Kapja e tre të arratisurve, Agimi i Artë kërkon të vendosen mina në kufi

agimi_506529234Ministri grek i Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Dendias ka inspektuar zonën e kufirit greko- shqiptar në Kostur, një ditë pas arrestimit të 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Drenovës.

Siç raporton Panorama, Dendias është takuar me punonjësit e policisë, të cilët arrestuan 3 të dënuarit shqiptarë, ku i ka përgëzuar për punën e bërë.

Gjatë takimit, duke parë edhe problemet që dolën gjatë këtij aksioni, ministri tha se do të pajisë menjëherë me automjete komisariatin, kamera termike dhe mjete të tjera ndihme.

“Unë do të doja që në emër të kryeministrit Antonis Samaras dhe në emër të qeverisë të uroj punonjësit e policisë që u përfshinë në një aksion të rrezikshëm për kapjen të arratisurve shqiptarë. Unë mendoj se policët kanë treguar në mënyrë të qartë se çfarë ofron dhe përfaqëson policia greke, në përpjekjen e saj për të mbrojtur jetën, pronën, dinjitetin e qytetarëve greke”, tha Dendias.

Ndërkohë pas kapjes së shqiptarëve në Kostur, Agimi i Artë i kërkon qeverisë greke bllokimin e kufirit me Shqipërinë, duke kërkuar ngritjen e kampeve, dëbimin e shqiptarëve, kthimin e ushtrisë në kufi etj.

Sipas Shqiptarja.com, në kërkesën e tyre, partia e Agimit të Artë shkon deri aty sa të kërkojë edhe vënien e minave anti-njeri në kufirin Shqipëri-Greqi.

Vrasja e Bushit, komunitetit shqiptar: Besojmë tek drejtësia

carabinieriVrasja e shqiptarit, Behxhet Bushi nga një karabinier në Bolgare javën e kaluar në një postbllok, është vetëm rasti më i ri në vitet e fundit. Në vitin 2010, në Mornico, një ushtarak vrau një 18-vjeçar shpërndarës droge.

Ngjarja që i mori jetën 27-vjeçarit shqiptar ka shkaktuar debat në Itali. Bushi u qëllua me një plumb pasi nuk iu bind urdhrit të karabinierëve për të ndalur makinën që po drejtonte.

Për ngjarjen e ndodhi rreth orës 02:30 të natës, në akuzë janë tre policë që ndodheshin në postbllok. Ata akuzohen për “vrasje nga pakujdesia dhe vetëmbrojtje të tepruar”. Nga hetimet paraprake, Bushi është gjetur me qafë të thyer në makinë.

Komuniteti shqiptar

Pas tragjedisë që i kushtojë jetën 27-vjeçarit, komuniteti shqiptar në Emilia Romagna ka thënë fjalën e vet. Në një komunikatë për mediet, komuniteti “FARE” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të Behxhetit që mbeti i vrarë më 23 nëntor pas një grabitjeje në Villongo.

Në reagim thuhet se, “përsëri tragjedia shkaktoi polemika”. Komuniteti shqiptar shpreh shqetësim dhe për deklaratën e kreu të Bashkisë së Chiuduno-s, Stefano Locatelli. “Komenti i Locatelli-t tregon mentalitetin e atyre që nuk ndiejnë asnjë dhembshuri njerëzore për njerëzit e tjerë duke mos shprehur vlerat universal”, thuhet në reagimin e komunitetit shqiptar.

Gjithashtu ata saktësojnë se, ata nuk mbështesin as shqiptarët që folën me gjuhën e urrejtjes. Këtu ata i referohen zërave për të çuar ankesë në Tribunën e Hagës. Komuniteti shqiptar saktëson se, grabitja para ngjarjes tragjike nuk justifikon fundin fatal. Ata shprehin besim tek drejtësia italiane duke thënë se, tragjedia e një humbje jete nuk mund të përshkruhet nga pasaporta apo etnia.

“Nuk më erdhi keq për shqiptarin”

Pak ditë pas vrasjes së shqiptarit, Behxhet Bushit në Chiuduno të Italisë, kreu i bashkisë, Stefano Locatelli-t, anëtar i Lega Nord-it ka reaguar kështu: “Është e rëndë nëse them që nuk më erdhi keq për hajdutin e vrarë gjatë ndjekjes së policisë? Solidaritet me forcat e rendit, që janë gjithnjë e më pak të fuqishme përballë drejtësisë që nuk ekzsiton dhe që vazhdon të lërë të lirë kriminelët”.

Ai e mbrojti fuqishëm vrasjen e shqiptarit nga ana e karabinierëve edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak, të mbajtur për këtë çështje. Pas reagimeve të shumta kundër postimit të kryebashkiakut, ky i fundit u detyrua ta fshijë për ta zëvendësuar me një tjetër. “Natyrisht nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla dhe kombësia e viktimës nuk ka të bëjë aspak: nuk duhet parë gjithnjë si çështje racizmi”, shkruan ai. Shqiptari u vra nga karabinierët gjatë një ndjekje tri ditë më parë, pasi nuk iu bind thirrjes së tyre për ndalim.

Fyle letër vendeve anëtare, të mbështesin Shqipërinë për statusin

Stefan-Fyle-2Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle në një letër dërguar vendeve anëtare kërkon mbështetjen e tyre për t’i dhëne Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

“Dëshiroj t’ju informoj për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, posaçërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse dëshiroj të ndaj me ju pikëpamjet e mia për këto zhvillime përpara mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi për rekomandimin e Komisionit Europian. Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lancoi dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe konsensusin në integrimin europian.  Ky takim ishte një eveniment për t’i bërë një inventar të rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator ka pasur një vendosshmëri të qartë në rritjen e Qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi i një koordinatori në rang kombëtar për antikorrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e komisionerit që pritet të konfirmohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e antikorrupsionit që pritet të përfundojë në dhjetor”, shkruan Fyle.

Në këtë letër Fyle thekson gjithashtu, se në Shqipëri ka pasur zhvillime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si edhe vlerëson rolin pozitiv të Policisë së Shtetit.

 

Sfida e statusit për Shqipërinë

vuljanicArta Tozaj /Top Channel

Me gjithë rezolutën e Parlamentit Europian dhe mbështetjen e eurodeputetëve, çështja e statusit nuk është e përfunduar. Eurodeputetët mendojnë se do të duhet punë për të bindur vendet anëtare të aprovojnë. 

Duke iu referuar luftës kundër korrupsionit raportuesi për Shqipërinë Nikola Vuljaniç iu referua denoncimit të ‘Fiks Fare’ për korrupsionin në drejtësi duke thënë se shpresoj që kjo video të pasohet nga arrestime.

Kreu i Delegacionit për Ballkanin në PE, Eduart Kukan:  Unë nuk do të thoja me aq lehtësi se vendet anëtare do pajtohen me rezolutën, për shkak të përvojës. Komisioni rekomandoi e Parlamenti mbështeti 5 vjet radhazi Maqedoninë, e Këshilli gjithnjë vendosi ndryshe. Por, mendoj se rezoluta që do të miratohet do të luajë një rol të rëndësishëm për Këshillin, përpara marrjes së vendimit në dhjetor. Thjesht, ata nuk mund ta injorojnë atë.

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein
: Kjo nuk mbaron veç me këtë rezolutë. Për shembull, në rastin tim, më duhet të shkoj në Berlin. Jo vetëm unë, por dhe disa kolegë të partive të tjera. Shkojmë për të bindur, nëse nevojitet, qeverinë gjermane. Pra, ne do votojmë këtë rezolutë e do të bëjmë maksimumin me qeveritë në shtëpitë tona për të pasur një rezultat të mirë në Dhjetor.

Top Channel: Siç thuhet në raportin tuaj dhe atë të Komisionit, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria për krimet janë të gjithëpërhapura dhe mbetet problem serioz korrupsioni në gjyqësor. A jeni në dijeni të videos së transmetuar nga ‘Fiks Fare’?

Raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç: E pashe videon dhe lexova lajmin, e mendoj se kjo është rruga e duhur për të vepruar mbi këto gjëra. Një ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm u filmua ndërsa kërkonte rryshfet, apo diçka e ngjashme, për të liruar disa njerëz, jashtë burgut, dhe ai u hoq nga detyra brenda disa minutave. Kështu thuhet në artikullin që lexova, pak minuta pas transmetimit.

Top Channel: Dhe një hetim vijon për gjyqëtarë të përfshirë …

Raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljanic
: Shpresoj vërtet që të arrestohen. Kjo nuk thuhet në artikull. Kryesorja  është që të shihet se ka një prirje, një vullnet. Një tjetër pikë  kyçe është  klikimi mendor në kokën e popullit në përgjithësi, i cili duhet të thotë se korrupsioni është i keq. E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare. Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një Kryeministër.Pozicioni i medias në Shqipëri është vërtet për të qeshur. Pashë televizionin çdo natë kur isha atje, edhe pse nuk e kuptoj gjuhën. Thjesht për të parë se si funksionon. Ka shumë transmetues privat të pavarur, që më dukeshin plotësisht profesional, si Top Channel e të tjerë. Nga ana tjetër ka një televizion publik të varfër, çfarë është e gabuar. Vendi duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mediave publike sepse ato janë burimi kryesor e parësor i informimit për qytetarët.

Top Channel:  Zoti Kukan, nuk pati amendament nga ju kësaj radhe për 21 Janarin. 4 veta u vranë, siç e dini në protestën e dy viteve më parë. Pati gjykim, por asnjë fajtor për humbjen e jetëve, njësoj si në rastin e shpërthimit të 2009 në Gërdec. Supozoj se mbetët i kënaqur nga gjykimi?

Kreu i Delegacionit për Ballkanin në PE, Eduart Kukan:  Jo, jo. Nuk jam i kënaqur me gjykimin. Mbaj të njëjtin qëndrim mbi këtë çështje dhe siç e kam thënë më parë, derisa kjo çështje të hetohet në mënyrën e duhur dhe objektive, dhe që të merren me ata që rezultojnë përgjegjës për këtë, deri atëherë në skenën politike shqipëtare do të ketë një mungesë e nuk do të mund të thuhet se gjithçka shkon mirë. Pse nuk e futa këtë amendament, nuk e di, por mbaj të njëjtin pozicion dhe do jua dëshmoj juve duke insistuar në të ardhmen për këtë.

SHBA, Burgim i përjetshëm për një copë picë

0,,16178211_303,00Dënimet që e kalojnë masën janë rezultat i ligjeve që janë miratuar ose ashpërsuar gjatë 40 viteve të fundit në vazhdën e luftës kundër drogës dhe krimeve të tjera.

“E dënuan si kriminel të rëndë!” tregon Judith Minor e cila vuan prej 13 vjetësh prej kësaj. Djali i saj Ricky është dënua me burgim të përjetshëm dhe gjendet në burgun Yazoo në Misisipi. Atë e dënuan se kishte me vete droga që nuk kushtonin fare pak dollarë. “Burgim për jetë pa perspektivë lirimi me kusht” – ky vendim i gjyqtarit është për 76-vjeçaren përtej imagjinatës.

Judith Minor dhe Ricky Minor
Judith Minor dhe Ricky Minor
Megjithatë për sistemin e drejtësisë të SHBA ky rast nuk është përjashtim: herë ka qenë fjala për një palë çorape, e herë për një copë picë. Shumë hajdutë të vegjël i kanë paguar veprimet e tyre me burgime të përjetshme. Krimi i Ricky-t qe se kishte me vete një gram metamfetaminë. Ricky është vetëm një nga rreth 3.300 vetë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm në vendin e lirisë, pa mundësinë e lirimit të parakohshëm.

“Një vdekje e jetuar”

Jennifer Turner

Jennifer Turner e OJQ-së American Civil Liberties Union (ACLU) thotë se dënime të tilla që e kalojnë masën “janë rezultat i ligjeve që janë miratuar ose ashpërsuar gjatë 40 viteve të fundit në vazhdën e luftës kundër drogës dhe krimeve të tjera në të gjithë SHBA-në ose në shtete të veçanta.” Në raportin me titull “Një vdekje e jetuar” Turner dhe aktivistë të tjerë të ACLU japin alarmin për këto ligje, që parashikojnë dënime të ashpra për vepra të lehta penale.

0,,17256661_401,00
Jennifer Turner

Në disa shtete, si në Luizianë apo Florida dënohen automatikisht me burgim deri në vdekje, të gjithë personat që dënohen për të tretën herë, “edhe në qoftë se veprat e tyre mund të jenë fare të vogla, ose të jenë kryer para 30 vjetësh, ose nëse autorët e krimit i kanë kryer si fëmijët apo të rinj”, thotë Turner për Deutsche Welle-n.

“Ti nuk e meriton dënimin – por unë i kam duart të lidhura prej ligjit,” kështu i tha gjyqtari Ricky-t, tregon e ëma Judith Minor. “Unë nuk munda t’u besoj veshëve.” – tregon ajo për DW.

Detyrimi i ligjit

Por gjyqtari ka pasur të drejtë, ligji është detyrues, thotë Jennifer Turner. “Gjyqtarët nuk mund të bëjë atë që në të vërtetë duhet të jetë detyra e tyre”, thotë aktivistja e ACLU. Gjatë veprimtarisë së saj ajo ka takuar shumë jursitë që thonë se nuk janë dakord me dënime të tilla as si gjyqtar, as si qytetar dhe si tatimpagues.

Rreth 1,8 miliardë dollarë përpin në vit kjo praktikë ligjore. “Unë mendoj se shumë prej votuesve të cilët i mbështesin këto ligje dhe shumë nga politikanë të cilët i kanë miratuar nuk e kanë aspak të qartë se prej këtyre ligjeve ka njerëz që u duhet të zhduken përgjithmonë pas hekurave për shkak se kanë vjedhur p.sh. vetëm një xhaketë,” thotë Turner.

0,,4257450_4,00Rreth vicioz

Mark Rosenbaum, drejtor i American Civil Liberties Union

Të prekur prej dënimeve të tilla janë kryesisht të zezakët me 65% në të gjithë SHBA-në, madje me 91% të rasteve në shtetin e Luizianës, tregon studimi i ACLU. Burgjet në SHBA janë të mbushura me 40% mbi kapacitetet e tyre.

“Një rreth vicioz i varfërisë, i krimit dhe i burgosjeve i mban të burgosur shumë amerikanë dhe dobëson shumë komunat,” tha ministri i Drejtësisë Eric Holder duke njoftuar kohët e fundit një reformë të legjislacionit. Ne duhet të arrijmë që kriminelë të burgosur për vepra të vogla penale për drogat të lirohen nga burgjet, tha ministri i Drejtësisë. Një fillim i mirë ky, mendon Turner, por jo i mjaftueshëm. ACLU do t’i dërgojë Kongresit dhe presidentit Barack Obama një peticion për t’i shfuqizuar ligjet e diskutueshme.

Për 76-vjeçaren Judith Minor dhe të shoqin kjo është një garë me kohën. Djali i saj ka bërë në burg shumë kurse dhe është përgatitur për një fillim të ri, thotë ajo. Kur u shkojmë për vizitë në burgun Yazoo City, ai shpesh ëndërron që të kthehet në shtëpi dhe të përkëdhelë qenin e tij. Judith Minor shpreson se do të arrijë ta jetojë atë ditë./DW/

Blejnë autobus për të dërguar fëmijët në shkollë

autobusNë nje kohë kur askush nuk merrte persiper transportin e nxenesve te shkolles 9-vjeçare Shullaz ne rrethin e Kurbinit, vete prinderit e tyre kane vendosur ti japin zgjidhje ketij problemi duke kontribuuar sipas mundesive per te mbledhur shumen e nevojshme per te siguruar blerjen e nje mjeti transporti.

Per vite me rradhe keta nxenes duhet ti bënin balle temperaturave te ulta, reshjeve te shiut dhe debores, duke ecur per kilometra me kembe nga banesat e tyre drejt godines se shkolles.

Problemet kane qene perhere prezente ne levizjen e tyre, më së shumti për nxenesit e shkolles fillore, te cilet edhe per shkak te moshes e kishin te pamundur rrugetimin e tyre duke shenuar edhe nje abandonim ndoshta me te drejte te oreve mesimore.

Ky eshte rasti i pare qe ndodh nje fenomen i tille, duke i bere sfide ne nje fare menyre organeve pergjegjese, për tu treguar sesa e lehte eshte te sigurohet nje zgjidhje ne qofte se gjithmone do te mbizoteroje deshira e mire, por mbi te gjitha perkujdesja dhe vemendja e duhur.

Ky veteinvestim erdhi pas premtimeve te shumta qe kjo zone ka marre ne vite per nje mjet te tille,ku ne vend te tij vinin vetem premtime.

Raporti i plotë, pikat e errëta të ekspertizës për Olldashin

barriera 1Mjeku ligjor kërkon zhvarrimin dhe riekspertimin urgjent të kufomës së ish-deputetit Olldashi. Mjeku kundërshton raportin se baxha e makinës i solli goditjen vdekjeprurëse të ndjerit Sokol Olldashi. Dëshmia është e një mjeku, që ka dijeni për ngjarjen e 20 nëntorit 2013, që i mori jetën ish-deputetit të PD-së, në një rrugë dytësore të segmentit Tiranë-Elbasan. Deklarimi i mjekut, që dëshiron të mbetet anonim, u bë pas publikimit të akt-ekspertimit autoteknik të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri gjatë të ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrëmjen e 20 nëntorit në rrugën e Kërrabës. “Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore. Normalisht një plagë e tillë nxjerr mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”-u shpreh mjeku. I pyetur nëse një plagë të tillë të thellë dhe vdekjeprurëse mund ta ketë shkaktuar xhami i baxhës së automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lëkurën, por jo kockën e kafkës që është shumë e fortë, siç quhet në gjuhën mjekësore. E përsëris që kafka ishte e hapur nga maja e kokës deri në nivelin e syrit me hundën si dhe kishte mungesë të masës trunore”-deklaroi ai për “Shekulli”.

Dyshimet e mjekut përforcohen nga mungesa e gjakut në brendësi të makinës nuk kishte asnjë shenjë. “Të gjitha airbagët e hapur, asnjë vegël e gjatë që mund të ketë shkaktuar plagën, kjo është pika dyshuese për mua”- u shpreh mjeku, duke shtuar se një përgjigje të qartë dhe të saktë do ta jete raporti i Mjekësisë Ligjore, i cili përmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes së kufomës së të ndjerit.

 demtimet e olldashit“Shekulli” tentoi dje të merrte raportin e Mjekësisë Ligjore për ish-deputetin Olldashi, raport që duhej të ishte bërë I ndjeri Sokol Olldashi kishte një plagë të madhe në kokë. Dëshmia është e një mjeku, që ka dijeni për ngjarjen e 20 nëntorit 2013, që i mori jetën ish-deputetit të PD-së, në një rrugë dytësore të segmentit Tiranë-Elbasan. Deklarimi i mjekut, që dëshiron të mbetet anonim, u bë pas publikimit të akt-ekspertimit autoteknik të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri gjatë të ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrëmjen e 20 nëntorit në rrugën e Kërrabës. “Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore. Normalisht një plagë e tillë nxjerr mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”-u shpreh mjeku.

I pyetur nëse një plagë të tillë të thellë dhe vdekjeprurëse mund ta ketë shkaktuar xhami i baxhës së automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lëkurën, por jo kockën e kafkës që është shumë e fortë, siç quhet në gjuhën mjekësore. E përsëris që kafka ishte e hapur nga maja e kokës deri në nivelin e syrit me hundën si dhe kishte mungesë të masës trunore”-deklaroi ai për “Shekulli”. Dyshimet e mjekut përforcohen nga mungesa e gjakut në brendësi të makinës nuk kishte asnjë shenjë. “Të gjitha airbagët e hapur, asnjë vegël e gjatë që mund të ketë shkaktuar plagën, kjo është pika dyshuese për mua”- u shpreh mjeku, duke shtuar se një përgjigje të qartë dhe të saktë do ta jete raporti i Mjekësisë Ligjore, i cili përmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes së kufomës së të ndjerit. “Shekulli” tentoi dje të merrte raportin e Mjekësisë Ligjore për ish-deputetin Olldashi, raport që duhej të ishte bërë publik të paktën brenda 24 orëve, por drejtues të saj thanë se ai mund të jetë në dispozicion nga java tjetër, duke qenë se në këtë kohë qëlluan edhe festat e nëntorit. Në raportin e ekspertëve autoteknik fjala gjak nuk përmendet në asnjë vend. “…gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët.

Ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit, për shkak të mosvendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritare në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit”-thuhej ndër të tjera në akt-ekspertim. Mjeku që pranoi të flasë për “Shekullin” u shpreh se: “Po të ketë dyshime të arsyeshme, atëherë duhet të kërkohet zhvarrosja e trupit dhe një riekspertim tjetër, por kjo nuk duhet të kalojë kohë sepse bëhet dekompozimi i kufomës”.

Vdekja e Sokol Olldashit la pas një mori pikëpyetjesh, si në shumë prej ngjarjeve ku viktima ishin figura të njohura të politikës, apo të biznesit. Ende nuk ka një përgjigje, se çfarë rregjistruan kamerat e tunelit Tiranë- Elbasan, ku pretendohet se kaloi makina ku udhëtonte ish-deputeti i PD-së, që do të tregonin, orën e kalimit dhe sa persona ishin në të; pse makina më e sigurtë në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit dhe nuk frenoi edhe pse ecte me shpejtësi normale dhe të pranueshme 45 km në orë; pse varrimi u zhvillua me ngut, rreth 13 orë pas çuarjes së kufomës te Mjekësia Ligjore, siç ndodhi me 4 policët e vrarë në Durrës në 2009, ndërsa sot thuhet se ka dyshime për autorët e vrasjeve dhe së fundi a do të ketë edhe kjo ngjarje, fatin e dosjes “Xhindi”, mëse katër vite më parë.

Raporti i plotë, pikat e errëta të ekspertizës për Olldashin

Kur kanë kaluar më shumë se 7 ditë nga vdekja e deputetit Olldashi në një aksident të mistershëm mbrëmjen e 20 nëntorit, të tjera fakte dalin në dritë nga ekspertiza e plotë e kryer nga katër ekspertët autoteknikë të kontaktuar nga Prokuroria e Tiranës. E mistershme mbetet rrjedhja e alkoolit të frenave nga automjeti tip Benz i deputetit Olldashi, ndërkohë që dëmet e mjetit janë minimale. Dyshimet shtohen e dhe më shumë me shpejtësinë e ulët të mjetit, për të shkuar më pas tek momenti fatal që solli dhe humbjen e jetës.

Sipas katër inxhinierëve, të ndihmuar edhe nga koncensionari i Benzit në Tiranë, në momentin e rrotullimit të Benzit, mjeti ngrihet përsëri në një lartësi të vogël si rezultat i përplasjes së parë pa pasur mundësi rrotullimi dhe gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën, koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët. Sipas ekspertëve, ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritareje në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit. Por ende ngjarja mbetet një mister edhe për vetë ekspertët. Ata deklarojnë se “edhe pse devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit”.

*Shekulli

Festa e Çlirimit, Rama: Ditë reflekimi për të punuar me përulësi dhe përkushtim

rama-homazheKrerët më të lartë të shtetit përkujtuan sot ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit, përkujtimi i 29 Nëntorit filloi me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Rreth orës 10:00, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri i vendit Edi Rama, Kryeparlamentari Ilir Meta, ministra, deputetë socialistë dhe aleatët e PS-së u bashkuan në vendosjen e kurorave me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që 29 Nëntori të shërbejë si një ditë reflektimi, për të punuar me përkushtim e përulësi, për të qenë të denjë për sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së organizuar në kuadër të përkujtimit të Ditës së Çlirimit, shefi i qeverisë shprehu bindjen se e majta e bashkuar i ka të gjitha mundësitë për të shkruar një tjetër faqe të bukur në historinë e Shqipërisë.

“Bashkimi i madh i 23 qershorit është nga njëra anë mësimi për secilin nga ne dhe në radhë të parë për çdonjërin prej nesh që përfaqësojmë shumë e shumë të tjerë. Ai bashkim i dha Shqipërisë mundësinë të marrë frymë lirisht, të ecim më shpejt drejt një rilindjeje që jo vetëm është e mundur por është detyrimi ynë karshi 1 milionë njerëzve të këtij vendi. Aleanca për Shqipërinë europiane ka të gjitha mundësitë për të shkruar një tjetër faqe të bukur në historinë e këtij vendi.”- deklaroi Kryeministri.

Sipas Ramës, jetët e dhëna në Luftën e Dytë Botërore na flasin çdo vit në këtë ditë, na flasin jo për luftën por për paqen, jo për përplasjen, por për sakrificën, jo për ndarjen por për bashkimin, jo për vdekjen por për jetën. Krenaria është shumë e madhe por puna për tu bërë të denjë për madhështinë e luftës nacionalçlirimtare është gjithmonë e pamjaftueshme.

Kryeministri theksoi se për të përmbushur ëndrrën e dëshmorëve të Atdheut ka ende shumë rrugë e punë për të bërë.

“Nëse barra duket e rëndë dhe rruga duket e vështirë, thirrja që vjen nga 29 Nëntori mjafton për të shumëfishuar besimin dhe për të kthjelluar shikimin përballë një sakrifice, sakrificës së dëshmorëve të kombit tonë, lidhur me punën tonë, që në fakt është një detyrë shumë më e thjeshtë në raport me përpjekjen e tyre. Ata sot na tregojnë se fisnikëria dhe shtysa e brendshme për ta jetuar jetën fisnikërisht nuk është as më shumë e as më pak se përpjekja idealiste e një njeriu të thjeshtë dhe se madhështia s’është as më shumë e as më pak se sa përpjekja e përditshme të njeriut të thjeshte për të qenë njeri i lirë,” – deklaroi Rama

 

Pas filmimeve reagon Zaganjori: Mashtruesa, krimba apo sekserë s’më korruptojnë dot

zaganjori1-1024x833

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë, ka shpërndarë dje një deklaratë për shtyp ku thuhet se  Kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, shpreh indinjatën e thellë për përmendjen e emrit të tij në filmimet e emisionit Fiks Fare. Më poshtë, pjesë nga reagimi i zëdhënëses:

“Kryetari i Gjykates se Larte shpreh indinjaten e thelle per permendjen e emrit te tij nga dy persona qe jo vetem nuk i ka takuar kurre ndonjehere, por qe per here te pare ua degjon edhe emrin. Ai siguron cdo qytetar se ne te gjithe punen dhe veprimtarine e tij si Kryetar i Gjykates se Larte nuk do te mund te ndikohet asnjehere nga mashtrues, krimba apo seksere, te cilet nuk do te kene rastin kurre ta korruptojne edhe per problemin me te vogel ne ushtrimin e funksioneve te tij kushtetuese dhe ligjore. Me kete rast Kryetari i kerkon Prokurorise te nise menjehere hetimet per zbulimin dhe denimin e te gjithe personave te perfshire ne aktet korruptive te permendura ne programet ne fjale. Ai fton median dhe cdo qytetar qe te denoncojne me force cdo akt korruptiv ne fushen e drejtesise. Ai shpreh angazhimin e tij maksimal per te luftuar me force kete fenomen te shemtuar dhe shume te demshem per shtetin”, thuhet ne reagimin e zëdhënsses së Gjykatës së Lartë.

Breedlove: Nuk do të ketë boshllëk të sigurisë në Kosovë

BreedloveKomandanti i lartë i NATO-s, gjenerali amerikan Philip Breedlove, tha sot se nuk do të ketë boshllëk të sigurisë në Kosovë as pas zbatimit të planeve për tërheqjen e forcave franceze të KFOR-it dhe aleanca aktualisht nuk ka plane për shkurtim të pranisë së saj në Kosovë.

Ai i bëri këto komente në fund të vizitës së tij në Kosovë gjatë të cilës veç tjerash vizitoi edhe trupat amerikane të vendosura në lindje të vendit për të kremtuar bashkë me ta ditën e falënderimeve. Ai tha se forcat paqeruajtëse janë të gatshme të përmbushin misionin e tyre dhe nuk do të ketë boshllëk në fushën e sigurisë.

Ditë më parë, u tha se presidenti francez, François Hollande, ka vendosur tërheqjen trupave franceze nga Kosova në pjesën e parë të vitit 2014, për shkak të shtimit të problemeve në Mali dhe në Afrikën Qendrore. Aktualisht pjesëtarët francez të KFOR-it janë të vendosur në veriun e trazuar të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Gjenerali Breedlove tha se komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina, është duke planifikuar përkujdesjen për këtë çështje duke shprehur bindjen se nuk do të ketë asnjë pengesë në misionin e KFOR-it.

“Në Shtabin e NATO-s bashkë me kombet e tjera do të vlerësojmë ndikimet afatgjate dhe si do të zgjidhet kjo çështje, por kam besim në planet e komandantit Farina për përmbushjen e boshllëkut”, tha ai.

Sipas planeve franceze, disa dhjetëra oficerë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, tha gjenerali Breedlove duke nënvizuar se aktualisht nuk ka plane për shkurtime të trupave dhe synimet për një gjë të tillë do të mbështeten në kushtet në terren, duke nënvizuar rëndësinë që kanë marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që mundësuan edhe organizimin e zgjedhjeve për herë të parë në veriun e Kosovës.

“Ajo që ne kemi para vetës është një mundësi e jashtëzakonshme e krijuar nga marrëveshjet e arritura me punën e Bashkimit Evropian dhe zonjës (Catherine) Ashton, që krijuan kuadrin që i mundëson Kosovës dhe posaçërisht veriut të Mitrovicës të ecin përpara. Nëse shohim përparim konkret në këto vija, atëherë mund të marrim ndonjë vendim. Por tash për tash KFOR-i do të mbetet në terren me mandatin për përmbushjen e synimeve të tij kryesore, mjedisin e sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, tha ai.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë në fund të luftës në vitin 1999 ndërsa përgjatë viteve ato u shkurtuan dhe aktualisht në terren ndodhen rreth pesë  mijë trupa. Shkurtimi i tyre pasoi përmirësimin e situatës në vend por edhe forcimin e mekanizmave të brendshëm të sigurisë në Kosovë.

Gjenerali amerikan tha se në takimet me zyrtarët e Kosovës është diskutuar edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila mbikëqyret nga NATO-ja. Kjo forcë e paraparë me planin e krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, nga shqiptarët shihet si bërthamë e ushtrisë së ardhshme të saj, ndërsa institucionet ndërkombëtare e shohin si një forcë që duhet të përballet me emergjencat civile. Gjenerali amerikan tha se tash për tash kjo forcë duhet të përqendrohet në profesionalizimin e mëtejmë./VOA/