Armiku i padukshëm i privatësisë

(Kazunori Nagashima, Getty Images)

Edi Rama: 11 shtatori, tragjedia që ndryshoi botën

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook, ka kujtuar tragjedinë e 11 shtatorit në New York. Ai ka postuar një video, me statusin “tragjedia që ndryshoi botën”

“Mirëmëngjes dhe me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në FB.

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujtojnë 17-vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake në Nju Jork, ku humbën jetën mbi 3 mijë persona.
Video:Edi Rama video për 11 shtatorin

Fundim Gjepali: Të bësh art me ushqimin

gjepaliNga Mariola Guxho
Arti në vetvete është i lidhur gjithmonë me shqisat, por edhe kuzhina mund të përshkruhet si art i pastër. Gatimi është në gjendje të shkaktoj emocione të vazhdueshme, ngacmim që përfshin të gjitha shqisat: shijet, aromat, prekshmërine dhe ndjesi vizuale. Të dish të trasformosh, në një vepër arti është aftësia e tij e ruajtur për breza me radhë. Kam patur kënaqësinë të intervistoj një shef i cili, në artet e kuzhinës, ai po investon tërë jetën e tij. Jam duke folur për Fundim Gjepali, fituesin e çmimit ndërkomëtar Grand Prix për Ushqimin Mesdhetar mbajtur në Itali.

Vetëm 33 vjeç dhe është executive chef në një nga restorantet më ekskluzive të Romës, “Antico Arco”. Fundimi është i qeshur,me sy të ndritshëm dhe i thjështe. Percjellë entuziazëm teksa tregon për punën e tij.
Dhe tek bisedojme të dy si dy miq që njihen prej kohesh, më flet me pasion, për familjen e tij. Ai është i martuar dhe ka dy vajza. është një baba shembullorë, i cili në kohën e tij të lirë, eksperimenton recata me vajzat e tij. Na tregon për prindërit, vëllezërit e gjyshërit në Shqipëri dhe ja tek kthehemi bashkë ne kohë: “ E kam te trashëguar pasionin per kuzhinën, bujqësinë e ushqimin. Kujtoj me nostalgji ushqimet që gatuante gjyshja,kur ndihmoja gjyshin me bagëtine e pemëtarinë…”

Fundimi ka lindur ne një familje, e cila eshte marrë gjithmonë me bujqësi e blegtori. Eshtë i fundit nga pesë fëmijë. Në 1996-tën është transferuar në Romë.  Edhe pse nga Shijaku është larguar i ri, ai flet me dashuri për vendin e tij.
Me trego kush është Fundim Gjepali?
“ Fundim Gjepali është nje djalë 33 vjecar i dashuruar me punën e tij. ”

fundimiCfare do të thotë per ty të jesh chef?
“ është nje ëndërr e kthyer në realitet. Përfshin botën time të brendshme që mund ta shpreh me anë të pasionit tim.”

Cilat janë karakteristikat që nuk duhet të mungojne per tu berë një chef i zoti?
“Pasioni, dëshira për të punuar cdo dite e më shumë, kurioziteti për të parë gjëra të reja dhe të zbulosh përse ndodhin. ”

Si ështe puna jote në “Antico Arco” ?
“Antico Arco” është shtëpia ime e dytë. Kaloj orë e orë të tëra duke punuar. Çdo gjë që bëj perfundon te i njëjti objektiv, i cili është të fal buzëqeshje atyre që shijojnë gatimin tim.

Si është marrëdhënia jote me Patrizia Matteu shefen e restorantit?
Me Patrizian tashmë jemi miq. Ajo ka punësuar 21 persona, të cilëve nuk ju ka ofruar vetëm një punë, një rrobë bazë, por të rriten cdo ditë e më shumë profesionalisht. Ajo ka besuar te mua duke më ofruar mundësine të punoj për të. Ndihem i vlerësuar të punoj në një restorant të njohur si “Antico Arco”.

Kush është sekreti i suksesit tënd?

“Mbi të gjitha pasioni dhe një pune e madhe si brënda dhe jashtë kuzhines”

Beson qe në një të ardhme do kthehesh ne Shqipëri?
Jo. Nuk besoj që një ditë do kthehem në Shqipëri edhe pse nuk do ta lë kurrë atë vend. Janë të shumta projektet që lidhen me Shqipërinë që se shpejti do behen realitet. Kam një fermë bujqësore në Shijak, rreth 10 hektarë toke, e trasheguar pas 6 brezave.
Nuk do të shkëputem kurrë nga Shqipëria, sepse mbart kujtime që më falin cdo ditë e më shumë dashuri. Unë kam akoma kam portofolin e gjyshit, të cilin e ruaj me fanatizëm. Edhe pse unë jam i apasionuar pas gjërave te vjetra, të cilat shpalosin identitetin e një populli. Në Shqipëri mungon kultura e të ruajtuarit. Dikur, në Shijak ka qënë nje muzeum, ndërsa tani nuk ka mbetur asgjë. Unë besoj te fuqia e njeriut në vetvete, te intelekti qe ai ka, dhe besoj qe një ditë edhe populli shqiptar do dijë ta shpalosi atë. Edhe pse realiteti shqiptarë është i hidhur, sidomos kur jeton jashtë, kupton që akoma duhet shumë punë që Shqipëria të arrij një nivel të duhur jetese.
Lokali cfarë kuzhine të ofron?
Baza është klasike romane e modernizuar. Gjithashtu gjen edhe pjata ndërkombëtare. Nëse arrijmë të bëjmë ndonjë pjatë te re, shohim nëse pëlqehet, dhe më pas e vendosim në meny. Nuk mungojnë as verërat të cilat kemi 20 mijë shishe, nuk përfshihen vetëm ato italiane, por edhe te markave me prestigjiose ndërkombëtare.

Unë si Fundim kërkoj gjithmonë e më shumë nga vetja, sepse nëqoftëse arrij të vlerësohem nga klientët e mi, të cilët janë të kulturave te ndryshme, ndjehem i lumtur.

fundim gjepaliFundim ke bërë nje shkollë te mirëfillte kuzhine?
Nuk kam bërë një shkollë të mirëfilltë kuzhine, por kam ndjekur me dhjetëra stazhe e konferenca, në Francë, Itali, Spanjë, nga të cilat kam mesuar gjithmonë e më shumë, kombinime ingredientësh, receta të reja, teknika të reja konservimi, përdorimi, etj. Një ndër kombinemet që po realizoj tani eshte llokumi me lëngun e trendafilit apo byreku qe bente gjyshja ime ta sjellesh ne nje pjate moderne te 2014.

Fundim ke qenë i ftuar në emisionin e Rreze Dielli në A1 REPORT me Zonjën Tefta…

Po nga ku kam gatuar për teleshikuesit. Ky program u realizua për një mision bamirësie qëllimi i të cilit ishte që të promovohej ruajtja e gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve të vendit. Për këtë qëllim në bashkëpunim me restorantin ‘Mrizi i Zanave’ përgatitem një drekë bamirësie, ndërsa fitimet e grumbulluara prej saj shkuan për blerjen e librave në gjuhën shqipe.
Nëse do zgjedhje të jetoje në nje vend tjetër, cili do ishte ?
(Qesh) New York…

 

 

 

Kuriozitete që të lenë me ‘gojën hapur’…

– Në Skoci lindin më shumë flokëkuq se sa në krejt pjesën tjetër të botës

– Krokodili nuk e nxjerr dot jashtë gjuhën e vet

– Është e pamundur të fundosesh në Detin e Vdekur pa ndihmën e pajisjeve

– Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave

– Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga Çrregullimi i Varësisë ndaj Facebook-ut

– Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

– Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë

– Një bllok ari i pastër me madhësinë e një shkrepëseje mund të shtrohet mbi një sipërfaqe sa një fushë tenisi

– Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë

– Jetëgjatësia e një peshku të kuq të zakonshëm është mbi 20 vjet

– Kur ju hipin mornicat, qimet që ngrihen “mbërthejnë” ajrin dhe ju mbajnë ngrohtë duke mos e lejuar nxehtësinë e trupit të dalë jashtë

– Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan, miliarder dhe pjesë e Familjes Mbretërore të Abu Dabit, e ka skalitur emrin e vet në ishullin privat Al Futaisi në Emiratet e Bashkuara Arabe

– Duhen deri në dy orë për të zier një vezë struci

– Kacabunjtë mund të jetojnë deri 9 ditë pasi u është prerë koka

– Mesatarisht zemra rreh 100000 herë në ditë duke pompuar rreth 7500 litra gjak përmes dhomëzave të saj. Një 70-vjeçari mesatarisht i rreh zemra 2.5 miliardë herë

– Qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë

– Truri njerëzor ka kapacitet të ruajë gjithçka që njeriu përjeton

– Në dhjetë minuta, një uragan lëshon më shumë energji sesa të gjitha armët bërthamore së bashku

– Rafflesia arnoldii (në foto) është lulja më e madhe në botë dhe mund të rritet sa një ombrellë

– Një tryezë pune në zyrë ka 400 herë më shumë baktere se një tualet

– Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet

– Ju mund të kujtoni vetëm katër gjëra në të njëjtën kohë

– Iluzionet optike shfaqen kur ajo çka shohin sytë bie në kundërshti me atë çka pret truri

– Duelet me armë janë të ligjshme në Paraguai, nëse të dy personat janë regjistruar si dhurues gjaku

– Persia e ndryshoi emrin në Iran në vitin 1935

– Sean Connery refuzoi rolin e Gandalfit te “Zoti i Unazave” sepse nuk e kuptonte skenarin

– Nuk mund ta gudulisësh veten, pasi reagimi është përgjigje ndaj një paniku

– Në Singapor është e jashtëligjshme të shesësh apo mbash çamçakëz

– Nga të gjitha shqisat, nuhatja është e lidhur më ngushtë me kujtesën

– Një indian me emrin Snake Manu mund të fusë gjarpërinj të vegjël – përfshirë kobra helmuese – në gojë e t’i nxjerrë nga hunda

– Shumica e buzëkuqit që femrat përdorin, përfundon në stomakun e tyre

– Femrat e kanë nuhatjen më të mirë se meshkujt

– Chanel Tapper, studente nga Kalifornia, ka gjuhën më të gjatë, 9.75 cm

– Rrahjet e zemrës mund të rriten deri në 30% gjatë një gogësime

– Shumë nga ata që e lexojnë fjalën “gogësimë”, do të gogësijnë

– Simboli i të Mirës dhe të Keqes (Yin-yang) është përdorur për herë të parë në Romë. Jo në Kinë!

– Në Zelandën e Re jetojnë pak më tepër se 4 milionë njerëz e mbi 70 milionë dele.

BE do të diskutojë pozicionin e Hungarisë në çështjet e emigracionit

Parlamenti Europian do të diskutojë nëse do të nisë ose jo një proces disiplinor ndaj Hungarisë. Deputetët do të debatojnë nëse qeveria e djathtë përbën një rrezik serioz për vlerat e BE-së, për shkak të politikave të saj mbi çështjet e emigracionit.

Ky diskutim vjen disa muaj pasi Komisioni Europian mori hapin e nisjes së procedurave të ngjashme kundër Polonisë. Megjithatë kjo është hera e parë që PE është përpjekur të përdorë pushtetin, që nihet si neni 7.

Kryeministri i vendit, Viktor Orban pritet të përballet vetë në gjykatë duke paraqitur dosjen me kundër-argumenta me më shumë se 100 faqe.

Sipas korrespondentit të BBC në Hungari, Nick Thorpe ministrat e vendit, së bashku me mediat e tyre pro-qeveritare, flasin për një gjueti shtrigash kundër partisë Fidesz, për ngritjen e sovranitetit kombëtar kundër asaj që ata e quajnë elitë liberale.

17 vjet nga sulmet në SHBA

Në SHBA sot përkujtohet 17-vjetori i sulmeve të terroristëve në Kullat Binjake në Nju Jork, më 11 shtator 2001.

Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur dy avionë u përplasën mbi Kullat Binjake

Në mesin e viktimave ishin shtetas nga 70 vende të ndryshme të botës dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë

Sulmi u krye nga një grup prej 19 radikalë islamikë, 15 prej tyre nga Arabia Saudite

Dy prej grupit ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani

Mirela Fanës i ndalohet të jetë gjyqtare për 15 vitet në vazhdim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka marrë vendimin për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të Komisionerit Publik, i cili kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për ndërprerje të procesit të vetting-ut për Fanën, e cila kishte dhënë dorëheqjen.
KPA ka vendosur që Mirela Fanës t’i ndalohet që të jetë gjyqtare për 15 vitet në vazhdim.

Rasti i Mirela Fanës është i ngjashëm me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për të cilin Komisioneri Publik kërkoi që t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut, pavarësisht se ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e gjyqësorit.

Veliaj: Bashkimi Europian ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në

“Një lajm të shkëlqyer” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se Bashkimi Europian ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në.

Ndaj, shprehet Veliaj, tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës.

“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Vdes ish Miss Universe, vuante nga kanceri

Ish Miss Universe, Chelsi Smith ka humbur betenjën me kancerin pasi u përball me sëmundjen për një kohë të gjatë.

Ajo humbi jetën në moshën 45 vjeçare.

Smith u shpall Miss Univers në vitin 1995 dhe Mis USA 1995.

Kur Chelsi konkursoi në Miss Univers u bë gruaja e parë amerikane që fitoi titullin pas 15 vitesh.

Ish-missi vuante nga kanceri i mëlçisë.

“Baruti” e “Bushi”, në pranga 20 trafikantë

Operacioni “Alba Bianca” i Policisë Italiane të Trentos në bashkëpunim me policinë gjermane ka çuar sot në shkatërrimin e dy grupeve kriminale shqiptare me veprim në Itali , Gjermani, Hollandë e Belgjikë.
Në pranga janë vënë 20 anëtarët e dy grupeve “Baruti” e “Bushi” të cilët akuzohen për trafikimin e mbi 120 kg drogë të tipit kokainë, heroinë e marijuanë me vlerë prej më shumë se 20 milionë euro. Mes të arrestuarve dhe dy femra.

Grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë

– Florjan Musaj

. Eduart Gona

– Artur Muca

– Eljon Baruti

– Keti Shani

– Klevin Kodra

– Artan Sokola

– Shafique Mohammad Amar

– Rajmond Prenga

– Ben Jale AZiza Omar

– Erion Alla

-Halil Alla

Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

– Vaskë Xherahu

– Hamit Bushi

– Arben Lleshi

– Odeon Proko

– Blerina Cela

– Manfred Hophensberger

– Qerim Lumi.

Hetimet

Operacioni Alba Bianca ka nisur hetimet në vitin 2016 pas sekuestrimti të 91 kg kokainë në kufirin Itali -Austri.

Në dy vite hetime investigatorët italianë kanë zbardhur se këto grupe kriminale trafikonin marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani, kurse kokaina trafikohej nga Belgjika në Gjermani e më pas në veri të Italisë, e heroina trafikohej nga Hollanda drejt Italisë.

Sekuestrimi

Gjithsej këtyre dy grupeve kriminal u janë sekuestruar

94 kg e 950 gramë kokainë

2.1 kg heroinë

21.3 kg mariajuën

100 mijë euro cash

5 makina

3 motora