Thaçi sot takon me liderët politik të Luginës së Preshevës

24

Në kulmin e debatit për ndryshimin e kufijve dhe një ditë pas vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me liderët politik të Luginës së Preshevës.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të presidentit, sipas së cilës Thaçi dhe liderët e Luginës së Preshevës, pas takimit, pritet t’u drejtohen mediave me një konference të përbashkët, raporton Indeks.