Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan, mbërrin sot në Tiranë.
Kukan është i ftuar nderi në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Zyra e shtypit e MPJ-së, bën të ditur se Kukan do të mbajë një ligjëratë në orën 13.30



