Asia Argento: Jam ngacmuar seksualisht 16 vjeç

73

Në harkun kohor të pak muajve kaloi nga një aktiviste e lëvizjes #metoo në një të dyshuar për ngacmim seksual ndaj aktorit Jimmy Bennet.

E në përfundim të një viti, për të shumë intensiv dhe të ngarkuar, Asia Argento, e ftuar në emisionin ‘Verissimo’ që pritet të transmetohet të shtunën e 13 tetorit, rrëfen: “Në moshën 16 vjeçare më kanë ngacmuar seksualisht në setin e një filmi.”

Në festivalin e Kanës, ajo ishte e para që u shpreh, me një fjalim të ashpër mbi skenë, kundër producentit kinematografik Harvey Weinstein.

Më pas ndodhi vetvrasja e të dashurit të saj, shef Anthony Bourdain, të cilin e kujton kështu: “Më ka lënë një boshllëk që asgjë dhe askush nuk mund ta mbushë. Kjo dhimbje nuk ikën kurrë”.

Weinstein, “bëra një gjest kamikaz” – Përsa i përket akuzave të bëra nga skena e Kanës, Asia thotë se nuk është penduar që i ka thënë ato fjalë kundër producentit hollivudian, por shton: “Bëra një gjest kamikaz. Besoj se i kam bezdisur njerëzit me pushtet dhe tani po e paguaj. Ishte një moment shumë i fortë për jetën time, por – pranon- nuk kam më forcë të ndihmoj të tjerët.”

Aktorja deklaron se është ende nga ana e lëvizjes #metoo, e cila lufton kundër ngacmimeve seksuale dhe dhunës në drejtim të grave, por beson se ‘e ka paguar më shtrenjtë se kushdo këtë luftë.”

Ngacmimet 16 vjeç – Ngacmimet e pësuara nga Weinstein i kanë lënë një lëndim të thellë përgjatë viteve.

“Shkoj tek analisti prej vitesh,- rrëfen Asia.- Kam pasoja në raport me meshkujt, kam vuajtur nga ankthi dhe shqetësime post traumatike.”.

Por ngacmimet nga producenti amerikan kinematografik nuk kanë qenë të parat dhe as të vetmet për Argento-n.

“Në moshën 16 vjeçare më kanë ngacmuar në një set- rrëfen Asia për Silvia Toffaninin-, shkoja vetëm për të punuar dhe isha një pre’ më e lehtë”.

Akuzat e Bennet – Prej disa javësh Asia ka kaluar nga akuzuese në të akuzuar, pasi aktori Jimmy Bennett ka rrëfyer se ka pësuar dhunë nga ajo kur ai ishte ende një minoren.

“Vetëm një njeri i dëshpëruar mund të bëjë një gjest aq të shpifur sa të shkruajë një letër kërcënuese, thotë ajo,- një gjë e sajuar për t’i marrë para të dashurit tim”.

Zija për Anthony – Një vit i tmerrshëm për aktoren që i është dashur të përballojë vetvrasjen e të dashurit të saj Bourdain.

“Nuk kisha pasur kurrë pranë vetes një njeri si ai. Kujdesej për mua dhe fëmijët e mi.”

Asia thotë se kurrë nuk kishte kuptuar gjë për gjendjen e keqe shpirtërore të ish partnerit të saj: “Mendoja se isha unë ajo që ishte në depresion. Ai nuk mendoi për askënd në ato momente sepse dhimbja e tij ishte shumë e madhe, por fakteqësisht nuk e kisha vënë re.”

Ditën para se të vetëvritej, aktorja dhe shefi kishin folur për herë të fundit.

“Në telefon kishte një zë të çuditshëm, rrëfen Asia-, por më tha se kishte ngrënë dhe pirë ca si shumë. Kishte shkruar dhe kishte thënë diçka për vetvrasjen në televizion, por mendoja se ishte vetëm një mendim romantik.”

Kur i tha ‘Jo’ X Factor-it – Pas shumë momenteve të vështira, rrëfen se nuk arrin dot të flejë dhe se ndihet e vetmuar natën.

Mbase Asia do kishte mundur të gjente një mënyrë për t’u ‘shfryrë’ në konkursin muzikor “X Factor”.

Për zgjedhjen e saj për t’i thënë ‘Jo’ propozimit për të qenë pjesmarrëse, ajo sqaron: “Ishte një vendim miqësor dhe me dakordësim. Nuk doja të dëmtoja programin, por nuk doja të ikja”.