Policia e Shkodrës njofton se ka identifikuar 5 persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në një vrasje të dyfishtë, ndodhur në këtë qytet një vit më parë. Sipas të dhënave të policisë së Shkodrës, të dyshuar për autorësinë e vrasjes së dyfishtë janë 5 persona: A. Doçaj, 32 vjeç; L. Martini, 29 vjeç, E. Boka, 32 vjeç, A. Prebibaj, 30 vjeç, dhe L. Nika, 32 vjeç.
Të pesë këta persona, dyshohen si të përfshirë në vrasjen e ndodhur në gusht të 2012-s, kur babë e bir, Frederik e Jurgen Marku, 46 e 22 vjeç, u vranë në oborrin e spitalit të Shkodrës.



