Poicia britanike: Vrasësi i 20-vjeçarit anglez fshihet në Fier

44

shqiptari kerkuarPolicia britanike i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin informacion, në lidhje me shtetasin Aleks Shyti, i cili akuzohet për vrasjen e një 20-vjeçari. Mësohet se krimi ndodhi në vitin 2010, teksa një natë 20-vjeçari Ricky Burlton  po kthehej në shtëpi, ai u aksidentua nga një automjet “Range Rover”, i cili drejtohej nga 34-vjeçari shqiptar Aleks Shyti. Mësohet se Shyti, pas aksidentit u paraqit për mjekim në një spitalin “Chase Farm” në Enfield dhe e kishte lënë 20-vjeçarin të vrarë në rrugë. Mjekët bëjnë të ditur se shqiptari ishte dëmtuar në fytyrë. Mendohet se Shyti, kur u pyet fillimisht nga policia në spital, kishte thënë se ishte me origjinë greke, quhej Georgios Tsoulos dhe jetonte në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme me një pasaportë false të BE-së.

Policia britanike, bën me dije se ai do të merrej sërish në pyetje, pas trajnimit mjekësor, por ai ia kishte mbathur për në Shqipëri. Policia britanike është duke bashkëpunuar me autoritet shqiptare, për të gjetur gjurmë të Aleks Shytit, i cili besohet se jeton në zonën e Fierit. Gjithashtu autoritetet britanike kanë ofruar dhe një shpërblim prej 1 mijë paund për të gjithë ata që japin informacione për 34-vjeçarin.