Rama takon Plevneliev, vullnet reciprok për bashkëpunim ekonomik

RamaKryeministri Edi Rama priti sot në takim, Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, që ngrihen mbi miqësinë e hershme. Mbi këtë bazë, u shpreh vullneti reciprok për t’i zgjeruar e thelluar më tej këto marrëdhënie, veçanërisht në sferën ekonomike dhe të projekteve me rëndësi rajonale e më gjerë.

Presidenti Plevneliev, teksa nënvizoi se e njeh dhe e vlerëson punën që zoti Rama ka bërë për Tiranën, në detyrën e tij si kryebashkiak, u shpreh se me eksperiencën e frytshme dhe ndryshimin që solli për Tiranën, do të sjellë ndryshime pozitive edhe për vendin.

Kryeministri Rama i shprehu Presidentit Plevneliev mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian. Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare mirëpret çdo kontribut të mëtejshëm në këtë proces.

Nga ana e tij, Presidenti Plevneliev garantoi për mbështetjen mëtejshme dhe se Bullgaria ka kënaqësinë të ndajë me Shqipërinë, përvojën e saj të integrimit.

Meta-Plevneliev: Të forcojmë bashkëpunimin konkret

ilir_meta_16.1.2014(1)Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në Kuvend Presidentin e Republikës së Bullgarisë Sh.T.Z. Rosen Plevneliev, me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, forcimit të  bashkëpunimit dhe zhvillimeve në rajon. Kryetari i Kuvendit Meta pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë, i shprehu Presidentit Plevneliev mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë.

Kryetari  Meta u shpreh se Shqipëria është e vendosur të avancojë me reformat e nisura, dhe në këtë drejtim vlerësohet forcimi i bashkëpunimit konkret mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian, por veçanërisht në funksion të thithjes së investimeve të huaja dhe forcimit të stabilitetit në rajon.

Presidenti Plevneliev u shpreh se Bullgaria qëndron përkrah Shqipërisë, duke theksuar se avancimi i merituar dhe zhvillimi i Shqipërisë është histori suksesi për të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, Presidenti Plevneliev nënvizoi se përqasja rajonale është kyçe për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë vendeve të rajonit tonë.    Në përfundim, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta dhe Presidenti i Bullgarisë z. Rosen Plevneliev ndanë bindjen e përbashkët se intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe rajonal duhet përqendruar në rivitalizimin e projektit të Korridorit VIII, me fokus në fushat e energjisë dhe infrastrukturës.

Ekzekutohen në një atentat dy të burgosur, Gjepali dhe Fici

skene-krimi-mos-kalo1Dy të burgosur që po ktheheshin nga leja për në burgun e Peqinit janë ekzekutuar në një atentat në afërsi të Rrogozhinës.

Viktimat sipas policisë janë Astrit Gjepali dhe Halil Fici, dy emra të njohur të botës së krimit, të dy nga Durrësi. Paraprakisht deklarohet se objekt i atentatit ka qenë Gjepali, autor i te paktën 5 vrasjeve, mes te cilave dhe ajo e një punonjësi policie në shërbim. Astrit Gjepali ishte dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Durrësit për krimet e vitit ’97 dhe po kthehej pas një leje disaditore në vendin e kryerjes së dënimit, por mbi automjetin me të cilin udhëtonte është qëlluar me breshëri automatiku. 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy persona që ndodhen në spitalin e Durrësit, një prej të cilëve deklarohet të ketë qenë në automjet. Ai mendohet se është djali i Halil Ficit, ndërsa tjetri një person i rastësishëm që nuk ka lidhje me ngjarjen. Halil Fici i njohur si nje nga drejtuesit e bandës se Ben Camit i akuzuar për trafik e shpërndarje narkotikësh në Itali. Policia ka ngritur postoblloqe të shumta në rrugën nacionale, por ende nuk ka të dhëna për autorët.

Mbi 20 plumba jane derdhur në automjetin e dy te burgosurve që po ktheheshin pas lejes në burg. Dyshimet e policisë lidhen me ndonjë hakmarrje të mundshme pasi njëri prej viktimave, Astrit Gjepali njihet për një histori kriminale dhe vrasje. /tch

Rrufeja godet gruan në plazh, duke e lënë të vdekur në vend

rrufeja-brazilNjë grua braziliane ka vdekur në vend para syve të familjes së saj pasi është goditur nga një rrufe në plazh. 36-vjeçarja Rosangiela Biavati, nënë e një fëmije, ka humbur jetën në Guaruja të Sao Paulos. Fotoja e parë tregon viktimën që po i drejtohet ujit me duart drejt djalit 11-vjeçar, duke i thënë atij që të dalë nga uji pasi po afron stuhia. Foto e dytë tregon rrufenë që ka goditur edhe pse pamja pengohet nga një makinë Mitsubishi e parkuar në breg. Dy fotot e tjera tregojnë disa burra duke marrë trupin e goditur nga rrufeja.

“Moti po përkeqësohej dhe ne vendosëm të largoheshim. Unë po vendosja çantat në makinë dhe fëmijët ishin në det. Gruaja shkoi t’i thërriste dhe kur ktheva kokën, e pashë të shtrirë në tokë. U shokova”, tha bashkëshorti i saj. Ndërsa specialist i motit theksoi se rrufetë janë më të rrezikshme në ketë periudhë pasi përqindja e lagështirës në ajër është shumë e madhe, ndryshe nga stina e verës. Familja kishte shkuar të kalonte një ditë në plazh, kur moti papritur u përkeqësua dhe disa goditje rrufe u dëgjuan duke shkaktuar tragjedinë.

 

rrufeja-brazil1

 

 

 

 

 

 

 

rrufeja-brazil2

 

 

 

 

 

 

 

rrufeja-brazil3

 

 

 

Raporti KiE: Korrupsioni pengon drejtësinë

Nils-Muiznieks_CoE“Niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë dhe minon besimin e publikut tek drejtësia dhe sundimi ligjit në Shqipëri”.

Ky është konkluzioni i një raporti prej 25 faqesh hartuar prej Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks.

“Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t’u siguruar që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Muižnieks kërkon që përgjegjësit e ngjarjeve të 21 janarit të dalin para drejtësisë.

“Jam shumë i shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën. Është e nevojshme që të gjitha këto raste, së bashku me aktet e raportuara të paligjshme të kryera nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Që procesi të jetë i besueshëm dhe të ndihmojë në restaurimin e besimit të publikut ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, është e rëndësishme të vendosen dënime të përshtatshme parandaluese për çdo zyrtar të zbatimit të ligjit të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.”

Strategjia kombëtare dhe plani i veprimit në lidhje me reformënpër të forcuar gjyqësorin në Shqipëri janë masa inkurajuese thekson komisioneri  por ka nevojë për veprime më të vendosura, duke përfshirë më shumë transparencënë emërimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve edhe procedura të bazuara në meritë.

Presidenti francez Hollande, ndahet nga e dashura e tij Valérie Trierweiler

hollandeNjë javë pas publikimit në revistën “Closer” të marrëdhënies sekrete të presidentit francez François Hollande me aktoren Julie Gayet, e dashura zyrtare e Presidentit Hollande, Valérie Trierweiler, vazhdon të qëndrojë akoma e shtruar në spital.

Sipas “Europe 1”, që citon disa dëshmitarë, Valérie Trierweiler ndodhet në një gjendje “lodhje nervoze ekstreme”,  një situatë e cila është e pastabilizuar akoma.

Sipas burime të tjera të cituara po nga “Europa 1”, Presidenti francez nuk e ka vizituar ende në spital të dashurën e tij, Valérie Trierweiler. Informacione këto që Pallati Presidencial Elysée nuk ka dashur t’i konfirmojë.

Por, shtypi francez flet se marrëdhënia mes tyre, tashmë ka përfunduar. Revista franceze “VSD” ka publikuar lajmin ku bëhet fjalë për ndarjen midis Hollande dhe Valérie Trierweiler. Një foto që shoqëron çiftin e vendosur në kopertinën e revistës, shoqërohet me fjalën që tregon ndarjen ‘C’est fini’. Revista “Closer” do të publikojë informacione të reja të premten në mëngjes të shoqëruar me foto të reja ekskluzive.

Gjatë konferencës së tij për shtyp, Presidenti francez Hollande preferoi të mos prononcohet mbi situatën në të cilën ndodhet, duke e perifrazuar shkurt me një fjali, se është një situatë e vështirë, që preferon të zgjidhet në intimitet.

Por, një sërë kritikash janë drejtuar ndaj presidentit më pak popullor që prej mbarimit të luftës së dytë botërore. Paralelizma janë hequr mes tradhtive të tij personale me tradhtitë e larta politike ndaj elektoratit, ku më i spikatur është fakti që megjithëse ka premtuar një politikë të majtë fiskale, rrugës e ka devijuar atë në një politikë të qendrës së djathtë.

“Hollandë tradhton gratë, siç tradhton dhe elektoratin e tij” ishte një nga shprehjet më pikante që analistët kanë përshkruar si tipar kryesor të personalitetit të tij.

 

Polici në sulm kundër “armikut të rrezikshëm” me fustan të kuq

polici kunder armikutGjatë protestave të zhvilluara në Turqi, gjatë verës së kaluar një foto u shndërrua në simbolikën e sjelljes së pushtetit kundër qytetarëve të pambrojtur. Oficeri i policisë, Fatih Zengin, shfaqet në këtë foto në një sulm me gaz lotsjellës, kundër një studenteje paqësore Ceyda Sungur, e cila sapo kishte ardhur në vendin ku po zhvillohej protesta dhe nuk po kryente asnjë gjest provokativ, që mund të tërhiqte vëmendjen e forcave të rendit.

Oficeri është paditur dhe dënuar me tre vite burgim për dhunën e ushtruar ndaj një qytetari, që nuk po kryente asnjë akt dhune. Foto ka marrë përmasat e një simboli kombëtar duke denoncuar publikisht dhunën joproporcionale të ushtruar nga forcat policore të Kryeministrit Erdogan.

Gjatë kësaj proteste, shtatë persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

 

Nishani takim me homologun bullgar, Plevneliev: Bullgaria mbështet statusin

presidenti bullgarMe ftesë të presidentit, Bujar Nishani, sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev. Vizita e kreut të shtetit bullgar zhvillohet në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Thellimi i dialogut politik dhe tregtisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, procesi i integrimit i Shqipërisë si dhe çështjet me rëndësi dypalëshe do të jenë në qendër të takimeve të kreut të shtetit bullgar me autoritetet shqiptare.

“Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë integrimin e Shqipërisë. Bullgaria në qershor votoi pro marrjes së statusit kandidat për Shqipërinë dhe do të vijojmë të mbështesim edhe në qershor. Ne t`ju mbështesim në rrugën tuaj të integrimit dhe do të ndajmë me ju përvojat dhe gabimet që kemi bërë ne që rruga juaj drejt integrimit të jetë më efektive”, tha presidenti bullgar.

Ndërsa presidenti Nishani u shpreh se integrimi në Bashkimin Europian është objekti kryesor i Shqipërisë.  Sipas kreut të shtetit, integrimi është një proces që duhet të bazohet në meritë dhe si i tillë Shqipërisë duhet t`i jepet statusi në qershor për arritjet që ka bërë.

“Integrimi është një proces që ka përpara sfidat e tij dhe për ti përmbushur të gjitha kriteret që duhet. Ne besojmë që në qershorin e ardhshëm të ketë një vendim pozitiv për Shqipërinë, por ky vendim është një stacion pasi rruga drejt integrimit ka shumë sfida përpara. Procesi i integrimit europian do të jetë i merituar dhe unë mendoj që Shqipëria, duhet të vlerësohet për atë që ka bërë deri më tani dhe të inaugurohet për atë që duhet të bëjë më pas”, tha Nishani.

Gjithashtu, kreu i shtetit të Bullgarisë do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Më pas në ambasadën bullgare në Tiranë, të dy presidentët Plevneliev dhe Nishani do të takohen me përfaqësues të biznesit, ku do të diskutohet për thellimin e tregtisë mes dy vendeve.

Më pas, të dy presidentët do të marrin pjesë në ekspozitën që do të zhvillohet me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, që do të zhvillohet në Teatrin e Operës dhe Baletit. Në këtë eveniment do të performojnë edhe grupet folklorike nga të dyja vendet.

Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, presidenti bullgar Plevneliev do të takohet me kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa do  të vendosë edhe një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”. Gjithashtu presidenti bullgar do të zhvillojë edhe një vizitë në qytetin e Krujës, ku do të vizitojë edhe kalanë dhe muzeun etnografik.

Presidenti bullgar rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian duke theksuar se Bullgaria do të votojë pro marrjes së statusit në qershor.

Shkatërrohet rrjeti i pedofilëve, varfëria ekstreme tmerron fëmijët

prangaPas një operacioni të policisë amerikane, angleze dhe asaj australiane është shkatërruar një rrjet i madh pedofilësh që transmetonte “live” nga Filipinet, abuzime me fëmijët nëpërmjet internetit.

Operacioni është shtrirë në 14 vende të ndryshme dhe janë arrestuar 46 persona dhe shumë të tjerë janë nën hetim. Të dyshuarit janë nga Australia, Amerika, Franca, Gjermania, Kanadaja, Hong Kongu, Hollanda, Suedia, Norvegjia, Tajvani, Danimarka dhe Zvicra dhe se hetimi në Filipine ka nisur në vitin 2012. Nga ky operacion janë shpëtuar 15 fëmijë të moshës 6-15 vjeç.

Varfëria ekstreme në vendet në zhvillim, rritja e shpejtësisë së internetit dhe jetesa në këto vende e të huajve shumë të pasur, ka bërë që grupet e krimit të organizuar të shfrytëzojnë fëmijët për përfitime financiare.

Përdhunoi vajzën, vetëvaret shqiptari në burgun grek

vetevaret ne qeliNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një nga burgjet në Selanik, ndërsa është gjetur pa jetë një shqiptar, i cili akuzohej për përdhunimin e së bijës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mbahej në Drejtorinë e policisë së Selanikut.

Ai është varur me copa të prera nga mbulesa e dyshekut. 48 vjeçari i ka dhënë fund jetës sot, ndërsa do të transferohej në burgun e Grevenasë. Shqiptari ishte arrestuar në datën 9 janar të këtij viti dhe se ka qenë gruaja e tij, e cila e kishte paditur për përdhunimin e vajzës 15 vjeçare.