Në BURGUN E Lezhës u tentuan të futeshin celularë nëpërmjet topit

17

Dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura janë gjetur të fshehura në në top futbolli në ambientet e burgut të Lezhës.

“Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë. Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura” informoi ministria e Drejtësisë.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.

Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.