Albaniaplus uron të gjithë kandidatët me origjinë shqiptare në zgjedhjet e 14 tetorit në Belgjikë

12

Portali Albaniaplus fton të gjithë bashkatdhetarët që banojnë në Belgjikë me rastin e zgjedhjeve vendore në territorin belg, nesër në datën 14 tetor të votojnë kandidatët shqiptarë ne listat e partive të ndryshme. Këto zgjedhje në ndryshim nga vitet e kaluara veçojnë nga numri tepër i madh i kandidatëve me origjinë shqiptare.
Ky është një moment kulminant për komunitetin shqiptar në Belgjikë, ku me përfaqësimin e shumë kandidatëve dinjitozë tregon më së miri shkallën e lartë të integrimit në te gjitha fushat dhe nivelet e shoqërisë belge.
Kandidatët shqiptarë të shpërndarë në të gjitha forcat politike shprehin mënyrën liberale të konceptit të integrimit në shoqërinë e këtij vendi.
Albaniaplus ju uron suksese të gjithë kandidatëve shqiptarë dhe përfaqësim sa më dinjitoz në postet e ardhshme.