Burgosen emigrantët e paligjshëm shqiptarë, kultivonin kanabis

15

Dy shqiptarë të arrestuar për një plantacion kanabisi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon, në Angli u dënuan me 18 muaj burg.

Aleksander Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39, emigrantë të paligjshëm, kultivonin qindra bimë narkotike, kur u arrestuan në shtator gjatë një operacioni policor.

Vlera në treg e shitjes së kanabisit arrinte në tre milionë paundë.

Parcela gjendej 50 metra nëntokë dhe kishte dy dyer metalike.

Policia gjeti në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitien e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanabisin e që merrnin 100 paundë në ditë, të ishin të formë të mirë fizike.