Berisha pamundësi për të reflektuar mbi humbjen, i rikthehet shpalosjes së terminologjisë baltosëse

61

albaniaBerishaKryeministri në ikje Berisha vazhdon përbaltjen ndaj kundërshtarëve të votuar masivisht nga populli më 23 qershor. Për Berishën, Rama, Kryeministri i ri i shqiptarëve është thjesht një piktor i dështuar. Qeveria e tij, është qeveria e komunistëve, bllokmenëve të rinj dhe e trafikantëve në gjirin e PS-së.

Siç duket, vota plebishitare kundër tij, jo vetëm nuk e ka bërë të reflektojë, por është më se i bindur se filozofia e tij politike dhe juridike është pikërisht mënyra më e duhur për të komunikuar me kundërshtarët, përfaqësues të shumicës popullore. 

“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës.

Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzisë, por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS. Në krye të Ministrisë së Brendshme një njeri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.

Qeveria e aleancës së 1 prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë Çarçani 2.

Përpara drejt të shkuarës me Piktorin dështak!”,-dekalron Berisha në FB.