Vrasja e Bushit, komunitetit shqiptar: Besojmë tek drejtësia

55

carabinieriVrasja e shqiptarit, Behxhet Bushi nga një karabinier në Bolgare javën e kaluar në një postbllok, është vetëm rasti më i ri në vitet e fundit. Në vitin 2010, në Mornico, një ushtarak vrau një 18-vjeçar shpërndarës droge.

Ngjarja që i mori jetën 27-vjeçarit shqiptar ka shkaktuar debat në Itali. Bushi u qëllua me një plumb pasi nuk iu bind urdhrit të karabinierëve për të ndalur makinën që po drejtonte.

Për ngjarjen e ndodhi rreth orës 02:30 të natës, në akuzë janë tre policë që ndodheshin në postbllok. Ata akuzohen për “vrasje nga pakujdesia dhe vetëmbrojtje të tepruar”. Nga hetimet paraprake, Bushi është gjetur me qafë të thyer në makinë.

Komuniteti shqiptar

Pas tragjedisë që i kushtojë jetën 27-vjeçarit, komuniteti shqiptar në Emilia Romagna ka thënë fjalën e vet. Në një komunikatë për mediet, komuniteti “FARE” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të Behxhetit që mbeti i vrarë më 23 nëntor pas një grabitjeje në Villongo.

Në reagim thuhet se, “përsëri tragjedia shkaktoi polemika”. Komuniteti shqiptar shpreh shqetësim dhe për deklaratën e kreu të Bashkisë së Chiuduno-s, Stefano Locatelli. “Komenti i Locatelli-t tregon mentalitetin e atyre që nuk ndiejnë asnjë dhembshuri njerëzore për njerëzit e tjerë duke mos shprehur vlerat universal”, thuhet në reagimin e komunitetit shqiptar.

Gjithashtu ata saktësojnë se, ata nuk mbështesin as shqiptarët që folën me gjuhën e urrejtjes. Këtu ata i referohen zërave për të çuar ankesë në Tribunën e Hagës. Komuniteti shqiptar saktëson se, grabitja para ngjarjes tragjike nuk justifikon fundin fatal. Ata shprehin besim tek drejtësia italiane duke thënë se, tragjedia e një humbje jete nuk mund të përshkruhet nga pasaporta apo etnia.

“Nuk më erdhi keq për shqiptarin”

Pak ditë pas vrasjes së shqiptarit, Behxhet Bushit në Chiuduno të Italisë, kreu i bashkisë, Stefano Locatelli-t, anëtar i Lega Nord-it ka reaguar kështu: “Është e rëndë nëse them që nuk më erdhi keq për hajdutin e vrarë gjatë ndjekjes së policisë? Solidaritet me forcat e rendit, që janë gjithnjë e më pak të fuqishme përballë drejtësisë që nuk ekzsiton dhe që vazhdon të lërë të lirë kriminelët”.

Ai e mbrojti fuqishëm vrasjen e shqiptarit nga ana e karabinierëve edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak, të mbajtur për këtë çështje. Pas reagimeve të shumta kundër postimit të kryebashkiakut, ky i fundit u detyrua ta fshijë për ta zëvendësuar me një tjetër. “Natyrisht nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla dhe kombësia e viktimës nuk ka të bëjë aspak: nuk duhet parë gjithnjë si çështje racizmi”, shkruan ai. Shqiptari u vra nga karabinierët gjatë një ndjekje tri ditë më parë, pasi nuk iu bind thirrjes së tyre për ndalim.