Vuljaniç: Shanset për Shqipërinë janë të mira

vuljanic“Shanset që Shqipëria të marrë statusin janë të mira.” Kështu deklaron raportuesi i ri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikola Vuljaniç.

I pyetur nga “News24”, nëse ka vende të BE-së që kanë dyshime për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Vuljaniç pohoi se ka patur shtete skeptike, por u shpreh i sigurt se këto dyshime do të tejkalohen deri në marrjen e vendimit përfundimtar në dhjetor.

Sipas raportuesit kroat Vuljaniç, “Disa gjëra të reja kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri. Shqipëria dëshmoi pjekuri politike me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Me gjithë insistimin e SHBA-së, qeveria shqiptare dëgjoi popullin. Refuzimi, do të kontribuojë në vendimin pozitiv të KE-së.”

Rama përqafon Toromanin në Natën e Bardhë

Rama përqafon Toromanin, në Natën e bardhë
Rama përqafon Toromanin, në Natën e bardhë
Rama përqafon Toromanin në Natën e bardhë

 

Kaçi: Flamurtarit gjen një Skënderbe të etur

Josa-drejton-stervitjen-Morina-ne-plan-te-pareProblemi i golit, i evidentuar në ndeshjet e fundit të Skënderbeut, e ka detyruar trajnerin Mirel Josa që ta “ngujojë” ekipin para portës. Në seancën e djeshme stërvitore, skuadra ka punuar për rreth 60 minuta me goditjet në kuadrat, teksa është kërkuar që të përmirësohet shënjestra e lojtarëve, pasi në ndeshjet e fundit kanë gabuar shumë pranë portës. Këtu nuk futen vetëm sulmuesit, por edhe mesfushorët. Ndryshe nga herët e tjera, trajneri ka vendosur dje ta ndajë ekipin në dy pjesë: mbrojtësit punonin veçmas, ndërsa mesfushorët së bashku me sulmuesit ishin duke u stërvitur me goditjet në kuadrat. Për të perfeksionuar sa më shumë efikasitetin e gjuajtjeve, Josa e ka vendosur ekipin në situata të ndryshme. Fillimisht grupi u përqendrua te krosimet nga krahët dhe më pas goditjet nga distanca në pozicione të ndryshme të fushës. Ndërkaq, që gjatë seancës së djeshme, sidomos në goditjet e kuadratit, stafi teknik ndërpriste stërvitjen dhe jepte këshilla për sulmuesit në veçanti. Këta të fundit deri më tani nuk kanë shënuar aq sa pritet. Bëhet fjalë për Pejiçin, Morinën dhe Ribajn, të cilët kanë qenë titullarë, ndërsa emra si Nimaga e Tahirllari janë aktivizuar pak në këto 12 javë.
Këshillat – Reparti i sulmit ishte ai që ka kërkuar më shumë të gjejë një zgjidhje në stërvitjen e djeshme, duke u munduar që të jenë sa më të saktë në finalizim. Josa vazhdimisht kërkonte nga Pejiç & CO që të mos neglizhonin në goditjen e fundit. “Nuk duhet të neglizhoni për asnjë moment në stërvitje. Edhe këtu duhet të kërkoni që gjithnjë të shënoni gol, pasi nëse toleroni dhe godisni portën me neglizhencë këtu, atëherë e njëjta gjë do të përsëritet edhe në ndeshje. Duhet të jeni të përqendruar”, – u tha Josa lojtarëve gjatë seancës stërvitore. Nga ana tjetër, Pejiç nuk merrte këshilla vetëm nga Josa, por gjatë aksioneve zinxhir edhe nga përgatitësi i portierëve, Ilir Bozhiqi. Kroatit i është kërkuar që të sulmojë gjithmonë në shtyllën e parë, pasi cilësitë e tij i japin më shumë efikasitet në këtë zonë të fushës. “Pero, gjithmonë te shtylla e parë kërko topin, pasi me aftësitë e tua në 70% të rasteve arrin të konkretizosh saktë nga kjo pikë”, – i kërkonte Bozhiqi sulmuesit. Ndërkaq, si zakonisht, ekipi në fund zhvilloi edhe ndeshjen brenda grupit, e cila ishte mjaft e luftuar deri në minutën e fundit.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/ballina/golat-josa-ngujon-sulmuesit-te-porta-kaci-flamurtarit-gjen-nje-skenderbe-te-etur/#ixzz2m7xC8RuG

Frutat që rekomandohen nga mjekësia për kurimin e një sërë sëmundjesh

frutat mixNë tryezë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat, sidomos mandarina, e cila është tretëse, freskuese dhe lëngu i saj është i pranueshëm nga stomaku i fëmijëve
Të gjithë kemi preferencat tona për frutën më të shijshme. Kjo edhe pa e ditur se brenda një kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina të shumta, që ndihmojnë organizmin të punojë në mënyrë të shëndetshme. Pa e ditur se me lëngun e degëve të dardhës, mund të ulim temperaturën që i ka kaluar të 40 gradët, edhe pse kemi pirë antibiotikë pa fund. Apo, se me çajin që përftohet nga thana, manat, degët e ullirit mund të kurohen sëmundje të tilla si mëlçia, ulçera në stomak, skleroza, etj. Madje ka fruta të cilat rekomandohen nga Mjekësia Popullore edhe për kurimin e sëmundjeve më të rënda, si ato të zemrës, tensioni, anemia, kanceri. Ajo që është më e rëndësishme, mbi të cilën bien dakord, si Mjekësia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditëve të sotme, lidhet me faktin se në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat. Larmia e tyre duhet të jetë e madhe, kjo edhe për faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shndërruar ato në vitaminat dhe karbohidratet bazë për mirëfunksionimin e të gjitha organeve.

ULLIRI

Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Kuron

1-Arteriosklerozën

2-Tensionin e lartë

3-Ul temperaturën e lartë

4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak

5-Rregullon metabolizmi

6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë

7-Kuron stomakun

THANA

fruta2Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen komposto, prevede, marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë. Iu këshillohet kryesisht personave që kanë probleme me diarrenë.

Kuron

1-Diarrenë

2-Ekzemën

3-Normalizon qarkullimin e gjakut

4-Rregullon metabolizmin

MANI I ZI

Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen. Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret gjithashtu në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës.

Kuron

1-Tensionin

2-Mëlçinë

3-Sëmundjet e flokëve

4-Pagjumësinë

MANAFERRA

Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës.

Kuron

1-Ul temperaturën

2-Ataket kardiake

3-Diabetin

4-Astmën

5-Tretjen e ushqimeve

MOLLA

Molla si fryt ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

Kuron

1-Hemorroidet

2-Reumatizmën

3-Kollën

4-Sëmundjet e syve

5-Dhimbjet e veshit

6-Kundër helmimeve

MANDARINA

Frutat e mandarinës janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë.

Kuron

1-Aneminë

2-Pastrojnë gjakun

3-Stabilizojnë metabolizmin

4-Rregullojnë tensionin e lartë

LIMONI

Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm japin në hipo dhe avitaminozat. Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj a në gjellë.

Kuron

1-Mëlçinë

2-Reumatizmën

3-Gurët në veshka

4-Gripin

KAJSIA

Frutat e kajsisë janë të shijshme, automatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.

Bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

Kuron

1-Sëmundjet e mëlçisë

2-Dhimbjet e kokës

3-Pastrojnë gjakun

4-Laringun

BANANET

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Kuron

1-Ulin tensionin e lartë

2-Janë kundër diarresë

3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale

4-Banania mbron stomakun

Mjekimet me fruta

Janë mënyra shumë të efektshme të përdorimit sistematik dhe për një kohë relativisht të gjatë të frutave për përforcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

Mjekimet me fruta (frutoterapitë) janë mjaft të njohura nga populli ynë dhe përdoren gjerësisht në praktikë. Mjekimet me fruta bëhen duke konsumuar çdo ditë nga gjysmë deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar këtë për 10-20 e më shumë ditë. Gjatë zhvillimit të kurës, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripërat e panevojshme që grumbullohen nëpër kyçe dhe që shkaktojnë dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rëndon trupin. Në kohën e frutoterapisë ushqimi tjetër duhet të jetë i lehtë, i çliruar nga mishrat, dhjamërat dhe brumërat, i mjaftueshëm në sasi duke parapëlqyer sallatat dhe supat me barishte të pasura në vitamina dhe kripëra minerale. Praktika tregon se kurat me fruta janë shumë të dobishme edhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Të efektshme janë rezultatet e kurimit me arra, me lajthi ose me bajame për përforcimin e organizmit të dobësuar dhe për rivendosjen e shëndetit me gështenjë, me ftonj, me thana ose me vadhëza kundër diarresë (jashtëqitjes) e dizenterisë; me rrush, me limon ose me dredhëza kundër reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundër anemisë. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundër sëmundjeve të mëlçisë; me mollë kundër sëmundjeve të zemrës; me portokall e qershi kundër sëmundjeve të veshkave.

Misteri i njeriut i cili jetoi 256 vjet, bëri 180 fëmijë dhe pati 23 gra

njeriu 256 vjetRriti 180 fëmijë, ndërsa 23 bashkëshortet që kishte vdiqën shumë me herët se ai…
Li-Ching-Yun lindi në një fshat të vogël të Kinës (Szchewan) dhe deri në moshën dhjetëvjeçare, shkoi në shkollë. Për atë periudhë ishte shumë.

Më pas udhëtoi në krahina të ndryshme të Kinës, ku dhe mblodhi shumë bimë medicinale.
Sipas “New York Times”, pas kësaj përvoje, Li-Ching-Yun shiti për 100-vjet rresht bimë medicinale. Një ditë, kreu i perandorisë Pei Wu-Fu shkoi në shtëpinë e Li, për ta pyetur atë se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë dhe ai iu përgjigj: “Mbaje të qetë zemrën, qëndro si breshkë, shëtit i lumtur si pëllumb dhe fli si qen”.
Atëherë njerëzit, çuditeshin se si Li nuk ngjante aspak me një të moshuar, madje ai dukej shumë i fuqishëm për moshën e tij. Të shumtë ishin ata të cilët pretendonin se e njihnin që në fëmijëri, ndërsa të tjerë thoshin se Li ishte moshatar i gjyshërve të tyre të cilët nuk jetonin më.

Në 1930-n, Wu -Chung- Chien, lektor në Minkuo University gjeti disa dokumente me anë të të cilave faktohej se Li kishte lindur në më 1677-n. Të njëjtat arshiva, faktonin se qeveria kineze kishte uruar Li-Ching-Yun, për 150 vjetorin e lindjes , por edhe kur ai mbushi të 200-at.
Si mendoni, mos vallë Li harroi ditëlindjen e tij?
Sipas librit të rekordeve Guinness, njeriu i cili ka jetuar më shumë në këtë botë është qytetar francez, që jetoi 122 vjet dhe 164 ditë.
Po pse vallë kinezët nuk kanë dëshmuar asgjë për të famshimin Li?
Është e mundur që një njeri të jetojë 256 vjet?
Duhet theksuar se historia e Li-Ching-Yun aktualisht ndodhet nën studim nga studiues specialistë të fushës, pasi historia e tij vërtet është shumë me interes.

Mirëserdhët në fshatin ‘Y’

fshati yNë veri të Francës gjendet një fshat me emër të pazakontë. Fshati quhet ‘Y’.

Ky emërtim daton që nga viti 1241, ndërsa fshati ndodhet në rajonin Picardy.

Sipas të dhënave nga viti 2006, në atë fshat jetojnë 86 banorë, të cilët e quajnë vetët ipsilonas (Ypsilonien(ne)s).

Vendi i quajtur Y nuk është i vetmi që ka vetëm një shkronjë në emërtim.

Në veriperëndim të Norvegjisë gjendet vendbanimi ‘Å’, ku jetojnë 150 banorë.

Sekuestrohen në Fier 3.5 kg heroinë

kanabisPolicia e Fierit ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 37-vjeçar nga Durrësi pasi gjatë një kontrolli që policia bëri në automjetin e tij tip “Benz”, gjeti 3.5 kg heroinë.

Makina, në të cilën u gjet heroina u ndalua në vendin e quajtur Mbrostar, tek Ura e Fierit.

Sipas burimeve të policisë është arrestuar shtetasi Mariglen Aliaj, banues në Durrës, i cili u shoqërua për në rajonin e policisë së Fierit. Ndërkohë që policia është ende duke punuar për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin e lëndës narkotike.

Topalli: Festuan 29 nëntorin me shenjën në xhaketa të të rënëve britanikë

rama 29 nenIsh-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komentuar festimet e qeverisë për 28 dhe 29 Nëntorin.

Në një postim në rrjetin “Facebook”, Topalli shkruan se: “29 nëntorin e festuan me rilindjen e babait shpirtëror, ndërkohë që në xhaketa mbanin shenjën e të rënëve britanike!Kjo ishte sadiste dhe komike”.

“Aleanca e 1 prillit Rama-Meta fyejnë dhe provokojnë shqiptarët, festën e Flamurit ,datëlindjen e 101 të Pavarësisë , përveçse e censuruan nga Vlora , e kaluan me një organizim shpërfilles, të akulltë, aspak dinjitoz edhe pse qytetarët e Vlorës dhe të Shqipërisë e prisnin me krenari! Ky ishte turp! Fillim i mbrapshtë i shekullit të dytë të Shqipërisë së pavarur!” – shkruan ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Por, lulekuqja nuk është simbol eksluziv britanik, por eshte simbol i gjakut të të rënëve. Simbolikën e ka krijuar nje shkrimtar,  i cili lidhte fushen e betejës me përgjakjen e luftëtarëve, përgjatë luftërave napoleniane në fillim të shekullit XIX-të.

Fushat që para betejës ishin të zbrazura, kur betejat mbaronin mbusheshin me lule të kuqe, nga ku lulekuqja u shndërrua në simbol të gjakut të të rënëve.

 

Policia sekuestron një gomone me 60 kg drogë

gommone-grande1Policia kufitare e qytetit të Durrësit së bashku me Guardia di Finanza kanë sekuestruar mbrëmjen e djeshme 60 kg hashash.

Bëhet me dije se personat që ndodheshin në gomone sapo kanë kuptuar se kanë qenë në ndjekje të policisë kanë ndryshuar drejtim dhe e kanë braktisur mjetin lundrues, me të cilin do trafikonin mallin.

Policia bën me dije se ka sekuestruar gomonen, në të cilën kanë gjetur një çantë të madhe të ngarkuar me 60 kg hashash, të vendosura në 27 pako.

Droga kishte destinacion shtetin italianë. Uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës të kësaj situate, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.

Një parcelë me lakra në Kalkutë, Indi

Një parcelë me lakra në Kalkuta, në Indi. (Rupak De Chowdhuri, Reuters/Contrasto)
Një parcelë me lakra në Kalkuta, në Indi. (Rupak De Chowdhuri, Reuters/Contrasto)
Një parcelë me lakra në Kalkuta, në Indi. (Rupak De Chowdhuri, Reuters/Contrasto)