“Babalja 1”, vazhdon beteja në Gjykatë

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masat e sigurisë për Fred Alizotin dhe Jetmir Olldashin.

Avokatët thonë se Jetmir Olldashi nuk ka lidhje me Fred Alizotin.

Avokati Çlirimi Gjata zbuloi dhe detaje që prokuroria pretendoi gjatë seancës së sotme që u mbajt në këtë gjykatë

“Prokuroria e quajti të papranueshme faktin që gazetari e çoi në PD, kasetën. Çdo prokurori se ku e çon gazetari videon e tij, tek PD? Hoxha apo prifti? Më jep një rregullore të më thuash se ku duhet ta çojë gazetari. Pse nuk i përgjigjet prokuroria faktit si është marrë kampioni i zërit? Rruga është e gjatë”

Ndërkohë avokati i Fredi Alizotit tha se klienti i tij nuk është kunati i Albert Veliut por nuk zbuloi çfarë lidhje kanë me njëri tjetrin. Gjithashtu mohoi të ketë lidhje mes gazetarit Jetmir Olldashi dhe klientit të tij.
Më 6 tetor kjo Gjykatë dha masën e sigurisë arrest me burg për Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, ndërsa dha detyrim me paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi.

Akuzat

Albert Veliu, akuzohet per “Kallëzim të rremë” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

Fredi Alizoti akuzohet per “Kallëzim të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Jetmir Olldashi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”

Frutat e pyllit mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira

Frutat e pyllit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër.

Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura më minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura më antioksidantë që mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Për më tepër, ato kanë pak kalori dhe janë alternativë perfekte për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll.

Boronica ja ka dal të jetë në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.

Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kaciumi, vitaminë c dhe kalium.

Mjedra është një frut mjaft deliakt dhe aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet t`i konsumoni shpejt. Ajo është e pasur me kacium, magnez dhe vitaminë c.

Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm dhe mund ta gjesh gjatë gjithë vitit. Ajo është e pasur me vitaminë c.

Forbes: Tirana, vendi më i sigurt në Evropë

“E shndërruar në një qendër për Europën, Tirana është duke përjetuar apoteozën e saj të shkëlqimit nën patronazhin e kryebashkiakut të ri në moshë, Erjon Veliaj”. Kështu shkruan revista prestigjioze “Forbes”, e cila i ka dedikuar një reportazh të gjatë kryeqytetit shqiptar dhe turizmit mjekësor gjithmonë e më prezent në vendin tonë.
“Forbes.fr” shkruan se vendet e saj tërheqëse, hotelet dhe resortet e luksit po tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen e turistëve dhe investitorëve, në kërkim të argëtimit apo mundësive për t’u pasuruar. Revista e njohur në gjithë botën shkruan se Tirana është simbol i pakontensuar i një Shqipërie të re, një tokë sharmante, e një historie dhe kulture ende të papushtuar nga turizmi masiv.

Përmes këtij reportazhi, revista ndërkombëtare zgjerohet në arsyet përse duhet të vizitohet Shqipëria, duke theksuar se Tirana është vlerësuar së fundmi si destinacioni i nëntë më i sigurtë në botë dhe midis tre më të sigurtëve në Europë.

Reportazhi i rrjetit gjigand, i specializuar në çështjet ekonomike, thellohet gjithashtu në arsyet përse sot Shqipëria “sharmante”, është një vend ideal jo vetëm për t’u vizituar, por edhe për të investuar.

Denisa Nela shqiptarja që synon pushtetin lokal në Belgjikë

Brukseli është një vend ku qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar, në kërkim të një jete më të mirë.

Me shumë punë, përkushtim dhe vizion, shumë shqiptarë kanë mundur që të mos mbeten thjeshtë “emigrantë”, por janë integruar duke kontribuuar për zhvillimin e mëtejshëm, përmes arsimimit që kanë marë atje.

I tillë është edhe rasti i Denisës, një vajze me origjinë nga Kukësi, por që prej vitesh jeton bashkë me familjen e saj në Belgjikë.

Denisa Nela, aktualisht është 24-vjeçare, ajo ka studiuar për Ekonomi-Financë dhe po përfundon edhe specializimin për Fiskalitet.

Denisa aktualisht punon në zyrën e financave në një Organizatë ndërkombëtare. Fokusi saj është në: Menaxhimin e burimeve njerëzore, lëvizshmërinë, biznesi e organizimi si dhe mirëqenia e kafshëve.

Duke parë formimin e saj, mbështetjen nga familja por edhe komuniteti i zonës, ajo ka vendosur që të garojë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen shumë shpejt në Bruksel, për pozicionin e këshilltares bashkiake, në partinë Fronti Demokratik Frankofon.

E kontaktuar nga Ekonomix.al, Denisa thotë, se nuk është aspak e lehtë që një shqiptare të garojë në një garë në Belgjikë, por se ajo synon që ëtë ndihmojë komunitetin belg, por edhe atë shqiptar.

“Absolutisht nuk është e letë, madje do të thoja shumë e vështirë. Por, Belgjika për mua dhe familjen time ka qenë dhe mbetet një vend që vlerëson gjithsecilin, për atë që përfaqëson. Ne si shumë shqiptarë të tjerë, jemi integruar shumë mirë në Belgjikë dhe mundohemi të kontribuojmë për këtë vend, pasi këtu jemi arsimuar” thotë Denisa.

E pyetur, se çfarë ajo zotohet, se do të realizojë, nëse fiton garën për në Këshillin Bashkiak, ku renditet e 8-ta në listën shumëemërore, Denisa thotë:


“Unë jam zotuar të dëgjoj bashkëqytetarët për të parë se çfarë i bën ata të ndihen të sigurt në qytetin tonë. Të shqyrtoj mundësitë e sinergjive të mundshme që do t’u mundësojnë aktorëve tanë ekonomikë dhe sportivë të përfitojnë nga roli i kapitalit evropian që i atribuohet qytetit tonë.

Nga ana tjetër, jam zotuar për të mbrojtur zbatimin e një plani të përgjithshëm të caktimit të punës për të përmirësuar lëvizshmërinë si në qytet dhe në rajon. Unë marr përsipër të shqyrtoj dhe kontrolloj bilancet, buxhetet dhe llogaritë e organizatave të varura në qytet dhe të informoj shokët e mi dhe bashkëqytetarët tanë. Unë premtoj të dëgjoj tregtarët tanë, për të parë së bashku atë që mund të bëjmë për të përmirësuar qytetin tonë”.

Denisa si një vajzë e re dhe me vizion ndryshe, ka vendosur edhe prioritetet e saj, se çfarë mund të bëjë ajo për Belgjikën, vendin që e strehoi dhe e edukoi.

Prioritetet e mia për Brukselin janë të qarta: Siguria në mënyrë që të gjithë dhe çdo njeri, pavarësisht nga mënyra e tij e jetës, mund të ndjehen të sigurtë. Brukselin dua të kontribuoj që ta kthej në kryeqytetin e Evropës në mënyrë që të gjithë të përfitojnë nga mundësitë e jashtëzakonshme të funksionit.

Synoj menaxhim rigoroz për të siguruar që punët publike menaxhohen në mënyrë profesionale dhe me një baba të mirë në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, ofrimin e lëvizshmërisë, në mënyrë që të gjithë të lëvizin shpejt, të qetë dhe me efikasitet në qytet. Por nuk dua të lë pas edhe tregtarët, në mënyrë që tregtarët tanë të gjejnë një ambient të favorshëm për zhvillimin e tyre, sepse ata janë ata që e bëjnë prosperitetin dhe kënaqësinë e qytetit tonë” thotë Denisa.
Flutura Tota, Ekonomix.al

Mesazh i fort sot nga Sajmir Tahiri për shqiptarët

Dy rrugë janë; ose të bëhemi skllevër të pushtetit tonë, ose të clirojmë njerëzit nga skllavëria e klientelizmit dhe korrupsionit.

Nqs një ditë, ne do e gjejmë veten mes njerëzve nga njëra anë dhe pritshmërisë së tyre nga ana tjetër, do jetë fiks dita kur më shumë për mendje sesa për shqisa, do kemi kthyer mbrapsht kursin e besimit, e bashkë me të edhe orën.

E kur shoku më i ngushtë i pritshmërisë, është mosbesimi, e gjitha bëhet më e vështirë.

Dhe për këtë njerëzit nuk kanë faj.

Nga një anë administrata, nga një anë drejtësia, e jo larg politika e pushteti, kanë bërë punë me sukses herë për të shëmbur, e më shpesh për të mos ndërtuar dot besimin e njerëzve.

Meqë u është bërë zakon të shohin se sa më e madhe bëhet karrigia, aq më shumë duken të vetëmjaftueshëm. E sa më e gjatë koha, aq më e madhe arroganca.

Njerëzit vërtetë nuk kanë faj. E prap presin zgjidhje.

Ne fituam para pak muajsh. Tani kemi qeveri, struktura, ligje. I kemi të gjitha.

Fituam vetëm me njerëzit, kur ndoshta, sic thonin disa, shumë më kollaj e kishim të fitonim me partitë e të qeverisnim koridoreve të pushtetit.

Por fituam me njerëzit.

Miqt e mi, kemi 2 rrugë:

Ose të mbyllim sytë për hir të njëri tjetrit, të vrasim të ardhmen e fëmijëve tanë duke u bërë skllevër të pushtetit tonë, e kjo mund të ketë trofe karriere e përfitim vetëm për disa;

Ose të clirohemi nga gjithcka është pengesë e djeshme dhe e sotme, për të shkuar deri te njerëzit dhe hallet e tyre, edhe atëherë kur cmimin për këtë na takon ta paguajmë po ne.

Me detyrim kemi këtë të dytën, sot e ccdo ditë tjetër, deri në fund.

Dje u hap një dritare e vogël, por që nqs shfrytësohet sic duhet, mund të jetë shumë e rëndësishme.

Bashkëqeverisja me njerëzit, mund të jetë rruga jonë më e mirë, jo vetëm për të dëgjuar ata që janë mësuar të flasin e nuk dëgjohen. Se kjo është më e pakta.

Por për të nxitur edhe ata që nga mosbesimi shumëvjecar, kanë humbur edhe shpresën se po folën do dëgjohen ndonjëherë.

E për këtë nuk na duhet ti presim, na duhet ti nxisim.

Na duhet të përballemi edhe me gjithcka nuk jemi përballur dot, apo me ato gjera që zakonisht na vijnë më kollaj të mos i përballim.

Kjo është bashkëqeverisja jo me njerëzit që na duan, por me njerëzit pa dallim.

E për të gjitha këto, sigurisht, na duhet një pasqyrë.

Kush është parë në pasqyrën e paradhomës, nuk ia ka dal dot. E kush më keq akoma ka dëgjuar vetëm ata që te paradhoma kanë një karrige të prenotuar gjithmonë, mund tia ketë dalë të mbajë pushtetin për ca kohë, por jo fytyrën, as moralin e as ligjin.

Bashkëqeverisja në këtë formë, më së pari mund të jetë një pasqyrë e vërtetë për ne. Të shohim veten e të ulemi me këmbë në tokë.

Për fatin tonë të keq, rruga e korrupsionit është shumë më e shkurtër se rruga e ligjit. Edhe sot.

Shtegu i mikut, tarafit, i klientelizmit, është ende sot akoma më i thjeshtë se meritokracia dhe transparenca.

E deri kur të ndodhë e kundërta, na duhet të ndërtojmë bashkë me njerëzit, një rrugë akoma më të shkurtër, më të shpejtë, e mbi të gjitha pa vese.

Si rregull, pushteti është në konflikt me veten përpara qytetarëve, përpara qeverisjes së hapur, informacionit, transparencës, pjesëmarrjes.

Si rregull pushteti mjaftohet me veten, ndaj duhet kurajo për të dalë jashtë zyrave, jashtë kornize, e për të bërë më të vështirën; të qeverisim me njerëzit.

Sepse, e përsëris, dy rrugë kemi, ose të bëhemi skllevër të pushtetit tonë, ose të cclirojmë qytetarët nga skllavëria e burokracisë, e vonesave, klientelizmit dhe korrupsionit.

Dhe ne jemi të dënuar të bëjmë të dytën. Sot e cdo ditë. Me cdo kosto

Greqi, hetim mbi menaxhimin e 1,6 mld euro të dhëna nga BE për refugjatët

Robert Goro
Në Greqi gjykata e lartë ka urdhëruar fillimin e hetimeve, pas publikimeve për keqmenaxhim të fondeve europiane për refugjatët.

Ky urdhër u dha pasi një nga gazetat opozitare, “Philelefteros”, botoi një shkrim sipas të cilit biznesmenë – miq të ministrit të mbrojtjes Kammenos, kanë “fryrë” faturat e shërbimeve në kampet e refugjatëve.

Ministri i Mbrojtjes reagoi ndaj shkrimit duke paditur botuesin, kryeredaktorin dhe autoren e shkrimit, të cilët u mbajtën për disa orë në polici. Ky akt shkaktoi reagime të fuqishme brenda dhe jashtë Greqisë.

Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, i cilësoi gjithë këto zhvillime si “një turp kombëtar”, duke ia hedhur përgjegjësinë ekskluzivisht qeverisë Tsipras.

Por qeveria u përgjigj duke thënë se nuk ka asnjë keqmenaxhim dhe se gjithçka u bë me transparencë dhe procedura ligjore. Nga ana tjetër, akuzoi opozitën se investon në gënjeshtra dhe në shpifje.

Por në lojë tashmë ka hyrë edhe agjencia europiane kundër mashtrimit (OLAF). Para pak ditësh, Parlamenti Europian njoftoi se kishte pezulluar shefin e zyrës ndërlidhëse në Greqi dhe dy bashkëpunëtorë të tij.

“Kontrolli buxhetor ka nisur të ngrejë pikëpyetje mbi ligjshmërinë e disa transaksioneve të caktuara. Parlamenti Europian ka nisur një hetim të brendshëm dhe e ka cilësuar të nevojshëm t’i drejtohej OLAF-it”, sqaroi një zëdhënëse e parlamentit.

Siç është konfirmuar zyrtarisht nga Brukseli, Greqia ka marrë nga viti 2015 deri më sot fonde me vlerë të përgjithshme 1,6 miliardë euro, në kuadër të krizës së refugjatëve.

Por kushtet e jetesës në kampet e krijuara enkas vazhdojnë të jenë tepër të këqija, duke shkaktuar jo rrallë revolta të dhunshme nga vetë refugjatët.

Rama: Serbët nuk janë të preferuar për Telekom Albania

“Biznesnet serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.”

Ky është reagimi i kryeministrit shqiptar lidhur me ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë.

Kryeministri ishte sot para gazetarëve ku prezantoi katër vendimet e qeverisë dhe u pyet nga gazetarët për ofertën serbe.

Pyetja: A ka ndikuar qeveria shqiptare që Telekom Albania të mos pranojë ofertën e Telekom Serbia dhe a keni komunikuar ju me presidentin Vuçiç sepse ai një ditë më parë u shpreh se do të ketë komunikim me ju?

Edi Rama: “Së pari qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si deutsche telekom e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm në Shqipëri me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin, por ky është një sektor strategjik dhe natyrisht qeveria shqiptare pyetet dhe kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar.

Dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dh shumë i qartë. Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë por në ëktë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.

Vuçiç deklaroi dje se do fliste me Ramen

Ndërkohë më 8 tetor, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se do të bisedonte me kryeministrin shqiptar Edi Rama për raportimet se investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëpritur.

“Do të flas me Ramën sot ose nesër dhe shpresoj ta zgjidhim këtë situatë,” tha Vuçiç në një event të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën.

Telekom Serbia në tetor konfirmoi interesin e saj për blerjen e Telekom Albania, aktualisht në pronësi të Deutsche Telekom.

“Telekom Srbija dëshiron ta pozicionojë veten si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albania,” tha kompania serbe për BIRN.

Kim Jong-un fton Papa Françeskun në Penian

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar vendin.

Lajmi u njoftua nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut.

Fetsa për të vizituar Peniann do të dorëzohet nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili do të jetë në Vatikan javën e ardhshme, si pjesë e një udhëtimi në Evropë.

Kjo nuk është hera e parë që një Papë është ftuar në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut dhe Vatikani nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.

“Gjatë takimit me Papa Françeskun, Moon do ti transmetojë mesazhin e Kim Jong-un se ai do ta mirëpresë Papën nëse viziton Penianin,”-tha zëdhënësi i Moon, Kim Eui-kyeom.

Ftesa është ‘gjesti i fundit pajtues’ nga Koreja e Veriut.

Kim zhvilloi një samit historik me Presidentin e SHBA Donald Trump më herët gjatë këtij viti dhe gjithashtu u zhvilluan tre takime ndër-koreane.

Në vitin 2000, babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il, ftoi Papa Gjon Pali II që të vizitonte Korenë e Veriut, pasi u citua të ketë thënë se do ishte mrekulli nëse Papa do shkonte atje.

Kjo ftesë erdhi në një samit me Presidentin e atëhershëm të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung. Por vizita nuk ndodhi kurrë.

Babalja, Rama: Bëni gazetari mos tundni dybekun

Kryeministri Edi Rama tha se çështja e njohur si “Babalja” ishte një konspiracion i mirëfilltë për të rrëzuar qeverinë. Në një komunikim me gazetarët, ai paralajmëroi se do të zbardhet e gjithë e vërteta dhe do të dalin të gjithë emrat dhe mbiemrat që janë përfshirë në këtë çështje.

Pyetje: Me aq sa ju keni dijeni mbi filmin që e quani Babalja 1, a ka deputetë të PD që meritojnë me akuza penale dhe e dyta kur flisni për dy skuta shtetërore a dyshoni ju te SHISH?

Rama: Ja u kam lënë juve të bëni gazetari dhe mos tundni dybekun në kazan. Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë thjesht këtyre pyetjeve dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më përpara sesa prokuroria të arrinte në gjysmë konkluzionet që ka arritur deri tani.

Unë i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë në radhë të parë të vërtetën. Pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mos arsyes të mbulohet apo të zbutet.

Unë nuk jap vendime, as bëj pretenca për fat të mirë, jemi në një sistem ku pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH, jo me institucione, me emra dhe mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, i tillë është.

Pyetje: Cili është roli i ish-kreut të kundërzbulimit të FBI në grupin që ju keni ngritur për zbulimin e çështjes Babale dhe a ka pasur ai një sugjerim?

Rama: Nuk kam asnjë koment, ne jemi seriozë në luftën tonë kundër krimit, në luftën kundër burimeve që financiojnë krimin, në luftën kundër shmangies nga detyrimet, pastrim para dhe evazion sepse kjo është detyra jonë. Nga ana tjetër ne nuk jemi në pozitën, unë sidomos të bëj punën tuaj, të bëj analiston apo të ngutem në reagime. Ju psh mund ta kishit zbuluar më parë që kamerat e Fushë Krujës e kanë të vërtetën brenda. U tha në deklaratë, por nuk është detyra ime të bëj punën tuaj dhe as të krijoj idenë që po ndërhyj në këtë proces. Kameta janë në prokurori, ikni gjeni Ballën, atë oficerin në ditën kur i kanë vënë revolen në kokë. Çfarë taksirat kanë familjet shqipar, që të bombardohen cdo ditë me këtë baltë dhe mos ta marrë vesh i pari të dytin. Dhe në fund kë duhet të bësojnë. Njëra palë thotë kështu, njëra ashtu. Po ju ku jeni? Ju jeni tavolina që jepni mundësinë të luhet ping-pong.

Platforma e opozitës, Rama: S’pata kohë ta dëgjoja, u mora me demaskimin e “Kinostudios”

Sa i përket platformës të them të drejtën kam qenë i zënë dje me demaskimin e “Kinostudios” dhe nuk e kam parë, por duke sjellë në vëmendjen tuaj faktin që në filmin “Babale 1” kemi bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe me oferta korruotive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është i koncoptuar dhe është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar, unë do ju ftoja të jepnit një ndihmëse për publikun. Kjo shfaqje ekstreme e burtalitetit të politikës më të ulët ndaj opinionit publik të mos kalojë si një nga shfaqejt e radhës.

Arrestohen 4 sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad

Katër persona janë arrestuar për shkak të sulmit ndaj dy shqiptarëve që ndodhi në qytetin serb të Novi Sadit mes natës së shtunë dhe të diel, ka thënë ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç.

“Policia, pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, tha ministri serb, raporton “Blic”, transmeton Koha.net.

“Edhe pse hetimi i deritanishëm, duke përfshirë edhe bisedat me të dyshuarit, por edhe me një prej viktimave, tregon se ky incident nuk është kryer në baza etnike, Policia do t’i shqyrtojë të gjitha akuzat në detaje dhe do të vijë deri tek e vërteta e plotë”, shtoi ministri Stefanoviç.