Zhvillohet gjyqi ndaj Dritan Dajtit, avokati kërkon 200 mijë euro

60

dritan-dajti-gjyq_16Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit.

Në seancën e sotme, avokati Ndue Pjetri kërkoi 200 mijë euro për mbrojtjen e Dajtit dhe 30 ditë kohë për tu njohur me aktet.

Por kjo është kundërshtuar nga prokurori i cili ka theksuar se avokati kërkon të bëhet palë me Dritan Dajtin për të zvarritur procesin gjyqësor.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti  asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.

Shumë nga avokatët e caktuar nga trupi gjykues, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.

Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.