Një vit nga tragjedia e Himarës, lule dhe protestë nga studentët

lule qirinjSot shënohet 1 vit nga tragjedia e Himarës, ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studentë të universitetit “Aleksander Xhuvani” të Elbasanit.

Në kujtim të 11 studentëve që humbën jetën në këta aksident të rëndë, janë vendosur lule dhe janë ndezur qirinj përpara Universitetit të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 21 majit të vitit të kaluar, kur kur autobusi me 45 studentë i nisur nga Elbasani ra në një nga humnerat e Himarës. 11 vajza, shoferi dhe i fejuari i njërës prej studenteve humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën rëndë.

Ndërkohë të mbijetuarat e aksidentit organizuan një protestë ku kërkuan dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit.

Ministri Halimi: Së shpejti një burg i ri me kapacitet 300 persona

Eduard-Halimi_1Ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar sot se do të nisë ndërtimi i një burgu privat. Kjo qendër do të ketë një kapacitet prej 300 të dënuar të sigurisë së ulët me dënime deri në 5 vjet. Halimi ka vlerësuar eksperiencën e huaj të burgjeve private për rehabilitimin e të dënuarve.

Sipas tij përvojë e huaj ka treguar se në burgjet private ofrohen shërbime rehabilituese që ndihmojnë të burgosurit të riintegrohen në shoqëri pas dënimit, që të mos përbëjnë më potencial për t’u rikthyer në sistemin e burgjeve.

“Buxheti i shtetit është 30 milionë euro në vit për burgjet, ndërkohë që kostoja për një të dënuar është 6 mijë euro në vit, ne kemi ndërtuar 12 burgjeve të reja në 5 vite dhe kemi ndryshuar fytyrën e sistemit të burgjeve, cilësia e jetës brenda është ndër më të mirat në rajon dhe popullimi nuk është shqetësim, porkjo nuk mjafton se kemi parë të rinj pa punë e pa shkollë, që ashtu dalin që aty” tha Halimi.

Ministri Halimi theksoi se këto burgje do të ndërtohen në bazë të partneritetit publik me privat, dhe do të menaxhohen nga privatët, duke ndjekur një model të ndërthurur me modelin britanik.

Ai shtoi më tej se burgjet private ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin, duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion, si dhe garantojnë rehabilitimin.

Berisha nga Gjirokastra: -5 vite taksa për emigrantët

berisha beratPremtimi më i fundit elektoral nga kryeministri Berisha, -5 vite përjashtim nga taksat për cdo emigrant që do vijë të investojë në Shqipëri. Ky ka qenë zotimi i Kryeministrit Berisha për katër vitet e ardhshme, ndërsa celi fushatën elektorale në qarkun e Gjirokastrës. Nga qyeti i gurtë, Kryeministri ka premtuar gjithashtu ulje të madhe të TVSH për hotelerinë brenda një harku kohor shumë të shkurtër.

“Ne besojmë te liria juaj. Ne i japim mbështetje të madhe bizneseve, bujqësisë dhe mbi të gjitha punësimit. E tërë hoteleria do ketë ulje të madhe të TVSH në një kohë shumë të shkurtër. Emigrantëve shqiptarë kudo që janë i ftoj të vijnë në Shqipëri, të investojnë në Shqipëri 3 deri në 5 vjet pa asnjë taksë. Kthehuni vëllezër sillini kursimet në vendin tuaj”tha Kryeministri.

 E ndërsa rivali i tij politik rritjen e taksave për biznesin e vogël gjatë kohës së tij si Kryebashkiak ia faturoi qeverisë, Berisha i kujtoi Ramës protestat e punonjësve bashkiakë kur Kryeministri ndaloi me ligj rritjen e taksave për këtë biznes.

 “Sot pala tjetër deklaroi se nuk ka rritur taskat kur ishte në Bashki. Ai është në autobus, nesër do thotë se nuk ka bllokuar ligjet, pasnesër do thotë se grupi parlamentar s’ka votuar kundër buxhetit për restaurimin e Gjirokastrës, ndërtimit të rrugës, amnistisë për 100 vjetorin. E kanë gjetur zgjidhjen, çmë duhet mua se cfarë them unë, jam në autobus. Po atëherë, o i nderuar zotëri të cilës parti ishin ata që protestuan me uniformë ceremoniale te Kryeministria kur unë ndalova me ligj rritjen e taksave për biznesin e vogël. Shqipëtarët kanë memorie. 23 qershori po vjen dhe shqiptarët do votojnë për punësimin e tyre. Garantojmë 150 000 vende pune, qyetarët do votojnë për Gjirokastrën e turizmit, punësimit, mirëqënies dhe integrimit” u shpreh ai.

Rama: Berisha ngeli duke na kopjuar

rama-ne-konventeGjatë ditës së dytë të Konventës së Partisë Socialiste, lideri socialist Rama, ka theksuar se pala tjetër duke mos pasur program, s’bën gjë tjetër veçse i kopjon. Rama vlerësoi gjithashtu faktin se Programi i PS-së është programi më i detajuar që ekziston dhe se në ditët në vazhdim do të vihet në dispozicion për publikun edhe libri i programit.

“Sot është dita e dytë e konventës zgjedhore, që i kushtohet e gjitha programit, programit më të detajuar që një forcë politike ka pasur në një ballafaqim zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar prandaj i ftoj qytetarët ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit tonë sepse vetë programi është i gjatë për t’u shtjelluar. Ndërkohë pa dyshim në ditët që do vijnë do t’i vëmë në dispozicion qytetarëve edhe librin e programit. Pala tjetër nuk ka programe por i kthehet vetvetes dhe bën shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh. Ndërsa ne kemi të qartë se çfarë do të bëjmë”, tha Rama.

Në lidhje me prononcimin se kush do të jetë Kryeministër në qeverinë e ardhshme, Rama ka reaguar duke thënë se Kryeministri zgjidhet sipas Kushtetutës dhe vullnetit të popullit.

“Asnjë diversion mbi fjalime apo fjali të thënë mes entuziazmit të fushatës nuk funksionon, aleanca jonë është kompakte. PS është forca udhëheqëse e kësaj aleance në sintoni të plotë me LSI si pjesë e boshtit dhe mos kini as merakun më të vogël se kush do të jetë kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t’u zgjidhur bazuar mbi çfarë thotë kushtetuta dhe vullneti i popullit, më vjen keq po nuk kemi ç’të shtojmë edhe pse tani Saliu ka mbetur pas ngjalave dhe i duhet të shkojë kudo ku sheh mundësi për të peshkuar dhe po peshkon në tokë të thatë”, vlerësoi Rama./al.bl/

 

Shtohet dhuna sektare në Irak

foto Reuters
foto Reuters

Makina bombë shpërthyen në zonat e banuara nga shiitët në kryeqytetin irakian dhe në Basra duke vrarë të paktën 31 persona dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Zyrtarët thane se të paktën tetë makina bombë shpërthyer sot në Bagdat.  Dy të tjera shpërthyen në Basra që është e banuar kryesisht me shiitë dhe është një nga qytetet më të mëdhenj në Irak.

Sulmlet vijnë ndërsa shtohet dhuna në vend dhe tensionet janë të larta mes shumicës Shiite dhe pakicës suni.

Shpërthimet dhe akte të tjera të dhunës kanë vrarë më shumë se 150 irakianë gjatë javës së kaluar, përfshi 70 që vdiqën të premten në një seri shpërthimesh që kishin si objektiv sunitë./voa/

 

Aktoret më të paguara të ekranit

Kush janë aktoret më të paguara për ekranin? Kjo listë e bërë nga Forbes, synon gjetjen e tyre.

Në këtë kalkulim, janë marrë parasysh fitimet totale në vit, të cilat përfshijnë pagesat aktuale për shfaqjet, të ardhurat mbi reklamat apo të ardhura të tjera ( si nga restorantet e tyre, apo para që gjenerohen nga linjat e modës etj), prandaj nëse keni konfuzion se kush janë këto persona, kjo mund të shpjegojë këtë fakt.

Ajo që konstatohet është se yjet e spektakleve ‘reality show’ gjenden në këtë listë, sepse pagesat e tyre janë vetëm në ngjitje, sidomos të atyre që kanë krijuar një perandori të tërë përreth ‘markës’ së tyre./stumbleupon/

Kaley-Cuoco 8 M $
Kaley-Cuoco 8 M $

 

Zooey-Deschanel 9 M $
Zooey-Deschanel 9 M $

 

Tina-Fey 11 M $
Tina-Fey 11 M $

 

Teri-Hatcher 8 M $
Teri-Hatcher 8 M $

 

Sofia-Vergara 19 M $
Sofia-Vergara 19 M $

 

Melissa-McCarthy 6 M $
Melissa-McCarthy 6 M $

 

Mariska-Hartigay 10 M $
Mariska-Hartigay 10 M $

 

Marg-Helgenberger 7 M $
Marg-Helgenberger 7 M $

 

Marcia-Cross 8 M $
Marcia-Cross 8 M $

 

Kyra-Sedgwick 6 M $
Kyra-Sedgwick 6 M $

 

Kim-Kardashian 18 M $
Kim-Kardashian 18 M $

 

Khloe-Kardashian 11 M $
Khloe-Kardashian 11 M $

 

Kate-Walsh 8 M $
Kate-Walsh 8 M $

 

Julianna-Marguiles 6 M$
Julianna-Marguiles 6 M$

 

Felicity-Huffman 9 M $
Felicity-Huffman 9 M $

 

Eva-Longoria 15 M $
Eva-Longoria 15 M $

 

Ellen-Pompeo 9 M $
Ellen-Pompeo 9 M $

 

Courtney-Cox 5 M $
Courtney-Cox 5 M $

 

Bethenny-Frankel 12 M $
Bethenny-Frankel 12 M $

 

Allison-Hannigan 7 M $
Allison-Hannigan 7 M $

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Westerwelle në Beograd

Westerwelle dhe Aleksander Vuçiq /dw/
Westerwelle dhe Aleksander Vuçiq /dw/

Vizita e kryediplomatit gjerman mund t’i japë impulse vendimtare dialogut Prishtinë-Beograd. Berlini pret nga të dy palët një zbatim konkret, përparime thelbësore dhe gatishmëri për kompromis.

Kryediplomati gjerman sapo ishte kthyer nga Algjeria, kur të dielën (19.5.) me një avion të Bundeswehr-it u nis për në Beograd. Udhëtimi është sigurisht rutinë për ekipin e stërvitur të këshilltarëve të Westerwelle-s. Edhe ministri i Jashtëm e di se vizita e shkurtër në Beograd dhe Prishtinë nuk mund të sjellë ndryshime të mëdha. E megjithatë ajo është e rëndësishme pasi mund t’i japë impulse vendimtare dialogut të ndërlikuar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti serb flet për shantazh

Në prag të vizitës së Westerwelle-s, presidenti serb Tomislav Nikoliq në një intervistë në televizion paralajmëroi Berlinin për pritje eventuale të tij për njohje të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Vizitën nga Gjermania ai e cilësoi “sfidë”. “Gjermania duhet të kuptojë se nuk ka asnjë dobi të na detyrojë me shantazh, të presim vetë damarët tanë apo të kryejmë vetvrasje. Ne nuk e dorëzojmë Kosovën. Parlamenti gjerman duhet të mendojë se si do të ishte vendimi nëse do të bëhej fjalë për Gjermaninë”, u shpreh Nikoliq. Ai shtoi megjithatë se është optimist.

Gjatë udhëtimit të tij për në Izrael ministri i Jashtëm gjerman mësoi për deklaratat e ashpra të presidentit serb dhe në avionin me të cilin udhëtonte për në Beograd theksoi me nëntekst ironik se i gëzohet veçanërisht bisedës me Tomislav Nikoliqin.

„Ai është i vështirë“

Me më pak populizëm i formuloi pritjet e tij politikani më i fuqishëm i Serbisë nga partia e Nikoliq-it, zv/kryeministri Aleksander Vuçiq. Ai tha se pret që të bisedohet me logjikë dhe se do t’i thotë ministrit gjerman që Beogradi e meriton caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Ai është i vështirë, por i bën ato që thotë”. Kështu e përshkroi ministri Westerwelle bashkëbiseduesin e tij më të rëndësishëm në Beograd.

Që kimia mes dy politikanëve është e mirë, u pa edhe të dielën në mbrëmje (19.5.) në aeroportin e Beogradit. Vuçiq e përshëndeti me një përqafim ministrin e jashtëm gjerman. Para shumë gazetarëve ai tha se nga miqtë gjermanë pret mbështetje jo vetëm në rrugën drejt integrimit, por edhe në zhvillimin ekonomik. Westerwelle theksoi se vizita e tij në Beograd dëshmon vullnetin e mirë të Gjermanisë.

Zbatimi i marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Vetëm një muaj më parë Prishtina dhe Beogradi arritën një marrëveshje që nga mediat u cilësua historike. Westerwelle pritet të diskutojë në Beograd e më pas në Prishtinë zbatimin e marrëveshjes, i cili nuk konsiderohet i sigurt. Nga njëra anë serbët në veri të Kosovës refuzojnë me këmbëngulje pranimin e marrëveshjes pasi druajnë se kështu po shkëputen institucionalisht nga Serbia dhe do të jenë në duart e ish-armikut. Beogradi përpiqet të bëjë punë bindëse por kërkon njëkohësisht që serbët në Kosovë në zgjedhjet komunale në vjeshtë të votojnë si shtetas serbë. Opozita nacionaliste dhe disa pjesë të kishës ortodokse serbe i kundërvihen marrëveshjes dhe flasin për tradhëti.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Thaçi ndodhet nën trysni politike. Ai duhet të japë dëshmi se serbët në veri të Kosovës hap pas hapi do të lidhen institucionalisht me Prishtinën. Çmimi për këtë, një autonomi e gjerë për serbët, për disa nacionalistë shqiptarë është shumë i lartë.

Çfarë është e rëndësishme për Berlinin?

Vizita e Westerwelle-s në Ballkan vjen në një moment vendimtar. Polemika për zbatimin e axhendës së marrëveshjes së Brukselit, interpretimet e ndryshme dhe mosbesimi, përcaktojnë edhe më tej raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Javët e kaluara në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes negociuan vetëm diplomatë të rangut të dytë. Por në 21 maj kryeministrat nga Beogradi dhe Prishtina duhet të shkojnë në Bruksel. Ata duhet më në fund të përcaktojnë axhendën për zbatimin, në mënyrë që “marrëveshja historike” të ketë një shans.

Zyrtarisht Westerwelle do të inkurojojë Prishtinën dhe Beogradin. Jozyrtarisht ai pritet të flasë me fjalë të qarta. Berlini pret nga të dy palët një zbatim konkret, përparime thelbësore dhe gatishmëri për kompromis. Në rast të kundërt nuk ka asnjë garanci që të jetë pozitiv votimi në Bundestag në fund të qershorit, kur parlamenti gjerman do të merret me aspiratat e Serbisë dhe Kosovës për afrim me BE-në./dw/

Danimarka fiton Festivalin Evropian, 2013

danimarkaKëngëtarja 20-vjeçare ka mposhtur 25 finalistët e tjerë në Malmo të Suedisë me këngën “Only Teardrops”. De Forest ka marrë 281 pikë, për t’u pasuar nga përfaqësuesi i Azerbajxhanit, Farid Mammadov, i cili ka dalë i dyti me 234 pikë. Kënga e tij “Hold me” ka qenë një tjetër performancë e shquar për Azerbajxhanin, i cili vitin e kaluar ka qenë nikoqir i Eurovizionit.  Në vendin e tretë ka dalë Ukraina, përfaqësuesja e së cilës, Zlata Ognevich, me këngën “Gravity”, ka marrë 214 pikë.

Pikët janë dhënë nga juritë kombëtare në 39 vende të Evropës dhe përmes votimit të teleshikuesve. Rregullat kanë ndaluar votuesit të votojnë për përfaqësuesit e vendeve të tyre.

Eurosongu i 58-të me radhë është ndjekur nga 125 milionë teleshikues në mbarë botën. Fitorja e bën Danimarkën nikoqire të garës vitin e ardhshëm. Danimarka ka fituar garën edhe dy herë të tjera – herën e fundit në vitin 2000, kur Vëllezërit Olsen kanë triumfuar me këngën “Fly on the Wings of Love”. Emilie de Forest ka performuar zbathur, e mbështetur nga flauta dhe daullet. Në një intervistë nga Eurovizioni, është shprehur tejet e lumtur për fitoren. 

“Votimi ishte shumë i afërt me vendet e tjera. Jam shumë e lumtur dhe dua të falënderoj Evropën për besimin në mua, besimin në këtë këngë, si dhe miqtë dhe familjen time”, është shprehur de Forest.

Ajo ka thënë se suksesin ia kushton nënës së saj dhe babait të ndjerë.

“Jam shumë e lumtur që kam fituar për Danimarkën dhe posaçërisht në Suedi. Babai im ka qenë suedez dhe ai do të ishte shumë krenar. Thjesht, jam shumë e lumtur”, -ka thënë de Forest.

Në edicionin e sivjetmë, Shqipëria është përfaqësuar me këngën “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, por nuk ka arritur të kualifikohet në finale. Shqipëria merr pjesë në Festivalin Evropian të Këngës që nga viti 2004, kur Anjeza Shahini ka zënë vendin e shtatë me këngën “Imazhi Yt”.

Pos Greqisë, asnjë shtet i Gadishullit Ballkanik sivjet nuk ka qenë i suksesshëm. Në gjysmëfinale kanë mbetur edhe Serbia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria./evropa e lirë/

Berisha nga Dropulli: Qëllimet e Metës, të rrëmbejë PS ose karrigen e kryeministrit

berisha beratKryeministri Sali Berisha ka vijuar sot  nga Gjirokastra me akuzat ndaj koalicionin Rama-Meta. Ai ka deklaruar se kreu i LSI-së kërkon të marrë PS-në dhe postin e kryeministrit.

Ndërsa ka inaguruar rikonstruksionin e rrugës Llongo-Koshovicë në Gjirokastër, shefi i qeverisë theksoi se Rama dhe Meta kanë mbajtur qëndrime jo dinjitoze ndaj minoritetit.

“Të quajturit opozitarë, që nuk janë, se Rama ka qenë 11 vjet personi i dytë më i rëndësishëm, kryetari i bashkisë, ndersa Meta qëndroi 4 vjet si zv/kryeministër në qeveri dhe iku me qëllimin e vetëm të marrë kreun e PS ose karrigen time që s’do e marrë kurrë, kjo është e vërteta. Janë sjellë në mënyrë jonormale ndaj minoritetit kanë mbajtur një qëndrim jo dinjitoz” tha Berisha.

Ndërsa i ka ftuar banorët të votojnë Spiro Kserën, kryeministri Berisha akuzoi edhe kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule se ka bërë pazare me Ramën në dëm të minoritetit.

“Në fund Rama i mashtroi dhe Jani Jani u nxor nga komisioni, dhe solli Naçin, ai e ka mendjen te nafta, Vangjel Tavo, e futi në listën e zezë, në marrëveshjen Tavo, Manjanin, Luan Rama se mund të kandidojë në listat e PS. Ju keni këtu një birin tuaj që mbetet avokat i pamposhtur, ai është ministri Ksera. Në 23 qershor do votoni si qytetarët të lirë, po unë them të votoni Spiro Kseren, ai është promotori i të gjitha projekteve në zonën e minoritetit, ai është një ministër i përkushtuar” tha Berisha.

Gjithashtu Berisha ka garantuar banorët e kësaj zone se do të investohet dhe ndërtohet çdo kilomentër rrugë aty ku banojnë dhe punojnë, për një infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit.

Një kamp nomad, afër Srinagar, në Kashmir

Një kamp nomad, afër Srinagar, në Kashmir Indi. (Dar Yasin, Ap/Lapresse)
Një kamp nomad, afër Srinagar, në Kashmir Indi. (Dar Yasin, Ap/Lapresse)