Familjet rome të braktisura: Kemi fëmijët pa bukë

51

Serbia GypsiesFamiljet rome të rreshtuara njëra pas tjetrës në barrakat e tyre presin që të vijë dikush për t’ju dhënë një lajm të mirë. Megjithëse duket sikur po pajtohen me fatin e tyre, sërish i gjejmë plot shpresë.

Midis tyre së fundmi duket se qarkullon lajmi se për cështjen e tyre do të ndërhyjë edhe presidenti i Republikës. Kjo është pergjigjia që të japin kur i pyet se nga kush po prisni t’ju ndohmojë. Të vendosur në barraka në trotuar, me triciklat e tyre dhe me disa orendi të tjera, herë herë edhe në rrugë shpresojnë për një fat më të mirë.

Fëmijë të vegjel të kequshqyer duken ngado, nënat na thonë thuajse njëzëri se shumica prej tyre qajnë në mëngjes, qajnë se kanë uri. Një prej nënave na thote se nuk ka çfare t’i japë për të ngrënë, ndihma për ta nga shoqatat vjen vetëm gjatë orëve të drekës. Fëmijë që enden barrakave dhe të sëmurë po përjetojnë prej ditësh këtë ferr.

Pëballen edhe me rrezikun për jetën, pasi rruga ku janë vendosur përballë pallatit me shigjeta është një nyje kryesore e kryeqytetit, ku makinat qarkullojnë më së shumti. Në këto ditë të nxehta gushti duket se për ta ka një lajm të mirë, disa shoqata i kanë regjistruar në njesitë bashkiake dhe presin për të marrë ndihmën ekonomike, e cila do tu shërbejë sadopak.

“Janë dy tre shoqata që na kanë regjistruar për ushqime, për vizita. Po na mbajnë me shpresë dhe nuk e dimë si do bëhet kjo puna jonë. Ne kalamajtë I kemi të gjithë të sëmurë, nga erërat nga plehrat”, shprehet një grua rome.

Regjistrimi i familjeve rome në të gjithë Shqipërinë është një nga rekomandimet që Avokati i Popullit i është drejtuar prej kohësh institucioneve. Disa prej fëmijëve të këtyre familjeve punojnë në pronën ku ishin të vendosur prej vitesh për të siguruar bukën e gojës. Ndërsa të tjerët me mbledhjen e kanaçeve, plastikës dhe hekurit në kazanët e Tiranës, por sërish shpresojnë për një jetë më të mirë, të cilën e presin nga institucionet pa ditur se kur do të vijë ky lajm.

“Kalamajtë gërmojnë në kazane, marrin nga 5 mijë lekë në ditë dhe me to blejmë ilacet”, thotë gruaja.