Pas filmimeve reagon Zaganjori: Mashtruesa, krimba apo sekserë s’më korruptojnë dot

48

zaganjori1-1024x833

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë, ka shpërndarë dje një deklaratë për shtyp ku thuhet se  Kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, shpreh indinjatën e thellë për përmendjen e emrit të tij në filmimet e emisionit Fiks Fare. Më poshtë, pjesë nga reagimi i zëdhënëses:

Kryetari i Gjykates se Larte shpreh indinjaten e thelle per permendjen e emrit te tij nga dy persona qe jo vetem nuk i ka takuar kurre ndonjehere, por qe per here te pare ua degjon edhe emrin. Ai siguron cdo qytetar se ne te gjithe punen dhe veprimtarine e tij si Kryetar i Gjykates se Larte nuk do te mund te ndikohet asnjehere nga mashtrues, krimba apo seksere, te cilet nuk do te kene rastin kurre ta korruptojne edhe per problemin me te vogel ne ushtrimin e funksioneve te tij kushtetuese dhe ligjore. Me kete rast Kryetari i kerkon Prokurorise te nise menjehere hetimet per zbulimin dhe denimin e te gjithe personave te perfshire ne aktet korruptive te permendura ne programet ne fjale. Ai fton median dhe cdo qytetar qe te denoncojne me force cdo akt korruptiv ne fushen e drejtesise. Ai shpreh angazhimin e tij maksimal per te luftuar me force kete fenomen te shemtuar dhe shume te demshem per shtetin”, thuhet ne reagimin e zëdhënsses së Gjykatës së Lartë.