Studentët: Bashkoni me ne, mos rrini në kafene!

68

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe sot.

Ora 09:57 Nis marshimi nga Korpusi drejt Ministrisë së Arsimit

Dhjetra studentë kanë nisur marshimin nga Korpusi Universitar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentëve të Universitetit të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Arteve.

Ora 08:27 Edhe studentët e Gjirokastrës në protestë

Studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër do të vijojnë protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të mblidhen sërish paradite përpara Universitetit, për t’u solidarizuar me protestën në mbarë vendin. Protesta e tyre e parë u zhvillua ditën e djeshme.

Studentët protestë me libra para Ministrisë së Arsimit

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon” thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.

Ndërkohë Rama ka ftuar në dialog studentët në orën 11:00, live në facebook.