Durrës, studentët e “Aleksandër Moisiut” kundër tarifave

Dhjetëra studentë të Universitetit publik “Aleksandër Moisiu” janë ngritur në protestë për përgjysmimin e tarifave universitare, heqjen e tarifave shtesë dhe anulimin e VKM-së për provimet përsëritëse, si dhe përmirësimin e kushteve në ambientet universitare.

Me parulla dhe thirrjen “Ulni tarifat!”, studentët protestues ftuan për një përfshirje më të gjerë të studentëve në këtë protestë, në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Ata kërkuan të mos favorizohen universitetet private, përmes aplikimit të tarifave të larta, ndërsa i kanë kujtuar kryeministrit se ata nuk janë ngelës, por të rinj që përpiqen të arsimohen sa më mirë, edhe pse ndonjëherë me parà të marra borxh për të mbuluar tarifat e papërballueshme nga një pjesë e familjeve të tyre.

Tarifat e studimit në “UAMD”, universitetin më të ri në vend që u hap në tetor të vitit 2006, variojnë në bazë të ciklit të studimit. Ndërsa tarifa vjetore për “Bachelor” është fikse 25 mijë lekë, për programet “Master Profesional” llogaritet me vlerën e 10 mijë lekëve për kredit, duke variuar në bazë të degës së studimit deri në 90 mijë lekë.

Ndërkohë, për “Masterin Shkencor” tarifa llogaritet me vlerën e 12 mijë lekëve për kredit. Pra çdo student i këtij cikli studimesh duhet të paguajë 144.000 lekë, ndërsa ata të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike duhet të paguajnë 150.000 për studimet në ciklin “Master Shkencor”.

Universitetet? Reformim të vërtetë!

Artan Fuga

Universitetet publike dhe private kanë nevojë të:

demokratizohen,

menaxhohen teknikisht,

mbajnë përgjegjësi për cilësinë e mësimdhënies!

Studentët, aq sa i njoh në auditore, nuk dëshirojnë thjesht dhe vetëm shpenzime të ulta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës.

Pa këto katër masa urgjente, gjithçka është e kotë:

1. – Decentralizim i tarifave, pra përgjegjësi e universiteteve për to ! Heqje e taksës për provimet e mbartura, absurde dhe e dëmshme për funksionimin e universiteteve, lëre pastaj financiarisht që është zhvatje.

2- Të drejta studentore për përfaqësimin e tyre real dhe jo me kukulla në senate, dekanate, borde universitare! Vendimmarrja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe pedagogjike dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë dhe cfarë legjitimiteti kanë për të marrë vendime!

3 – Kondicionim i grantit publik për universitetet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes të parametrave të cilësisë të mësimdhënies dhe jo me kritere burokratike nga agjenci jo funksionale!

Kështu universiteti publik kur me tarifa të larta rrezikon të uli numrin e studentëve, ai do të ketë si pasojë uljen e grantit publik, pra rrezikon të ardhurat e tij në krahun tjetër.

Nëse redukton kostot e mësimdhënies në kurriz të cilësisë, atëhere do të ketë si pasojë reduktimin e të ardhurave nga granti publik sepse nuk do të kishte plotësuar parametrat e cilësisë!

Ky është ekulibri!

Nëse ky ekuilibër si mekanizëm rregullator bllokohet, si tani, atëhere shpenzimet për arsim do të shkojnë në stratosferë kurse niveli i mësimdhënies dhe vlerave e diplomave do të shkojnë në puse të thella nën nivelin e detit.

4. – Rishikim i mënyrës të funksionimit të bordeve qesharake të universiteteve publike!

Pa funksion!

Kërkesa për të barazuar në këto borde qesharake numrin e antarëve që vijnë nga Ministria e Arsimit me numrin që vijnë nga IAL është krejt e gabuar.

Bordet në vetvete ashtu si funksionojnë dhe kompetencat që kanë janë qesharakë. Problem është bordi jo numri i antarëve të tij.

Futja e një studenti atje, në nje mekanizëm qesharak, është pa asnjë ndikim.

Duhet ndryshuar dhe reformuar tërësisht modeli i universiteteve shqiptare!

Ministria e arsimit ka shansin e madh që pakënaqësinë e studentëve, oh sa legjitime !!!, ta kthejë sot në një energji të madhe për modernizimin e sistemit financiar të universiteteve publike që sot është :

as mish as peshk!

Një simbiozë mes burokratizmit stalinist dhe gjoja tregut, por pa konkurrencë, pa matësa të cilësisë të produktit, pa të drejta të atyre që u propozohet produkti.

Studentët ultimatum qeverisë: Keni kohë deri në orën 16.00

Studenetët i kanë vendosur një ultimatum qeverisë që të japë një përgjigje deri sot në orën 4 pasdite, në të kundër protestat do të përshkallëzohen në demonstrata. Një prej tyre tha për Ora News se do të jetë dhjetori i dytë.

“Ne kemi lënë një afat, deri sot pasdite në orën 4 kërkojmë përgjigje. Nëse përgjigja nuk jepet, atëherë ta dija kryeministri dhe ministrja se ne nuk tërhiqemi. Nuk jemi rtërhequr për protestat tona për armët kimike dhe nuk do tërhiqemi. Madje paralajmërojmë se protesta mund të kalojë në demonstrata. Protesta do të përfundojë vetëm me realizimin e qëllimeve. Ky është dhjetori i dytë. Prindërit tonë patën vizionin për një Shqipëri Europiane, atë ëndërr vazhdojmë ta kemi dhe ne. 8 dhjetori i dytë po afron, Dhjetori i dytë do ta gjejë Shqipërinë me heqjen e këtyre tarifave burokrate”, tha studenti.

Amet Gjanaj, zëvendëskryetari i ri i komunës Molenbeek në Bruksel

Përfaqësuesit e zgjedhur në votimet e tetorit në komunën e Molenbeek u instaluan ditën e djeshme në detyrë. Kryetarja e re e Komunës është Catherine Moureaux (PS). Ajo çka ka më shumë rëndësi për komunitetin shqiptar të Belgjikës, por edhe më gjerë është posti si zëvendëskryetar i kësaj komune i deputetit shqiptar Amet Gjana.
Nga dita e djeshme ai është zyratrisht zëvendëskryetar i komunës Molenbeek në Bruksel. Ky është rasti i parë që një shqiptari i jepet kjo detyrë në Belgjikë. Stafi i albaniaplus i uron Z.Amet Gjanaj suksese në detyrën e re!

Protesta studentore zgjerohet i bashkangjiten studentët e Elbasanit dhe Korçës

Sot shënohet dita e dytë e protestave për studentët në kryeqytet, e po ashtu edhe për ata në Elbasan, ndërkohë që studentët e Korçës janë bashkuar për herë të parë sot në bojkotimin e mësimit.

Tarifat e provimeve të bartura, studentët protestojnë edhe në Korçë

Ata të “Fan Nolit” në qytetin juglindor kanë dalë me parulla që paralajmërojnë një lëvizje edhe më të gjerë, si të vitit ’90, pavarësisht se kërkesat e tyre nuk kanë më lidhje me rrëzimin e diktaturës së dikurshme, por anulimi i VKM-së për tarifat shtesë në arsimin e lartë, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve në konvikte, si dhe përfaqësimi në Bordin e Administrimit, ku ka përfaqësues nga fakultetet dhe Ministria e Arsimit.

Në kryeqytet, ndërkohë, marshuesit kanë mbërritur në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për të dytën ditë me radhë, me kërkesën kryesore uljen e tarifave arsimore.

Gjithsesi, duket se në Gjirokastër mësimi vijon normalisht, ndërsa studentët e Shkodrës kanë njoftuar se do të bashkohen të premten me protestuesit, sikurse edhe ata të “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan.

Hysaj mund të largohet shpejt nga Napoli

Pas 3 javësh hapet merkatoja e janarit, ku skuadrat në mbarë Europën mendojnë për të bërë meremetimet e duhura, për të ndryshuar në gjysmën e mbetur të sezonit, dhe pretendentë për shkodranin nuk mungojnë. Agjenti i Elseid Hysajt, la të kuptohet se futbollisti i përfaqësuar prej tij mund të largohet shpejt nga skuadra jugore.

“Në Champions Ancelotti ka vendosur që të luajë me Maksimoviç, por këtë zgjedhje duhet ta kuptojmë dhe nuk duhet të krijojmë polemika me trajnerin. Por askush nuk mund të thotë që papritur Hysaj u bë një lojtar mediokër. Po flasim për rinovimin e tij dhe kur koha të jetë e duhur mund të ndodhë. Por nuk është e thënë që të qëndrojë në Napoli, pasi ka një klauzolë që e lejon të largohet që në Janar”, tha agjenti i futbollistit shqiptar.

Mario Giuufreddi shtoi në këtë mënyrë presionin te Napoli për të menduar më shumë mbi lojtarin kuqezi. Elseid Hysaj kërkohet nga Chelsea që është gati të ofrojë deri në 50 milionë Euro.

Ja si mund të përgatisni dhuratat e fundvitit me pak para

Festat e fundvitit ngrohin zemrat tona e duket ndër periudhat e pakta kur kupton se bota moderne nuk e ka vrarë ende shpirtin tradicional, të ngrohtësisë familjare, dashurisë që mund të gjendet te gjërat e thjeshta. Kriza ekonomike nga e cila bota po përpiqet të dalë, mund t’ia ketë vlejtur ndoshta vetëm për një gjë: për t’iu rikthyer vlerave të thjeshta, atyre bazike, që nuk duan shumë para. Ka më shumë njerëz që po vlerësojnë ato gjëra që kanë, në pamundësi për të blerë të tjera. Shumë prindër që mjaftohen me dhurata të vogla për fëmijët, pa shpenzuar shuma marramendëse. Në të gjithë këtë botë moderne, ku paratë nuk mjaftojnë asnjëherë, as ofertat nuk kanë të sosur. Një treg paralel me dyqanet e vitrinat kudo në rrugë janë blerjet online.

Për ata që dhuratat i ndajmë natën e Vitit të Ri, më poshtë do t’ju japim disa sugjerime që mendojmë se janë origjinale. Na mirëkuptoni, nëse doni të shpenzoi pa kursim, do të ishim të lumtur të mos i ndiqni këshillat tona, pasi kështu ndihmoni ekonominë, por mos hiqni dorë të bëni dhurata me shumë dashuri.

Udhëtime

Terrorizmi këtë vit ka frenuar mundësitë e udhëtimeve, por duket se jo vetëm për këtë arsye ne po zgjedhim pushime të shkurtra dimërore jo më larg se fqinjët, Maqedoni, Mali i Zi. Ofertat e specializuara tashmë nga shumë agjenci udhëtimi ju mundësojnë pushime dyditore (një fundjavë) për më pak se 150 euro për person. Por kësaj do t’ju sugjeronim Dardhën e Korçës. Në një hotel me 4 yje, nuk ka mundësi për të kaluar ndërrimin e viteve pasi prenotimet janë mbyllur. Por në ditët e para të janarit, prindërit me dy fëmijë mund të akomodohen aty për një natë përkundrejt një tarife 9 mijë lekë, përfshirë mëngjesin e shfrytëzimin e qendrave estetike.

Dekore

Mes dhuratave të Vitit të Ri nuk mund të mungojnë zbukurimet e personalizuara. Një ide fantastike mund të jetë diçka për shtëpinë. Qëndisjet me punim kryq po kthehen gjithnjë e më shumë në modë. Në këtë rast duhet të jenë me temë festive. Mund t’ua dhuroni nënave e motrave, nëse ato nuk bëjnë punime të tilla. Për këtë zgjedhje ju vlejnë qendrat tregtare. Çmimet modeste ju mundësojnë të blini disa të tilla.

Teknologji

Kur flasim për teknologji, kemi gjithmonë parasysh fjalën e fundit. Ndaj nëse doni të dhuroni teknologji do t’ju duhet të shpenzoni pak më shumë.
Edhe këtë fundvit, pajisjet me një raport të mirë cilësi-çmim mbeten, celularët Huawei.

Kafshët

Kafshët janë një dhuratë që bëjnë përjashtim nga çdo lloj dhurate tjetër. Nëse vendosni të blini një qen apo mace, sigurohuni që fëmija apo partneri juaj e kërkon me këmbëngulje, por mbi të gjitha sigurohuni që do ta “duroni” edhe ju e do të jeni të gatshëm të kujdeseni për të.

Aksesorë

Aksesorët janë një zgjidhje e shpeshtë por gjithmonë e këndshme. Ato mund të përdoren gjerësisht mes miqsh e të afërmve.
Kini parasysh që femrat janë “pa këpucë” e “pa çanta”. Disa prej tyre dhe pse kanë 5 byzylykë në dorë, prapë hedhin sytë te bizhutë. Ndaj çdo aksesor do të vlente për to. Ju sugjerojmë ngjyra këtë dimër.

Fëmijët

Nëse janë të vegjël duhet të keni parasysh lojërat zhvilluese. Lodra prej druri, që formohen nga pjesëza të tyre.
Për fëmijët e rritur, mbi 10 vjeç e dimë që mund t’u kenë mërzitur duke kërkuar telefona, iPad të markës së fundit. Jo për kundërshti, por për të mirën e tyre, ju sugjerojmë diçka më të shëndetshme. Një kurs i ri. Një sport i preferuar. Abonimi i prezantuar në formën e një poste do të ishte një surprizë bukur. Sipas sportit të zgjedhur fusni në pako edhe topin e futbollit, basketbollit, veshjen e notit, etj.
Për një nevojë më urgjente ju kujtojmë se fëmijët ende u gëzohen veshjeve të tjera. Ndaj mund të blini edhe triko, kostume, apo këpucë.

Për shtëpinë

Të mira, të lira, të bëra me dorë, e pa dëmtuar natyrën. Janë kuadrot e sjellë nga “Desing by pana”. Tre prej tyre kanë gjysmë çmimi këtë fundvit, duke u tregtuar 1500 lekë. Me gjysmë çmimi mund të gjeni edhe një tavolinë, stol. Për vajzat që duan të bëjnë diferencën, edhe çantat prej druri të kombinuara me stofa janë një stil origjinal.
Paketa e linjës së tualetit mund të jetë një dhuratë me shumë efekt. Elegante janë edhe propozimet që vijnë nga “Bottega Veneta”: nga parfumi i rafinuar i shisheve të qelqta të “Murano”-s ose scrub-i për trupin.
Keni një mikeshë që është e pasionuar pas kremrave të syve? Atëherë mund t’i dhuroni “Absolue L’Extrait Baume-Elixir Yeux Rigenerante Supremo” të “Lancôme”.
Mes parfumeve, “Chanel Coco Noir” është një fragrancë chic dhe misterioze për të gjithë ato që preferojnë parfumet me aromë orientale. Një zgjidhje tjetër është “Liz Earle”, me produkte të preferuara nga yjet britanike. Bëhet fjalë për produkte trajtimi të fytyrës, duarve dhe trupit, të cilat mund t’i përdorni çdo ditë.
Një përzgjedhje e studiuar për tipat më vanitozë. Koleksioni i “Tom Ford Private Blend Oud Fragrance” pasuron gamën “Private Blend” me produkte tualeti shumë elegante.
Për të befasuar meshkujt finë mund t’i drejtoheni parfumerisë së nivelit të lartë, siç është ajo e realizuar nga laboratori “Le Labo”, “Jus mai banali”, tek e cila mund të “nuhasni” punën e madhe për të realizuar këtë esencë. Ata që janë të pasionuar pas aromave nostalgjike mund të provojnë edhe kolonjën. Ajo më e mira është “Acqua di Colonia 4711”. Ndërsa për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë të tashmen mund të zgjedhin si dhuratë “Burberry Brit Rythm”, një koktej aromash që frymëzon adrenalinë dhe eufori. Paketim i zi dhe transparent. Shumë i rafinuar është edhe propozimi që vjen nga “Bottega Veneta”: parfum, xhel për dush, balsam pas rrojës, shkumë banjë dhe vaj stini, pra nuk mungon asgjë.

Trajtime estetike

Kujt nuk do t’i pëlqente një trajtim estetik, në çdo kohë të vitit, e për më tepër në prag të festave, kur duam të dukemi më të bukur, në formë, e të relaksuar pavarësisht punës. Trajtimet e fytyrës, masazhet e trupit dhe kurimi i thonjve janë më të kërkuarat nga femrat, sipas menaxherëve të qendrave estetike. Dhe kur flasim për trajtim fytyre apo masazh trupi, kemi parasysh edhe interesin e rritur të meshkujve. Gjithsesi, trajtimet estetike si dhuratë u adresohen kryesisht femrave. Ndaj këshilla për meshkujt është që të mos priten nga një thikë me dy presa siç është trajtimi estetik. Mund t’i dhuroni një masazh relaksues, duke treguar që jeni të interesuar më shumë për mirëqenien e saj e nuk ju shqetësojnë kilogramët e tepërt. Të tilla masazhe, ofron pothuajse çdo qendër estetike dhe nuk e kalojnë vlerën e 40 eurove.
Por ne, kësaj radhe ju sugjerojmë një trajtim pak më të avancuar, e mbi të gjitha të ri në tregun tonë. Flasim për trajtimet estetike me plazmën e pasur me trombocite (Platelet-rich plasma- PRP) quhet ndryshe plazma e gjakut me përqendrim të madh trombocitesh, në të cilën gjenden dhjetëra faktorë rritjeje dhe citokina, të cilat nxisin rigjenerimin dhe shërimin e lëkurës dhe indeve të buta, përmes nxitjes së prodhimit të kolagjenit të ri. E quajtur ndryshe “lifting i vampirit” (terapia drakula) PRP ka në bazë të saj aplikimin përmes mikro-injeksioneve kutane të faktorëve të rritjes së marrë nga gjaku i vetë pacientit. Qendra Vip Line e sjell këtë, përmes një procedure që zgjat nga 45 minuta (në fytyrë) deri në 90 minuta (në skalpin e kokës). Trajtimi i lëkurës në disa pjesë të trupit mund të realizohet për të gjitha vajzat mbi 25 vjeç dhe për rigjenerimin e plotë të kolagjenit ju nevojiten 2-3 muaj kohë. Ndaj nëse këtë dhuratë nuk ua bën dikush, mund t’ia bëni shumë mirë vetes.

Ngrini dolli me verëra shqiptare

Dollitë janë vetëm për mendime pozitive dhe e tillë duhet të jetë edhe vera. Keni mundësi të mëdha zgjedhje, por ne këtë vit ju sugjerojmë një verë shqiptare, e cila përveçse ka marrë disa çmime, prodhohet me shumë dashuri në kodrat e Shqipërisë së Mesme, ndërsa e zgjedhur e bën unike. Flasim për verën “Kokomani”, shesh i bardhë dhe shesh i zi. Një shije që nuk ju zhgënjen, vjen edhe e paketuar posaçërisht për festa, nga pronari i kantinës. Një shishe e tillë, mund ta blini për rreth 1000-1500 lekë.

Libra, për miq studioz

Ka pak që ka kaluar Panairi i Librit dhe titujt e botimeve të promovuara si më të mirat i keni ende në kokë. Mes promovimeve po mbizotërojnë gjithnjë e më shumë librat publicistikë. Libri për Ahmet Zogun kushton 1500 lekë. Por kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga historitë romantike, apo librat policesk. Libri i Antonio Tabuhi “Requiem”, kushton 600 lekë.
“Delikatesa” nga David Foenkinos, 600 lekë, flet për një histori dashurie të ëmbël dhe delikate mbi aftësinë e zemrës për t’u ripërtërirë e për të gjetur një agim të ri. Ai nuk është ndër të rinjtë në treg, por vlen për romantikët që ende nuk e kanë blerë.

Veliaj: Ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

Veliaj: “Në hapësirat publike dhe qendrat sociale vakte të ngrohta për njerëzit në nevojë. Dhurojmë rroba dhe lodra për fëmijët”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu bashkuan Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje, të cilat do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave. Ndërkohë, aktivitetet vijuan më tej me drekën në qendrat sociale.

“Tirana vërtetë ka 1 milion halle, por ka edhe 1 milion mundësi për të qenë solidarë, bashkëpunues dhe ndihmues. E kemi kthyer në traditë në Tiranë, muaji dhjetor është “Muaji i solidaritetit”.  Besoj se me kaq shumë dashuri sa ka ofruar Tirana këtë vit, edhe në dhjetor, duke parë sesi po përfshihen edukatorët, mësueset, punonjëset sociale, që t’i mësojnë fëmijët që të vegjël me ndjenjën e solidaritetit, do kemi një muaj të bekuar festash dhe ndihme, për të gjithë ata që kanë nevojë”, deklaroi Veliaj.

Për fëmijët e familjeve në nevojë ky dhjetor i festave është muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve në prag të festave të fundvitit, fëmijët që vijnë nga shtresat në nevojë do të marrin më shumë dhurata. “Kolegët kanë vendosur kosha në të gjithë Tiranën, që familjet që kanë lodra të cilat nuk i përdorin më, mund t’i riciklojmë. Kush ka 5, mund të japë 2, qofshin lodra ose rroba, t’i hedhin në këto kabinat e verdha të vendosura nga bashkia, të cilat i pastrojmë, i riparojmë dhe pastaj mund t’i ripërdori një familje në nevojë në zonat rurale të Tiranës, në institucionet tona sociale, në shtëpi fëmije, qendrat tona të emergjencës, banesat sociale në Shkozë. Duam që të paktën fëmijët në këtë dhjetor, mos të ndiejnë që ka pabarazi”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë, e cila synon mbrojtjen e mjedisit dhe në të njëjtën kohë t’u vijë në ndihmë personave në nevojë. Në disa prej rrugëve kryesore të qytetit janë vendosur kosha të posaçëm me ngjyrë të verdhë, ku të gjithë qytetarët mund të drejtohen për të dërguar rrobat e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “Ftesa jonë për të gjithë qytetarët është dhuroni, dhuroni, dhuroni! Mund të dhuroni për fqinjin tuaj, mund të dhuroni lodra që nuk përdoren më, të cilat mund t’ia dhurojmë dikujt tjetër, ose në të gjitha kabinat e verdha, ku rroba, tesha që dikush nuk i përdor, ne mund t’i pastrojmë dhe pastaj t’i ripërdorim për të gjitha familjet në nevojë. Këtë vit ne do të targetojmë kryesisht fëmijët dhe familjet në zonat rurale, ata që janë në ndihmë ekonomike, në institucionet e mbrojtjes sociale siç janë shtëpitë e fëmijës dhe qendrat e emergjencës dhe ata që banojnë në banesat sociale, komunitetin rom dhe egjiptian”, nënvizoi Veliaj.

Ndërkaq, në hapësirat publike dhe në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të ketë pika ku të gjithë ata që nuk kanë mundësi, mund të konsumojnë një vakt të ngrohtë. “Do të kemi disa vakte që do të gatuhen në hapësirat publike dhe në qendrat tona sociale, të gjitha pikat në të gjithë zonat pedonale në shesh, te Pazari, te Liqeni, do të jenë le të themi pikat më të frekuentuara, ku njerëzit mund të bëjnë dhurata. Askush nuk varfërohet duke dhënë, secili prej nesh pasurohet, pasurohet ai që merr diçka, por pasuron shpirtin edhe ai që jep diçka për ata që kanë nevojë”, tha Veliaj.

Aktivisti Eneid Mato deklaroi se edhe këtë dhjetor, solidariteti nuk do t’i mungojë kryeqytetit, për njerëzit që kanë nevojë për përkrahje. “Si çdo dhjetor, hapim muajin “Tirana solidare, Tirana dhuron, Tirana me zemër të madhe, humane” e njerëzve të mirë, që ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ka shumë nevojë këtë dhjetor që të dhurojmë për të gjitha ato familje, fëmijët e të cilëve nuk kanë lodra, nuk kanë veshje, nuk kanë ndoshta ushqim, u mungon edhe biçikleta e dashur, të cilën do ua ofrojmë dhe të tregojmë edhe njëherë se ky qytet është vendi i Nënë Terezës, Shqipëria e gjitha është vendi i Nënë Terezës, është një vend që solidaritetin e ka në gjak”, u shpreh Mato.

Ekzekutohet një 18-vjeçar shqiptar në Greqi

Vritet një 18 vjeçar nga Shqipëri me banim në Kavala të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Ajo Gjeorgjiu” në qendër të Kavales, ku rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të martës banorët e dëgjuan dy të shtëna armësh.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti trupin e pajetë të të riut shqiptar, i identifikuar si Marios Isa, i cili sipas të dhënave jetonte prej vitesh bashkë me prindërit në Kavala.

Policia bëri të ditur se viktima ka dy goditje më arme zjarri nga afër gjë që ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.

Ne dorën e viktimës janë gjetur disa kartëmonedha 50 euroshe. Një gjë e tille sipas policisë largon mundësinë e një grabitjeje dhe lë për të dyshuar se personi mund të kishte probleme te tjera me autorët.

Gjithësi policia bëri të ditur se viktima nuk kishte patur asnjëherë probleme me ligjin. Policia ka bërë disa arrestime përreth zonës së vrasjes dhe prindërit e 18-vjeçarit janë paraqitur në polici për të dëshmuar.

Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavallës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Ministrja Nikolla: E gatshme të bisedoj me studentët, por jo në rrugë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla për Ora News tha se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë. Sipas Nikollës, kërkesa e studentëve është që ata mos paguajnë vitin që ngelin, por kjo tha ministrja ka qenë edhe në ligjin e vjetër.

Nikolla: Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për diçka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër.

Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarifës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe dekani ka qenë në komunikim me ta.

Ky moment është përdorur nga segmente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin.

Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë.

Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj.

Pagesa me këste

Administratorët e Universiteteve Publikë kanë ndryshuar dhe kanë vendosur të paguajnë me këste. Siç ka qenë pagesa, të vijohet edhe në vitet e tjera akademike.

Pagesa për çdo kredit

Kërkesa është që studentët që mbesin mos paguajnë tarifën. Ju bëj me dije se edhe me ligjin e vjetër ka qenë njësoj. Studentët që ngeleshin paguanin vitin. Kjo është e shkuar dhe në aktet ligjore të mëparshme.

Ajo që është vullneti i Universiteteve, por edhe i shoqërisë është se nuk duhet të dekurajojmë cilësinë, por të motivojmë cilësinë.

Por unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët. Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë.

*ORA NEWS