Maratona e Nju Jorkut, nën masa të rrepta të sigurisë

17

maratona-New-York-280x200Autoritetet e New Yorkut kanë marrë masa sigurie shtesë, për maratonën që do të zhvillohet sot në rrugët e qytetit. Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo sulm të ngjashëm me atë që ka ndodhur në maratonën e Bostonit, më 15 prill.

Sipas policisë, disa mijëra policë, zhytës, helikopterë, qenë që nuhasin bombat dhe kamera do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e garës prej 42.2 kilometrash.

“Kemi pa dyshim prani të madhe të uniformave”, ka thënë komisionari i Departamentit të policisë në New York, Ray Kelly.

Nga sulmet në maratonën e Bostonit kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 264 të tjerë.

Në maratonën e New Yorkut pritet të marrin pjesë rreth 48,000 vrapues.

Vitin e kaluar, maratona në New York është anuluar për shkak të super-stuhisë Sandy.