Tsapiras: Çështja çame nuk ekziston

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.

Duke folur për negociatat mes dy shteteve, Tsipras është shprehur se negociatat midis Ministrave të Jashtëm janë në një nivel të mirë.

Tsipras ka folur edhe për çështjen çame, duke u shprehur: Disa insistojnë të shtrojnë çështjen çame, por një çështje e tillë nuk ekziston.

Komentet Tsipras i beri gjate nje konference per shtyp në Selanik.

Haradinaj ndalon Vuçiç, nuk do të shkojë në zonën e Drenicës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ka tërhequr lejen që Ministria e Jashtme i ka dhënë presidentit serb Aleksandër Vuçiç të shkojë në zonën e Drenicës.

Këtë njoftim Haradinaj e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook dhe ka treguar se ka hyrë në fuqi menjëherë.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj.

Ky vendim i është dërguar edhe zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë me anë të së cilit njoftohet se presidentit serb i anulohet vizita në Drenicë.

“Kryeministri ka marr vendim për ta tërhequr lejen dhe është lajmëruar edhe pala serbe. Kjo është bërë për shkaqe sigurie”, tha këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi.

Shkodër,furgoni i policisë aksidenton motorrin pa targa

Në rrethana ende të paqarta në Shkodër janë përfshirë në aksident pikërisht ata që punojnë për t’i evidentuar ngjarje të tilla, forcat e rendit.

Mësohet se rreth orës 08:00 të së dielës, në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë, Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku është përplasur një motor pa targa, i drejtuar nga 69-vjeçari H. B. me furgonin e Policisë Kufitare Shkodër me targë SH0238E, me drejtues efektivin F. K. 49 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zgjedhjet në Suedi, frikë për fitoren e së djathtës ekstreme

Suedia voton për zgjedhjet e përgjithshme. Në ditën e fundit të fushatës, të shtunën, kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven foli mbi rrezikun e ekstremizmit dhe fashizmit.

As partia e tij Social Demokrate e qendrës së majtë, as partia e qendrës së djathtë nuk duket se do të mund të marrin shumicën e votave. Ndërsa partia anti-emigracion Demokratët Suedezë pritet të fitojë rreth 20% të votave, duke u bërë kështu partia e dytë më e madhe në Parlament.

Por, kryeministri tha se një votë për Demokratët Suedezë ishte e “rrezikshme”. Ai tha se kjo do të ishte si të “duash të shuash zjarrin me alkool”.

Emigracioni ka qenë një çështje qendrore e fushatës elektorale. Të shtunën, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson tha se “Suedia ka qenë një vend ekstrem në shumë drejtime, jo vetëm kur bëhet fjalë për emigracionin”, dhe se plani i tij për të marrë më pak emigrantë mund të konsiderohet si “politikë normale edhe për pjesën tjetër të Evropës”.

Kjo parti prej vitesh është parë si e lidhur me grupet neo-naziste dhe të tjera të ekstremit të djathtë, ndërsa tradicionalisht është përpjekur që të tërheqë njerëzit e klasës punëtore dhe synimi i saj është që të tërheqë më shumë femra dhe sa më shumë votues me nivel edukimi të lartë.

58 notarë nga Saranda me not drejt brigjeve greke

Një grup prej 58 notarësh britanikë, francezë, holandezë dhe shqiptarë do të kalojnë me not distancën që ndan brigjet shqiptare me ishullin e Korfuzit.

Ky aktivitet i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe autoritetet e Korfuzit tenton të sjellë në vëmendje jo vetëm aspektin turistik, por edhe atë historik.

Kanali i Korfuzit, një hapësire detare, e cila gjithmonë ka ndarë dy botë, është vetëm 2 km në pikën e saj më të ngushtë. Por, këto dy kilometra kanë ndarë gjithmonë këto brigje për arsye politike dhe historike. Për këtë arsye, ky aktivitet kërkon që të krijojë një urë lidhëse midis këtyre brigjeve për të nxitur më shumë shkëmbime kulturore, sportive dhe turistike.

Nuk kishte patentë, ofron seks policëve që e ndaluan

Gjithçka ka lindur nga një ndalim rutinë policor, pasi Kira Mayer, modele ruse drejtonte automjetin e saj tip Mercedes pa pasur leje drejtimi.

E gjendur përpara shkeljes flagrante të qarkullimit rrugor, e ndoshta edhe pa asnjë “kacidhe” në xhep, ajo vendosi t’i korruptonte dy oficerët e policisë që e ndaluan me një propozim të padëgjuar më parë: një raport seksual mes të treve.

Por, pasi policët refuzuan propozimin, ajo doli nga makina dhe i goditi. Dënimi me 18 muaj burg besohet të jetë si për drejtim të paligjshëm automjeti, ashtu dhe për tentativë korrupsioni përmes akteve seksuale.

Spiropali: Kryebashkiakët tur llogaridhënie në të gjithë territorin

Elisa Spiropali, sekretarja për bashkëqeverisjen dhe aleancat, njëkohësisht dhe anëtare kryesie, bëri të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se pas turit të llogaridhënies së kryebashkiakëve do të bëhet dhe një analizë për të gjithë territorin.

“Krerët e bashkive dhe gjithë ekipet bashkiake do të jenë në territor për t’u takuar me qytetarët për të marrë problematikat në çdo njësi dhe më pas një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin”, tha ajo.

Përsa i përket përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani ajo tha se nuk është fol me emra, por PS si parti politike dhe grupi parlamentar tashmë janë më kompakt.

“Ajo që vlen të thuhet sot është që kemi një PS dhe një grup parlamentar që janë kompakt përsa i përket pozicionit tonë qeverisës. Një parti politike dhe një grup parlamentar nuk ekzistojnë si entitete më vete, po vetëm në raport dhe bashkëqeverisje me qytetarët”, tha ajo.

Kryesia e PS-së si procedurë mblidhet pas Asamblesë për të formalizuar vendimet e saj, ndërkohë që janë ndarë dhe detyrat për anëtarët e rinj socialistë.

Xhaka: Shpërbleva besimin e Panuçit

Autori i goli në fitoren e Shqipërisë ndaj Izraelit, Taulant Xhaka deklaroi se me golin në ndeshjen Shqipëri-Izrael i shpërbleu besimin trajnerit Panuçi.

Intervista për Supersport

Si ndihesh për golin?

Në pjesën e dytë, më erdhi rasti, dhe shënova. Jam shumë i kënaqur, sepse është goli im i parë në Kombëtare, dhe arritëm një fitore shumë të rëndësishme.

E nisët me polemika me Panuçit, dhe i dhatë fitoren sot…

Nuk ka qenë polemikë. Merremi vesh shumë mirë me të. Ai më ka dhënë një besim, dhe unë ia shpërbleva me gol.

Lojtar me eksperiencë, por mund të korrigjohesh edhe në sulm. Mund të shënoni përsëri…

Ndeshja ka qenë shumë e mirë, por kemi luajtur futboll. Nuk kemi përdorur topa të gjatë. Tani, na pret një ndeshje komplet tjetër ndaj Skocisë.

Mardhëniet homoseksuale, krim në 69 shtete

India ka hedhur poshtë një ligj të epokës koloniale që dënon seksin mes homoseksualëve.

Por ende ekzistojnë 69 shtete të tjera me ligje që kriminalizojnë veprimtarinë seksuale të seksit të njëjtë me pëlqimin midis të rriturve.

Disa vende të tilla si, Papua Guinea e Re dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë futur në burg njerëzit që kryen marrëdhënie seksuale brenda të njëjtin seks për dekada të tëra.

Gjithashtu edhe Irani, Sudani dhe Jemeni.

Studimi është bërë nga shoqata I’nternational Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association’ me bazë në Gjenevë.
Lista e shteteve: http://https://edition.cnn.com/2018/09/07/health/same-sex-relationships-worldwide-list-trnd/index.html

PS, atletet trendi 2018

Partia Socialiste mbledh kryesinë e saj një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Takimi është caktuar të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve

Pritet që kryesia të bëjë zyrtarizimin e përjashtimit të deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani.

Ajo çka është vënë re është se thuajse të gjithë janë shfaqur me atlete duke rendur pas trendit të kryeministrit.

Si e shtunë dhe ditë fundjave anëtarët e kryesisë kanë vendosur të thyejnë “protokollin zyrtar të veshjes e të shkojnë në mbledhjen e thirrur nga kryeministri me atlete.

Me atlete janë parë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Meqë sot është e shtunë dhe ditë pushimi, atletet janë mjaft të rehatshme.

Sekretaret e rinj

Arben Pëllumbi sekretar organizativ.

Ilir Beqja sekretar digital

Alfred Peza sekretar per mediat

Senida Mesi sekretare per burimet njerezore

Laert Duro sekretar per emigracionin

Bashkim Fino u emerua nenkryetari i Asamblese

Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhen ne kryesine e PS.