Papandreu pro legalizimi të marijuanës

56

mariuana1Greqia mund të bëhet vendi i dytë në botë, pas Uruguait, që legalizon kultivimin, tregtimin dhe konsumimin e marijuanës. Ish-kryeministri, Jorgos Papandreu ka propozuar që të ndiqet shembulli i vendit të Amerikës Latine duke miratuar një ligj që rregullon prodhimin dhe shitjen e kanabisit me kontroll shtetëror.

Në një shkrim me titullin “Një lëvizje shembull për marijuanën”, botuar në faqen e tij në internet, Papandreu shprehet se, një ligj i tillë mund të kufizojë përdorimin e drogës kryesisht tek të rinjtë, kufizon dëmtimin e shëndetit dhe zvogëlon trafikimin e drogave të paligjshme nga qarqet kriminale, të cilat marrin fitime të mëdha dhe në sajë të tyre zhvillojnë krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Uruguai lejon personat mbi 18 vjeç të blejnë deri ne 40 gram marijuanë në muaj në farmaci, ose të rrisin deri në 6 bimë kanabis, me kusht që të regjistrohen si përdorues të kësaj droge.