, i cili rendit 10 vende që ia vlejnë të vizitohen, por ku më kryesorja është kursimi nga udhëtimi që nuk do ju zhgënjejë.
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i sheh zgjedhjet europiane të muajit maj si një mundësi për forcat e ekstremit të djathtë që të kthehen në grupin kryesor parlamentar.
Presidenti, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me homologun e tij nga Kosova,Hashim Thaçi.
