Greqi: 12 imigrantë humbin jetën, duke tentuar largimin drejt brigjeve italiane

44
Foto nga Corrado Lannino/EPA
Foto nga Corrado Lannino/EPA

Autoritetet greke kanë njoftuar se, 12 imigrantë janë gjetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë shpëtuar, pas kapjes së një gomone në një ishull në perëndim të Greqisë. Kërkimet nga autoritetet e shpëtimit po vazhdojnë akoma.

Sipas autoriteteve greke, incidenti ka ndodhur të premten herët në mëngjes, në brigjet e Lefkadës, në detin Jon. Imigrantët kërkonin të largoheshin për në Itali.

Autoritetet greke konfirmojnë se, nuk dihet akoma origjina e udhëtimit. Autoritetet ministrore kanë deklaruar se, imigrantët po përdornin një gomone 7-8 metra të gjatë dhe të mbijetuarit që i kanë shpëtuar tragjedisë, janë transportuar me urgjencë për në spitalin e ishullit në mënyrë që gjendja e tyre shëndetësore të jetë nën vëzhgim.

Greqia ngelet një nga pikat transit më të frekuentuar, nga imigracioni i paligjshëm.