Arrestohet në Vlorë “miku” i baronit të drogës Met Kanani

Një tjetër pjesëtar i grupit kriminal të Met Kananit, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës.

Në pranga ka përfunduar 32 vjeçari, Besmir Lupi, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, ajo e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal si dhe për përfshirje në trafikun e drogës.

Ndaj Lupit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhrin e arrestit më 11 maj 2018, për trafik droge në bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Policia e Vlorës informon: “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest me burg’, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kanani”.

Policia e Shtetit bënte me dije në maj se 32 vjeçari nga Vlora kishte rolin e transportuesit të drogës me anë të skafeve.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë pjesëtarë të grupit kriminal.

Operacioni në maj -Policia shqiptare bëri me dije më 11 maj goditjen e një grupi që kishte kryer trafikun e sasive të mëdha të drogës drejt vendeve të BE-së.

Në krye të grupit sipas policisë ishte Met Kanani, ndërsa u arrestuan edhe 4 financuesit, 8 ndërmjetësuesit, transportuesit dhe magazinieri.

Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Precizioni” të nisur në shtator 2017, janë arrestuar gjithsej 66 persona si dhe janë sekuestruar 8.4 ton drogë.

Në Shqipëri u ekzekutuan urdhër-arrestet ndaj 13 personave dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim përfshirë edhe 32 vjeçarin nga Vlora i arrestuar sot (13 shtator).

Arrestimet u kryen në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Ndërkohë, disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Maqedoni dhe në Turqi ku është i arrestuar edhe Met Kanani.

Lu: Llalla i korruptuar e kundër reformës në drejtësi

Në deklaratat e tij të fundit në emisionin “Real Story”, para largimit të tij nga Shqipëria diplomati amerikan Lu nuk nguroi që të bëjë një krahasim mes ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kryeprokurores Arta Marku.

Pasi e vlerësoi si person serioz dhe profesioniste që është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Ndër të tjera ai u ndal dhe tek Adriatik Llalla;

Donald Lu: “Nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjykatave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë.”

Duke qëndruar tek reforma në drejtësi I pyetur në lidhje me zvarritjen e procesit diplomati amerikan Lu u shpreh;

Donald Lu: “Sokol, është shumë e thjeshtë. Kanë ende frikë. Ishin të frikësuar në 2016-ën, janë të frikësuar edhe tani. Por shih rezultatet që janë arritur tashmë nga reforma – 20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë. Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar. Sa i përket BKH dhe SPAK, ne, Qeveria e SHBA, kemi marrë një angazhim përpara jush, Shqipërisë, që ne do të paguajmë për këshillimin, trajnimin dhe pajisjet për BKH.”

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Në votimin e pak minutave më parë, pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës kanë votuar 420 eurodeputetë, 186 ishin kundër, ndërsa 22 absetuan.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndaj dhe kërkoi votën e të gjithë eurodeputetëve pro rekomandimit të ardhur nga Komisioni Europian që më 18 korrik të këtij viti.
Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka Këshilli i Ministrave të BE-së.
Bisedimet në emër të Parlamentit Europian do t’i udhëheqë Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Votimi në PE ishte paraparë për muajt e ardhshëm, por sipas njoftimit të një dite më parë të komitetit LIBE, “disa grupe parlamentare kërkuan që votimi të ndodhte në sesionin e shtatorit”.
Sot raportuesja për vizat, Fajon merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Europian, teksa procesi kalon në nivelin e grupeve të punës. Takimi i parë i grupit të punë

Reali fiton garën financiare ndaj Barcelonës

Plot 748 milionë euro kanë arkëtuar “Los Blancos”-it, kundrejt 686 të skuadrës “blaugrana”. Vitin e shkuar, Barcelona përfitoi 227 milionë euro vetëm nga shitja e Neymar, ndërkohë që Reali i Madridit vetëm 54.21 milionë euro nga shitja e Moratës në sezonin 2017-2018.

Rritja e madhe e arkëtimeve për skuadrën e Florentino Perezit ka ardhur në sajë të turneve miqësore gjatë verës.

Trofeu i Champions League, i fituar vitin e fundit, kontribuoi me 85.46 milionë euro; 4 milionë euro u arkëtuan nga Superkupa e Spanjës dhe një milion euro nga Botërori i Klubeve.

Vetëm turnetë miqësorë të verës sollën një përfitim prej 18.54 milionë eurosh, ndërkohë që e drejta televizive e tyre shkon në 178.4 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga marketingu kapin shifrën e 297 milionë eurove.

Megjithatë, edhe shpenzimet janë shumë të mëdha për madrilenët. Vetëm fondi i pagave vjetore shkon në 534 milionë euro, gati 71% e buxhetit, ndërkohë që Barcelona e ka çuar fondin e pagave në 83% të buxhetit të saj.

Fakte skandaloze per dhjete personazhe historike

Historia ka tendencën që në disa raste t’i fshehtë faktet famëkeqe të njerëzve që janë kthyer në heronj. Por gjithnjë dalin në dritë fakte që kanë tendencën të japin të dhëna dhe jo të glorifikojnë. Disa prej këtyre, siç është Hitleri, nuk konsiderohen si heronj, por faktet e dala në dritë janë më shumë skandaloze duke pasur parasysh mënyrën e tyre të të drejtuarit. Studimet e fundit që kanë lidhje me Hitlerin kanë zbuluar se kur ai u bë Kancelar i Gjermanisë, në vitin 1934 kishte shmangur taksat me një vlerë prej rreth 6.3 milionë dollarësh me vlerën e sotme. Fatmirësisht për të, atij iu falën taksat që kishte për të paguar, kur u zgjodh kancelar. Mendohet se ai kishte rreth 1.2 milionë marka vetëm me shitjet e “Mein Kampf” dhe ka shmangur 600 mijë marka nga taksat. Zyrtarët që i falën taksat e papaguara “u shpërblyen” me një çlirim prej dy mijë taksash në muaj.

Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruajturit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Por ajo që shumë njerëz nuk dinë është se ai kishte dhe një anë të errët. Mënyra më e mirë për ta ilustruar këtë janë fjalët e tij: “Unë nuk e pranoj se është bërë padrejtësi ndaj indianëve të kuq të Amerikës, apo njerëzve me ngjyrë të Australisë…nga fakti se një racë më e fortë dhe superiore ka marrë vendin e tyre”, – Churchil në Komisionin Mbretëror të Palestinës, 1937.

Kur u zgjodh president, George Washington refuzoi rrogën që do të kishte qenë rreth një mijë dollarë në muaj duke u shprehur: “Zotërinj, unë dua të siguroj Kongresin se unë s’e kam parë këtë punë si fitimprurëse, ndaj s’dua të përfitoj prej saj. Unë do të mbaj një llogari të shpenzimeve të mia dhe shpresoj se ato të rimbursohen, kjo është ajo çfarë kërkoj”, u shpreh ai. Më pas shpenzimet filluan dhe për tetë vjet, në vend që të paguhej gjithsej 12 mijë dollarë, ai u pagua 449,261 dollarë. Martin Luteri, i cili nisi reformimin protestant shpeshherë është konsideruar si hero se doli kundër teprimeve të Kishës Katolike të kohës, por ajo çfarë shumë njerëz nuk dinë është se ai ishte anti-hebre dhe nuk e mbante sekret. Në vitin 1543 ai shkruajti “Mbi hebrejtë dhe gënjeshtrat e tyre”, ku thoshte se hebrejtë duheshin privuar nga paratë, të drejtat civile, mësimet fetare dhe arsimimi dhe se duhej të detyroheshin të punonin në terren, ose të largoheshin nga Gjermania. Elvis Presley ka pasur disa cilësi maniako-obsesive përgjatë gjithë jetës së tij, të cilat e kanë ndihmuar dhe vështirësuar jetën e tij personale dhe publike. Një nga fushat në të cilat Elvis donte të shkëlqente ishte aktrimi. Ai donte të ishte James Dean-i i ardhshëm dhe si rezultat ishte fiksuar me aktorin. Elvis i dinte të gjitha fjalët e skenarit të filmit “Rebel without a cause”, ku kishte interpretuar Dean dhe Natalie Wood. Einstein është mbase mendja më e madhe e shekullit të 20-të. Shumë njerëz e dinë se ai kishte pasion për violinën, por ajo që shumë s’dinë është se ai i ka tradhtuar të dyja bashkëshortet e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Pasi u nda me gruan e parë për shkak të tradhtisë, ai u martua me kushërirën e tij Elsa. Shumë shpejt ai filloi të kishte një marrëdhënie me sekretaren e tij Betty Neumann. Dhe Betty s’ishte as e para e as e fundit gjatë martesës së tij.

Adolf Hitler
Fakt: Hitleri kryente evazion fiskal

Studimet e fundit që kanë lidhje me Hitlerin kanë zbuluar se kur ai u bë Kancelar i Gjermanisë, në vitin 1934 kishte shmangur taksat me një vlerë prej rreth 6.3 milionë dollarësh me vlerën e sotme. Fatmirësisht për të, atij iu falën taksat që kishte për të paguar, kur u zgjodh kancelar. Mendohet se ai kishte rreth 1.2 milionë marka vetëm me shitjet e “Mein Kampf” dhe ka shmangur 600 mijë marka nga taksat. Zyrtarët që i falën taksat e papaguara “u shpërblyen” me një çlirim prej dy mijë taksash në muaj.

Winston Churchill
Fakt: Churchill ishte racist

Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruajturit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Por ajo që shumë njerëz nuk dinë është se ai kishte dhe një anë të errët. Mënyra më e mirë për ta ilustruar këtë janë fjalët e tij: “Unë nuk e pranoj se është bërë padrejtësi ndaj indianëve të kuq të Amerikës, apo njerëzve me ngjyrë të Australisë…nga fakti se një racë më e fortë dhe superiore ka marrë vendin e tyre”, – Churchil në Komisionin Mbretëror të Palestinës, 1937.

Gandhi
Fact: Gandhi ishte i fiksuar me seksin

Teksa plakej Gandhi u bë gjithnjë e më i fiksuar me seksin, deri në pikën që pas mungesës së dhunës, ai ishte subjekti i tij i preferuar për të diskutuar. Ai flinte shpesh me gra të reja. Një prej këtyre ishte bashkëshortja 16-vjeçare e stërnipit të tij, Kanu Gandhi. Kur ai donte të ndante shtratin e tij me mbesën e tij 19-vjeçare ai i shkruajti babait të saj dhe i tha se ai donte “të rregullonte qëndrimin e saj gjatë gjumit”.

George Washington
Fakt: Washington ia hodhi me zgjuarsi kongresit për t’i paguar shuma të mëdha parash

Kur u zgjodh president ai refuzoi rrogën që do të kishte qenë rreth një mijë dollarë në muaj duke u shprehur: “Zotërinj, unë dua të siguroj Kongresin se unë s’e kam parë këtë punë si fitimprurëse, ndaj s’dua të përfitoj prej saj. Unë do të mbaj një llogari të shpenzimeve të mia dhe shpresoj se ato të rimbursohen, kjo është ajo çfarë kërkoj”, u shpreh ai. Më pas shpenzimet filluan dhe për tetë vjet, në vend që të paguhej gjithsej 12 mijë dollarë, ai u pagua 449,261 dollarë.

Martin Luteri
Fakt: Martin Luteri ishte anti-semit

Martin Luteri, i cili nisi reformimin protestant shpeshherë është konsideruar si hero se doli kundër teprimeve të Kishës Katolike të kohës, por ajo çfarë shumë njerëz nuk dinë është se ai ishte anti-hebre dhe nuk e mbante sekret. Në vitin 1543 ai shkruajti “Mbi hebrejtë dhe gënjeshtrat e tyre”, ku thoshte se hebrejtë duheshin privuar nga paratë, të drejtat civile, mësimet fetare dhe arsimimi dhe se duhej të detyroheshin të punonin në terren, ose të largoheshin nga Gjermania.

Thomas Jefferson
Fakt: Jefferson predikonte kundër faktit që të bardhët të kishin fëmijë me të zinjtë.

Jefferson është shprehur “përzierja e të bardhëve me të zinjtë prodhon një degradim, me të cilin asnjë njeri që do vendin e vet dhe karakterin njerëzor nuk mund të pajtohet”. Ndërkohë që predikonte këto ai kishte disa fëmijë me skllaven e tij Sally Hemings, e cila ishte gjysmë-motra e paligjshme e gruas së tij. Ndërkohë edhe pse Jefferson e mohoi, kohët e fundit është provuar nga testi i ADN-së se ai ishte babai i të paktën një prej fëmijëve të Hemings.

Albert Einstein
Fakt: Einstein flirtonte gjithë kohës

Einstein është mbase mendja më e madhe e shekullit të 20-të. Shumë njerëz e dinë se ai kishte pasion për violinën, por ajo që shumë s’dinë është se ai i ka tradhtuar të dyja bashkëshortet e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Pasi u nda me gruan e parë për shkak të tradhtisë, ai u martua me kushërirën e tij Elsa. Shumë shpejt ai filloi të kishte një marrëdhënie me sekretaren e tij Betty Neumann. Dhe Betty s’ishte as e para e as e fundit gjatë martesës së tij.

Elvis Presley
Fakt: Elvis ishte i fiksuar me James Dean

Elvis Presley ka pasur disa cilësi maniako-obsesive përgjatë gjithë jetës së tij, të cilat e kanë ndihmuar dhe vështirësuar jetën e tij personale dhe publike. Një nga fushat në të cilat Elvis donte të shkëlqente ishte aktrimi. Ai donte të ishte James Dean-i i ardhshëm dhe si rezultat ishte fiksuar me aktorin. Elvis i dinte të gjitha fjalët e skenarit të filmit “Rebel without a cause”, ku kishte interpretuar Dean dhe Natalie Wood.

Andrew Johnson
Fact: Zëvendëspresidenti Andrew Johnson e bëri betimin presidencial krejtësisht i dehur

Andrew Johnson ishte zëvendëspresident, kur Lincoln ishte në detyrë. Atij si pëlqente aristokracia, për të cilën ai mendonte se ishte atje në kurriz të punës së të varfërve. Si pasojë ai shkoi për të bërë betimin krejtësisht i dehur dhe të gjithë mund të ndjenin aromën e alkolit që kundërmonte. Ai u kujtoi të gjithëve në Kongres se ato ishin aty në sajë të “plebenjve”.

Papa Pius IX
Fakt: Papa Pius IX rrëmbeu një fëmijë hebre dhe e rriti si katolik

Më 23 qershor 1858 në Bolonja, policia shkoi në shtëpinë e një çifti hebre, Salomone dhe Marianna Padovani Mortara për të marrë një prej tetë fëmijëve të tyre. Policia mori gjashtë vjeçarin Edgardo pasi kishte urdhër nga Selia e Shenjtë, të autorizuar nga Papa Pius IX. Zyrtarët e kishës kishin dëgjuar se shërbëtorja 14-vjeçare e familjes e kishte pagëzuar Edgardo-n kur ai kishte qenë sëmurë sepse kishte frike se ai do vdiste dhe shkonte në ferr. Ai u rrit nga Papa Pius IX dhe u bë prift.

Ishulli i kukullave, një nga vendet më të frikëshme në botë

ishulli kukullaveKrahasuar me eksploruesit e së kaluarës, ndoshta udhëtarët e sotëm vuajnë faktin se nuk kanë në dispozicion për të vizituar shumë vende misterioze. Interneti, aplikacionet e ndryshme kanë zvanitur shumë prej vendeve me kod të kuq, era e internetit ka edhe pasoja negative. Edhe pse jo në të njëjtën masë, ekzistojnë ende disa vende të çuditshëme të cilat kur vendos ti vizitosh ndien adrenalinë dhe frikë. Për të shkuar në këto vende nevojitet një dozë e mirë guximi. Në Meksikë, për shembull, një vend plot mister është i ashtuquajturi “Ishulli i kukullave”. Ky është një nga vendet më të frikshme në botë, i cili, sipas njërës prej legjendave, e ka marrë këtë emër nga një vajzë e cila vdiq në moshë shumë të re.ishulli kukullave2

ishulli i kukullave1Ky ishull pranë qytetit Mexico banohej nga Don Julian Santana, i cili ka jetuar përvojën e tmerrshme të gjetjes pa jetë të një fëmije në një prej kanaleve të ishullit. Vetëm pak kohë më pas ai ka gjetur në të njëjtat ujëra edhe kukullën e saj. Sanata e ka varur lodrën në një pemë, duke menduar se kështu do të “shmangë shpirtërat e liga.” Juan, u përfshi kaq shumë në këtë histori sa që vendosi të mbushë të gjithë ishullin me kukullat që kishte. Shumica prej tyre me gjymtyrë të thyera dhe të nxirë “. Ai ishte i fiksuar se kështu do të kënaqte shpirtin e fëmijës. Tani ishull ofron pa dyshim një destinacion të frikshëm, i vendosur në zonën e Xochimilco, në ujërat e lagunës ku ngrihet kryeqyteti Mexico.

Don Julian ka vdekur vite më parë, i mbytur në të njëjtin kanal si fëmija i vogël dhe që nga ajo kohë ishulli është populluar nga turistët. Legjendat janë shumë, madje disa prej turistëve betohen se gjatë natës kukullat ndërrojnë pozicionet e ty. Ajo çka ngelet e vërtetë, është fakti se atmosfera në ishull është shumë e frikëshme.

Gjermani dhe Italia bëhen gati për largimin e emigrantëve

Qeveria gjermane përmes ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer bën të ditur se është gati marrëveshja bilaterale me Italinë për kthimin e migrantëve. Por një detaj i rëndësishëm mungon.

“Marrëveshja me Italinë është mbyllur”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer (CSU) në Bundestag të mërkurën. Mungojnë vetëm dy nënshkrime, ajo e tij dhe e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini. “Por, për të kursyer kostot e udhëtimit, ne do t’i shkëmbejmë dokumentet”, tha Seehofer, duke theksuar se kjo do të zgjasë disa ditë. “Ky është sukses.”

Italia: Pa firmë – pa marrëveshje

Por në Itali duket se nuk e ndajnë qëndrimin e Seehoferit. Sipas qarqeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, për sa kohë që nuk ka nënshkrim, as marrëveshja nuk quhet e mbyllur. Kreu Matteo Salvini, nga kampi djathtist, do të flasë për këtë temë në konferencën e Vjenës për temën e sigurisë dhe migrimit në BE. “Synimi i Italisë është një ujdi me kompensim. Italia do ta nënshkruajë marrëveshjen, vetëm atëherë kur të mos i duhet të kujdeset më sikur edhe për një refugjat të vetëm”, ka thënë Salvini.

Qeveria gjermane ka nënshkruar ujdi ripranimi të refugjatëve që janë regjistruar më parë në një vend të BE, sipas Marrëveshjes së Dublinit, edhe me vende të tjera si Spanjën dhe Greqinë. Ato parashohin që Gjermania duhet t’i kthejë brenda 48 orësh nga kufiri gjermano-austriak në këto vende, po qe se ata e kanë bërë kërkesën e azilit në këto vende. Verifikmi bëhet përmes një database të posaçme, eurodac.

Gjermania merr përsipër detyrime

Marrëveshja me Greqinë parashikon edhe detyrimet gjermane. Qeveria gjermane i ka premtuar asaj greke, se do të verifikojë deri në fund të vitit rastet e mëparshme të bashkimit familjar të refugjatëve. Në Greqi presin 2000-3000 refugjatë që t’u bashkohen familjeve në Gjermani. Edhe me Italinë, Berlini synon të arrijë ujdi, duke marrë pjesë në pranimin e refugjatëve që shpëtohen në det të hapur.

Grindja për kthimin e refugjatëve nga Gjermania në vendet ku kanë kërkuar azil shpërtheu ashpër në pranverë në Gjermani duke e çuar në krizë të fortë koalicionin qeveritar. Horst Seehofer u ngarkua atëherë me detyrën e kërkimit të ujdive me Italinë, Greqinë dhe Spanjën.DW

Lista e kandiatëve gjyqtarë për KLGJ-në

Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kanidatëve gjyqtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nga Gjykata e Lartë:

1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër

4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Kuvendi hedh poshtë dekretin e presidentit Ilir Meta

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për tatimin mbi të ardhurat, ndërsa ka miratuar ligjin për dëmshpërblimet për ish të përndjekurit.

Dekreti i presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Kreu i shtetit, Ilir Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

Basha kryqëzon Ruçin: Publiko pr/ligjin për vettingun e politikanëve

Nga Durrësi, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e paralmentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.

Basha: Si një shenje tjetër e mosfunksionimit, e kthimit të tij në një çerdhe të kriminelëve të lidhur me pushteti. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online pr.ligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës.

Basha i bëri thirrje Ruçit që të publikoje pr/ligjin dhe ti përgjigjen shqiptarëve pse nuk duan vettingun për politikanët.

Basha: Ne emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: Mos u sill si pronar kuplaraje, por sillu minimalisht, respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët dhe ta shohin të gjithë shqiptarët. Të hidhen poshtë të gjitha mahtrimit që keni tre ditë që i hidhni se nuk dini si ti përgjigjeni shqiptarëve, pse keni bërë ligj për vettingun e policëve dhe nuk pranon vetting për politikanët.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë negciata me Ramën dhe bandën e tij përsakohë institucionet janë të pushtuar nga krimi”, tha kreu i demokratëve.

Basha paralajmëron publikimin e fakteve tronditëse të lidhjes së qeverisë me bandat

Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë poshtë dekretin e presidentit që kthen pas një nga aktet më korruptive të Edi Ramës, ligjin fiskal për lojërat e fatit. 23% paguajnë bizneset e ndershme nga taska progresive, frymëmarrëse dhe i detyron të mbyllin dyert 45 biznese në ditë. Por për lojërat e fatit taksa e ulët 15%. Ju kujtohet si erdhën me tam tame të mëdha dhe thanë do të mbyllim lojërat e fatit. Shikni shifrat, kanë shkuar nga 928 në 4200 pika për lojëra fati. Pse?! Përgjigjia është e thjeshtë. Pyesni Agron Xhafën, pyesni Olsi Ramën dhe nëse nuk i gjeni dot, pyesni vëllezërit e tyre, kryeministrin e Shqipërisë dhe ministrin e Brendshëm.

Duke nisur që nesër PD do të publikojë fakte tronditëse, që tregojnë sesi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur ato për aktivitetin kriminal, që nuk është më mbjellja e kanabist, ndonëse vazhdon. Por është pastrimi i parave të pista të kokainës, heroinës dhe aferave korruptive të Ramës dhe bandës së hajdutëve të tij në qeveri.