Rama emëron Sandër Lleshin zv/ministër të Brendshëm

66

Me një mbledhje të posaçme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

Emërimi i Sandër Lleshit në postin e zv/ministrit të Brendshëm erdhi pas refuzimit, që kreu i shtetit Ilir Meta i bëri emrit të propozuar nga kryeministri Rama.

Pas emërimit, Rama ka shkrepur edhe një foto me zv/ministrin dhe në facebook e ka quajtur si “fotoja e ditës”

Pjesë nga fjala e Ramës sot në Parlament

Sipas Kushtetutës presidenti nuk ka kompetencë ta refuzojë por ka detyrën ta miratojë. Pra presidenti i Republikës sonë Parlamentare përveç 12 kompetencave që Kushtetuta ia njeh shprehimisht dhe ligjet e nxjerra në pajtim me të ia përkufizojnë qartësisht, dhe një nga këto është dhe detyra për të dekretuar qeverinë si dhe çdo anëtar të saj sipas kërkesës së kryeministrit. Madje brenda 7 ditësh me një dispozitë taksative nuk lë asnjë vend për intepretim.

Koha më ka mësuar të mos e them fjalën e fundit të parën dhe vendi më ka mësuar që ta respektoj radhën e lëvizjeve. Sot le të respektojmë shkarkimin e Fatmir Xhafës, të cilin e falenderoj dhe një herë për kontributin që dha, më pas do të vendosim në qeveri ministrin e Brendshëm të refuzuar nga presidenti për dekretim. Natyrisht në drejtimin e ministrisë së Brendshme si zv/ ministër dhe do ti japim ca ditë kohë jo vetëm presidentit të Republikës që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë por dhe vetes pë të hedhur hapin tjetër.