Harizaj dyshohet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

Edison Harizaj, i cili u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Skerdilaid Konomit, por këto akuza nuk u vërtetuan, ndaj dhe Edison Harizaj nuk është ndaluar për atë ngjarje.

Po ashtu ai dyshohet se ka lidhje edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë.

39-vjeçari është një person me precedent penal, i skeduar nga policia për disa vepra penale.

Ndërkohë policia po punon në dy pista hetimi, atë të një hakmarrje të mundshme dhe larjes së hesapeve për shkak të të shkuarës kriminale të viktimës.

Ekzekutimi mafioz i Skerdilajd Konomit

Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon dhe po lëvizte në bulevardin Vlorë-Skelë.

Zhdukja e Albano Xhaferrit

Ora News pak muaj më parë publikoi lajmin e zhdukjes së Albano Xhaferrit, për të cilin ende dhe sot nuk ka asnjë informacion.

Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34 vjeç doli nga banesa e të atit për të mos u kthyer më.

Një muaj më vonë, 19 korrik, u zhduk dhe shoku i tij, një 24 vjeçar.

Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe. Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas.

A do të sjellë këngë të re Ardit Gjebrea?

Ardit Gjebrea iu është përkushtuar moderimit dhe ka lënë pas dorës botën e muzikës.

Ai ka sjellë shumë këngë që janë pëlqyer nga publiku shqiptar.

Por Gjebrea ka lënë të nënkuptohet se do të sjellë një këngë të re.

“Ai momenti kur je në një dimension tjetër…”-shkruan këngëtari, ndërsa pozon para një mikrofoni.

Evakuohen dy trena në Barcelonë, alarm për eksploziv

Policia në Barcelonë ka evakuar dy trena në stacionin kryesor të qytetit dhe po kryejnë kontrolle për eksploziv pasi u gjet një valixhe e dyshimtë.

Forcat xheniere shkuan mëngjesin e së mërkurës me shpejtësi të lartë në stacionin qendror Sants.

Policia raporton se administrata e sigurisë në stacionin hekurudhor identifikoi një objekt si një mjet shpërthyes të mundshëm brenda një valixheje në orën 8 të mëngjesit.

Atentat në Durrës, vritet miku i Shullazit

Ata po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës, ndërsa mësohet se Harizaj ishte pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Fillimisht u raportua se Genci Caca ndërroi jetë në spital, por më pas u konfirmua se ai kishte pësuar vdekje klinike dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu, Edison Harizaj dyshohet se është i përfshirë edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë.

Është gjetur një makinë e djegur

Ende nuk ka informacion se kush mund të ketë kryer atentatin, por në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

Atentati nga më shumë se një person

Atentati mendohet se është kryer nga më shumë se një person dhe ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e dy personave. Po ashtu autorët kanë qëlluar me më shumë se një karikatore kallashnikovi në drejtim të dy personave.

Ndërkohë policia në një njoftim në orët e vona tha sqaroi se:

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kurtz: Mbështesim çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se shteti i tij përkrah çfarëdo marrëveshje me të cilën pajtohen mes tyre Kosova dhe Serbia.

Gjatë një konference me Presidentin Hashim Thaçi Kurz theksoi se Austria dhe BE-ja do ta mbështesin edhe korrigjimin e kufirit mes dy vendeve por edhe shkëmbimin territorial.

“Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Ne mbështesim këtë marrëveshje dhe nëse arrihet askush nuk do të jetë kundër saj”, tha kancelari Kurz.

Ai ka thënë se pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë perspektivë evropiane për asnjërin shtet.

“Një dialog i suksesshëm Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshje. Pa një marrëveshje paqe nuk mund të ketë perspektivë evropiane, nuk do të ketë bashkëjetesë të mirë dhe nuk do të ketë paqe në rajon”, ka shtuar kancelari austriak.

Presidenti Thaçi nga ana e tij ka pohuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është interes i Kosovës por edhe i qytetarëve të saj.

“Sa i përket marrëveshjes aktuale Kosovë-Serbi, është me rëndësi që qytetarët e Kosovës dhe Kosova janë pro këtij procesi. Ne mbetemi të angazhuar për një marrëveshje me shtetin serb që do të sjell edhe njohje reciproke mes dy shteteve”, theksoi Thaçi.

Psikopatia dhe anët negative

Psikopatia dhe anët negative
Psikopatia dhe anët negative (Sahpictures/Getty Images)

Kompanitë e mëdha të internetit 3 për qind taksë dixhitale në BE

Kompanitë e mëdha të internetit mund të përballen me një taksë dixhitale prej 3 për qind mbi të ardhurat e tyre në Bashkimin Europian. Propozimi i Komisionit të BE-së, ka ngjallur pakënaqësi tek vendet e vogla, të cilat i druhen largimit të investitorëve. Megjithë debatet, franca ka kërkuar një vendimarrje të finalizuar deri në dhjetor.

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian u shfaqën të ndarë të martën mbi planin e Komisionit për të vendosur një taksë dixhitale prej 3 për qind mbi xhiron e gjigantëve të internetit.

Taksa e propozuar, e konceptuar si një zgjidhje afatshkurtër para se BE-ja të arrijë një qasje gjithëpërfshirëse për të taksuar biznesin e tyre, pritet të vendoset në sektorët ku përdoruesit luajnë rol për rritjen e vlerës së kompanisë, si nëpërmjet reklamve on line, përdorimit të motorëve të kërkimit, rrjeteve sociale apo shitjes së të dhënave të përdoruesve.

Disa vende të vogla të BE-së si Irlanda dhe Luksemburgu druhen se taksa e re do të ulë shanset e tyre për të tërhequr investime të kompanive shumëkombëshe. Ndërkohë ministri i Financave i Danimarkës Kristian Jensen thotë se taksa e re mund të prekë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Franca ka kërkuar që vendet anëtare të arrijnë një marrëveshje deri në fund të vitit.

Burgosen emigrantët e paligjshëm shqiptarë, kultivonin kanabis

Dy shqiptarë të arrestuar për një plantacion kanabisi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon, në Angli u dënuan me 18 muaj burg.

Aleksander Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39, emigrantë të paligjshëm, kultivonin qindra bimë narkotike, kur u arrestuan në shtator gjatë një operacioni policor.

Vlera në treg e shitjes së kanabisit arrinte në tre milionë paundë.

Parcela gjendej 50 metra nëntokë dhe kishte dy dyer metalike.

Policia gjeti në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitien e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanabisin e që merrnin 100 paundë në ditë, të ishin të formë të mirë fizike.

Fatmir Xhafaj i dorëzon detyrën Sandër Lleshit

Me një mbledhje të posaçme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

Emërimi i Sandër Lleshit në postin e zv/ministrit të Brendshëm erdhi pas refuzimit, që kreu i shtetit Ilir Meta i bëri emrit të propozuar nga kryeministri Rama.

Pas emërimit, Rama ka shkrepur edhe një foto me zv/ministrin dhe në facebook e ka quajtur si “fotoja e ditës”. Më pas ata i janë drejtuar ministrisë së Brendshme, ku Fatmir Xhafaj i ka dorëzuar detyrën, zv/ministrit.

Dorëzimi i detyrës ka zgjatur vetë 15 minuta, më pas Rama dhe Xhafaj kanë dalë nga ambientet e ministrisë, ndërsa Sandër Lleshi ka vijuar prezantimin me stafin.

Rama dhe Xhafaj nuk kanë pranuar të flasin për mediat, pas daljes nga institucioni i ministrisë.

Rama emëron Sandër Lleshin zv/ministër të Brendshëm

Me një mbledhje të posaçme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

Emërimi i Sandër Lleshit në postin e zv/ministrit të Brendshëm erdhi pas refuzimit, që kreu i shtetit Ilir Meta i bëri emrit të propozuar nga kryeministri Rama.

Pas emërimit, Rama ka shkrepur edhe një foto me zv/ministrin dhe në facebook e ka quajtur si “fotoja e ditës”

Pjesë nga fjala e Ramës sot në Parlament

Sipas Kushtetutës presidenti nuk ka kompetencë ta refuzojë por ka detyrën ta miratojë. Pra presidenti i Republikës sonë Parlamentare përveç 12 kompetencave që Kushtetuta ia njeh shprehimisht dhe ligjet e nxjerra në pajtim me të ia përkufizojnë qartësisht, dhe një nga këto është dhe detyra për të dekretuar qeverinë si dhe çdo anëtar të saj sipas kërkesës së kryeministrit. Madje brenda 7 ditësh me një dispozitë taksative nuk lë asnjë vend për intepretim.

Koha më ka mësuar të mos e them fjalën e fundit të parën dhe vendi më ka mësuar që ta respektoj radhën e lëvizjeve. Sot le të respektojmë shkarkimin e Fatmir Xhafës, të cilin e falenderoj dhe një herë për kontributin që dha, më pas do të vendosim në qeveri ministrin e Brendshëm të refuzuar nga presidenti për dekretim. Natyrisht në drejtimin e ministrisë së Brendshme si zv/ ministër dhe do ti japim ca ditë kohë jo vetëm presidentit të Republikës që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë por dhe vetes pë të hedhur hapin tjetër.