Basha kryqëzon Ruçin: Publiko pr/ligjin për vettingun e politikanëve

57

Nga Durrësi, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e paralmentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.

Basha: Si një shenje tjetër e mosfunksionimit, e kthimit të tij në një çerdhe të kriminelëve të lidhur me pushteti. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online pr.ligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës.

Basha i bëri thirrje Ruçit që të publikoje pr/ligjin dhe ti përgjigjen shqiptarëve pse nuk duan vettingun për politikanët.

Basha: Ne emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: Mos u sill si pronar kuplaraje, por sillu minimalisht, respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët dhe ta shohin të gjithë shqiptarët. Të hidhen poshtë të gjitha mahtrimit që keni tre ditë që i hidhni se nuk dini si ti përgjigjeni shqiptarëve, pse keni bërë ligj për vettingun e policëve dhe nuk pranon vetting për politikanët.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë negciata me Ramën dhe bandën e tij përsakohë institucionet janë të pushtuar nga krimi”, tha kreu i demokratëve.

Basha paralajmëron publikimin e fakteve tronditëse të lidhjes së qeverisë me bandat

Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë poshtë dekretin e presidentit që kthen pas një nga aktet më korruptive të Edi Ramës, ligjin fiskal për lojërat e fatit. 23% paguajnë bizneset e ndershme nga taska progresive, frymëmarrëse dhe i detyron të mbyllin dyert 45 biznese në ditë. Por për lojërat e fatit taksa e ulët 15%. Ju kujtohet si erdhën me tam tame të mëdha dhe thanë do të mbyllim lojërat e fatit. Shikni shifrat, kanë shkuar nga 928 në 4200 pika për lojëra fati. Pse?! Përgjigjia është e thjeshtë. Pyesni Agron Xhafën, pyesni Olsi Ramën dhe nëse nuk i gjeni dot, pyesni vëllezërit e tyre, kryeministrin e Shqipërisë dhe ministrin e Brendshëm.

Duke nisur që nesër PD do të publikojë fakte tronditëse, që tregojnë sesi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur ato për aktivitetin kriminal, që nuk është më mbjellja e kanabist, ndonëse vazhdon. Por është pastrimi i parave të pista të kokainës, heroinës dhe aferave korruptive të Ramës dhe bandës së hajdutëve të tij në qeveri.