Thaçi: Vrasja e Janiçijevic, tronditëse

ThaçiKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se lajmi për vrasjen e këshilltarit në asamblenë e Mitrovicës Veriore, Dimitrije Janiçijevic, e Listës së Partisë së Pavarur Liberale, ka qenë tronditës.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se: “asnjë motiv nuk mund ta arsyetojë marrjen e jetës së një qytetari”.

“Familjes së këshilltarit Janiçijevic i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Organet e drejtësisë dhe hetuesisë, duhet sa më parë ta ndriçojnë rastin!”, ka deklaruar Thaçi.

Kodheli e Papulias prekin ligjin e luftës dhe kufirin detar

kodheli-papuliasTakimi me presidentin e Greqisë, Karolos Papulias ka mbyllur vizitën e Ministres së Mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli, në shtetin helen. Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe miqësore. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dy vende fqinjë nga më të vjetrit në rajon, me lidhje të vjetra historike dhe tradicionale.

Në mënyrë të veçantë ata ndanë të njëjtin mendim për zhvillimet pozitive të kohëve të fundit që po i japin marrëdhënieve tona një përmbajtje të re cilësore në interes të dy popujve tanë, të stabilitetit dhe paqes në rajon, si një vlerë e shtuar edhe në kuadrin e të gjithë Bashkimit Evropian.

Por, ndërkohë nuk janë lënë jashtë diskutimit dhe çështje të rëndësishme për të dy palët si ligji i luftës, përcaktimi i kufirit detar jugor dhe emërtesat në pasaportat e shqiptarëve që pala greke i ndalon të hyjnë në vend sepse janë në gjuhën shqipe.

“Si presidenti Papulias ashtu edhe ministrja Kodheli, gjatë bisedës së tyre, prekën edhe disa nga çështjet e axhendës së marrëdhënieve dypalëshe që kërkojnë zgjidhje në frymën e klimës pozitive dhe vullnetit të mirë të dy qeverive tona, siç janë ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste, toponimet etj,”- njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Tiranë.

I njëjti burim sqaron se, ministrja Kodheli i tha presidentit Papulias se mbledhja ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte një model i mirë që mund të bëhet mes qeverive të tjera të rajonit tonë. Zoti Papulias vlerësoi ndërkohë vendosmërinë e qeverisë së kryeministri socialist Edi Rama “për reformat   brenda vendit dhe vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtarë e familjes evropiane”.

“Shqipëria, tha ai, është një vend evropian, i takon Evropës dhe Greqia ka qenë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e Presidencës saj”, – thuhej në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Presidenca evropiane 

Mbështetje për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së është dhënë dhe nga ambasadori grek në Shqipëri, Leonidas Rokanas. Gjatë një konference tek qendra e informimit të BE-së në Tiranë, ku ishte edhe ambasadori Ettore Sequi, janë diskutuar sfidat e së ardhmes së Bashkimit Evropian.

Rokanas ka deklaruar se shkaku i refuzimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nuk ishte ekstremizmi. “Sa i përket ekstremizmit, unë nuk flas në mënyrë zyrtare, por presidenca greke dhe shumë udhëheqës kanë thënë që ekziston euroskepticizëm.

Nuk do të thosha ekstremizmi apo ata ultranacionalistë janë një element përkufizues i Bashkimit Evropian dhe natyrisht për këtë do të ketë një debat shumë të thellë e serioz sidomos në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Le të mos e vëmë theksin vetëm tek ekstremizmi, por euroskepticizmi ku disa janë euronacionalistë, disa skepticistë, por mund të konsiderohen, por ky element nuk ka luajtur një rol përkufizues në vendimin e Këshillit në muajin dhjetor.

Jo, statusi nuk u refuzua, jo nuk ka të bëjë me refuzimin, por u tha që ne na duhet një historik më i gjerë”, – deklaroi ai. Rokanas theksoi gjatë fjalës së tij se, ministri i Jashtëm Venizelos do të mbërrijë në fund të muajit në Shqipëri për një vizitë.

NYT: NSA instalon fshehurazi programe në 100 mijë kompjutera

foto ilustruese
foto ilustruese
foto ilustruese

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare njoftohet të ketë vendosur programe të qëllimshme përgjimi në gati 100 mijë kompjutera në mbarë botën. Këto programe kompjuterike i kanë lejuar Shtetet e Bashkuara të kryejnë përgjime dhe të krijojnë një autostradë dixhitale për të ndërmarrë sulme kibernetike.

Gazeta The New York Times thotë se shumicën e programeve NSA-ja ka arritur ta vendosë duke patur qasje në rrjetet kompjuterike, por ashtu ka përdorur edhe një teknologji sekrete, që i lejon të ndërhyjë dhe të ndryshojë të dhënat e kompjuterave edhe kur ata nuk janë të lidhur në internet.

Raporti, citon dokumenta të NSA-së, zyrtarë amerikanë dhe ekspertë kompjuterash.

Njoftimi vjen ndërsa presidenti Obama përgatitet të njoftojë të premten ndryshimet që kërkon të bëjë në aktivitetet e spiunazhit të NSA-së. Gazeta njofton se kërshilltarët e zotit Obama thonë se ai synon të pakësojë programet e përgjimit, por nuk do të zbatojë të gjitha rekomandimet e komisionit që shqyrtoi çështjen.

Sipas gazetës presidenti pritet të kufizojë qasjen ndaj grumbullimit të informacioneve rreth miliona telefonatave që bëjnë amerikanët, të vendosë kufizime të reja për monitorimin e telefonatave të udhëheqësve të huaj dhe të emërojë një avokat që të mbrojë shqetësimet e privatësisë para gjykatës sekrete për çështjet e zbulimit.

Gazeta thotë se NSA-ja ka vendosur me sukses programe në objektiva të tillë si sistemet ushtarake ruse, sistemet e përdorura nga policia meksikane dhe kartelet e drogës, grupet e tregëtisë brenda Bashkimit Evropian dhe partnerët anti-terrorizmit si Arabia Saudite, India dhe Pakistani.

Gazeta New York Times thotë se nuk ka prova që programe të tilla janë përdorur brenda Shteteve të Bashkuara.

Rihanna, “top less” për Vogue

rihanna-1-444x640Këngëtarja 25-vjeçarja ndodhet në Angra dos Reis, në Brazil, ku po pozon për revistën “Vogue”. E fotografuar “top-less” nga revista, paparacët dhe të pranishmit e tjerë në plazh “shijuan” pamjen.  Në fotot këngëtarja duket mjaft e relaksuar dhe e qeshur pas një dite “të lodhshme” pune.

 

 

 

 

 

 

 

 

rihana-2-444x555

rihana-5-444x640

rihana-7-444x278

rihana-8-444x640

MB: Hetime për rastin e punëtorëve shqiptarë në Afrikë

tahiriMinistria e Brendshme ka reaguar lidhur me rastin e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë. Përmes një deklarate për mediat, MB thekson se rastet e trajtuara në media, që kanë lidhje me trafikimin e personave janë marrë në konsideratë dhe po trajtohen si në aspektin penal, ashtu edhe në atë social të mbrojtjes dhe asistencës.

“Çështja e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë po trajtohet me angazhimin maksimal nga ana e Policisë së Shtetit dhe rasti është regjistruar si procedim penal për veprat penale të trafikimit të personave në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal. Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk mund të jepen hollësi të mëtejshme rreth saj” thekson MB.

Për rastin në fjalë, Inspektorati Shtetëror i Punës aktualisht është duke ushtruar detyrimin ligjor të inspektimit ndaj subjektit përkatës. Proceset do të vijojnë paralelisht deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënies së përgjegjësve para drejtësisë.

Ministria e Punëve të Brendshme nënvizon se sëbashku me Koordinatorin Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave janë të angazhuar maksimalisht në luftën kundër trafikimit të personave të rritur dhe të mitur, si edhe në mbrojtjen dhe asistencën ndaj viktimave të këtij krimi.

BB: Ekonomia botërore në pikë kthese

banka boteroreEkonomia botërore ndodhet në një pikë kthese. Kështu thuhet në raportin vjetor të Bankës Botërore ku parashikohet një rritje e fortë gjatë 2014-ës.

Sipas BB ky vit do të jetë pikë kthese vecanërisht për vendet e zhvilluara shumica e të cilave do të hedhin pas krahëve krizën financiare dhe do të raportojnë një ekonomi në rritje të qëndrueshme.

Megjithatë, BB në raportin e saj paralajmëron se ekonomia globale në tërësi kërcënohet nga masat stimuluese të Shteteve të Bashkuara duke nënkuptuar se një tërheqje e autoriteteve amerikane nga stimulimi i ekonomisë ngadalëson të gjithë procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore.

“Rritja ekonomike në vendet e zhvilluara dhe në ato me të ardhura të larta pritet të forcohet gjatë këtij viti, por risqet mbeten prezente. Performanca e ekonomive të vendeve të zhvilluara është në momentin më të mirë që prej nisjes së krizës dhe kjo do të përkthehet në rritje më të fortë në muajt pasues. Megjithatë, për të përshpejtuar reduktimin e varfërisë, vendet në zhvillim duhet të përshtasin reforma strukturore në ekonomitë përkatëse duke vënë theksin tek krijimi i vendeve të reja të punës dhe forcimi i sistemeve financiare”, deklaroi kreu i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

Banka Botërore parashikon që Prodhimi Bruto në rang global pritet të rritet me 3.2 përqind këtë vit, 0.8 përqind më shumë nga sa u rrit në vitin 2013.

Berisha takon Arvizun: Rama-Meta, sulm ndaj institucioneve të pavarura

Berisha-Arvizu-1Për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, të cilat sollën rrotacionin politik në vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim në zyrën e deputetit kreun e prezencës së SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Berisha në këtë takim shprehu shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e lidhura me proçesin e integrimit të Shqipërisë, që është edhe projekti kryesor i vendit.

Ish-kryeministri theksoi se proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE është kryekëput një proces i bazuar në standarte dhe progresi i vendit drejt anëtarësimit varet nga përmbushja e këtyre standarteve nga qeveria.

Në këtë kontekst, Berisha theksoi se opozita është e pozicionuar me vendosmëri në favor të cdo mase që shërben për përmbushjen e standarteve.

Në këtë kuadër Berisha shprehu shqetësimin se me veprimet e këtyre muajve të parë të qeverisjes zoti Rama, nën moton “nuk zbatojmë ligjet e Berishës”, po shkon në drejtim të kundërt me përmbushjen e standarteve duke dhunuar dhe rrëzuar sistematikisht me vendime qeverie Kushtetutën, ligjet e vendit dhe vendimet e gjykatave . Të gjitha këto veprime, theksoi zoti Berisha, rrënojnë parimet e shtetit të së drejtës.

Ish-kryeministri i vendit theksoi gjithashtu se zoti Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe standartet evropiane po shkatërron administratën shtetërore dhe institucione të tjera kyç të shtetit duke shkarkuar drejtuesit dhe punonjësit e trajnuar e specializuar te tyre, për kualifikimin e të cilëve janë shpenzuar qindra milion euro.

“Qeveria po i zëvëndëson këta nëpunës civilë me militantë politik. Kështu ai ka vendosur në krye të Policisë së Shtetit një komisioner të Partisë Socialiste, në krye të Agjensisë së Pastrimit të Parave ka vendosur kryefinancierin e PS, në krye të Institutit të Statistikave anëtarë dhe drejtues të strukturave të PS dhe G-99, ndërsa në krye të Komisionit të Prokurimit Publik ka vendosur një nga personat më të politizuar të vendit, i cili përcakton fituesit e tenderave sipas porosive nga lart”, theksoi zoti Berisha.

Berisha gjithashtu theksoi se qeveria Rama-Meta po sulmon institucionet e pavarura të vendit me procedura antikushtetuese dhe antiligjore. Një shembull i qartë në këtë aspekt është përpjekja për shkarkimin e kryetares të ILDKP-se me qëllim që të sigurojnë fshehjen e pasurisë së tyre si dhe të ushtrojnë presion mbi sistemin gjyqësor dhe hallka të tjëra të shtetit.

Zoti Berisha theksoi se për shkak të këtij presioni gjykatësit sot po refuzojnë cështje në të cilat paditet qeveria. Në këtë kuadër zoti Berisha theksoi se sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga nga vet Rama.

Ish-kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se qeveria Rama-Meta kërkon të anullojë njësitë e përbashkëta hetimore të luftës kundër korrupsionit në një kohë kur korrupsioni po rritet në mënyrë galopante. Ai theksoi se ato duhet të forcohen por jo të asgjesohen siç do të bejë qeveria me ligjin e ri.

“Të gjitha këto veprime dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Rama tregojnë një trend të qartë që qeveria po shkon në një drejtim që jo vetëm po dëmton integrimin europian të vendit por po minon dhe vë në pikpyetje themelet e shtetit demokratik”, u shpreh zoti Berisha. Mësohet se diskutimi ishte i hapur dhe miqësor.

PE, Rezoluta: Pesë vendet e BE-së të njohin Kosovën

PENë dokumentin për Kosovën të Parlamentit Evropian, për të cilin debatohet sot, përshëndetet vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, duke e vlerësuar si nxitje të fuqishme për reforma dhe përforcim të lidhjeve me fqinjët, dhe marrëveshjen me Serbinë për telekomunikacion dhe energji.

Më tej, në tekstin e rezolutës u rekomandohet pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve të BE-së që t’i forcojnë lidhjet ekonomike me Kosovën.

Në këtë dokument, që është përgatitur nga anëtarja e Parlamentit Evropian, Urlike Lunaçek, nga autoritetet e Kosovës kërkohet avancimi i efikasiteit të gjyqësorit së pavarur dhe forcimi i sundimit të ligjit, veçanërisht për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim për mungesën e progresit të theksuar në këto fusha. Ndërsa për propozim – rezolutat për Kosovën dhe Serbinë do të votohet nesër.

Ambasadori grek: Do ta ndihmojmë Shqipërinë të marrë statusin

ambasadori grekAmbasadori i BE-së, Ettore Sequi dhe ambasadori grek në vendin tonë, Leonidas C. Rokanas kanë diskutuar mbi sfidat e së ardhmes së Bashkimit Europian. Ky takim u organizua me rastin e marrjes së presidencën së radhës së Bashkimit Europian nga Greqia.  Takimi u organizua te qendra e informimit të BE-së në Tiranë.

Ambasadori grek ka prezantuar edhe prioritetet e presidencës greke në 6 muajt e parë të vitit 2014. Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së e cilësoi këtë 6 mujor si shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi do të merret vendimi për statusin e  vendit kandidat. Ai shtoi më tej se Bashkimi Europian po përpiqet të ndërtojë një arkitekturë të re ekonomike dhe jo thjesht bashkim monetar, por dhe ekonomik.

Ambasadori i Greqisë, Rokanas u shpreh se zgjerimi është një nga sfidat e presidencës greke të Bashkimit Europian. Sipas tij, Greqia është pro anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“Greqia do të ketë shumë sfida dhe zgjerimi është politikë kyçe e BE-së, me të cilën promovohet demokracia dhe stabiliteti në Europë. Ky vit do të njihet si viti mesdhetar, për t’i dhënë një theks të rëndësishëm këtij rajoni, ku është dhe Shqipëria”, tha Rokanas.

Gjithashtu ambasadori grek u shpreh se një nga prioritetet e presidencës greke është edhe rritja ekonomike dhe punësimi. “Ne kemi një destinacion të përbashkët dhe mesazhi i presidencës greke të BE-së është optimizmi dhe jo optimizmi. Evropa po del nga kriza shkatërruese dhe Greqia gjithashtu. Shenjat e para që kanë të bëjnë me përmirësimin e ekonomisë ne po i shohim”, u shpreh Rokanas.

“Është me rëndësi që të mbahet gjallë dialogu me Bashkimin Europian, për ekonominë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, për axhendën e zgjerimit. Jemi siguruar se Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje, pasi prioritetet e presidencës greke janë ambicioze dhe impenjative. Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm për përpjekjet e Shqipërisë  drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha Sequi.

21 Janari, Beqaj: Të hetohen deklaratat e mjekëve për vdekjen e 4 protestuesve

mjeket e 21 janaritMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon të hetohen deklaratat e mjekëve në lidhje me 4 vrasjet e protestuesve të 21 janarit 2011. Përmes një letre drejtuar Urdhrit të Mjekut Beqaj  kërkon të verifikohen mjekët e spitalit ushtarak Sami Koçeku dhe Alfred Gega në lidhje me deklaratat televizive që ata bënë në lidhje me vdekjen e 4 protestuesve.

Mjekët deklaruan se vdekja e protestuesve kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt.

“Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista në televizione duke  deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve: Ziver Veizi  Hekuran Deda, Faik Myrtja, Aleks Nikaj.

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.”- thuhet në letrën që i është dërguar Urdhrit të Mjekut.

“Thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikës, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve.”- vazhdohet më tej në letrën e ministrit.