Jonida Maliqi do performojë sonte në Eurovision

Këngëtarja Jonida Maliqi do performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64-rt të Eurovision, i cili mbahet në Tel Aviv, Izrael.

Ajo do këndojë shqip “Ktheju Tokës” për tu konkurruar për finalen e madhe.

Sipas listës së publikuar, ajo do të jetë e 14-a në radhë.

Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

‘Ktheju Tokës’ i kushtohet gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Ja vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

  • Greece – Katerine Duska me Better Love
  • Belarus – ZENA me Like It
  • Serbia – Nevene Božović me Kruna
  • Cyprus – Tamta me Replay
  • Estonia – Victor Crone me Storm
  • Czech Republic – Lake Malawi me Friend Of A Friend
  • Australia – Kate Miller-Heidke me Zero Gravity
  • Iceland – Hatari me Hatrið mun sigra
  • San Marino – Serhat me Say Na Na Na
  • Slovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi

Arrestohet 44-vjeçari në Kurbin, ishte në kërkim në Itali

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

44-vjeçari me inicialet H.I., banues në Kurbin, u arrestua nga policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vjedhje.

“Gjykata në Padova/ Itali  ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar nr.6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian” thotë policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Sot homazhet për Klodian Tanushin, vendi në zi

Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme  në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpalli dje  major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet për major Tanushin do të zhvillohen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Arkivoli me trupin e pajetë të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik mbërriti të mërkurën në Shqipëri me një avion ushtarak.

Ne ceremonine ushtarake te pritjes ishin familjarë, miq dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Emina Cunmulaj rrëfen arsyen prekëse pse vendosi të presë flokët

Emina Cunmulaj ka prerë flokët e saj për një arsye shumë prekëse.

Modelja me origjinë shqiptare i dhuroi flokët e saj të gjatë për njerëzit me kancer.

Cunmulaj në një video në Instagram zbuloi edhe arsyen përse mori këtë vendim.

“Pra, ja ku po e them. Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten. Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë,”-tha modelja.

Mes lotësh, rrëfeu si humbja e mamasë nga kanceri e bëri të ndjeshme ndaj njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje.

“5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se mamanë time ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Kështu që, vendosa t’i prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi,”-tregoi Emina.

Modelja gjithmonë bën bamirësi. Ajo është kthyer edhe në Shqipëri herë pas here për të ndihmuar familjet e varfra.

Fleckenstein e Kukan iu drejtohen shqiptarëve për protestat

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, në bashkëpunim me Eduard Kukan, nga partitë e djathta evropiane, përmes një thirrjeje drejtuar qytetarëve të Shqipërisë kanë kërkuar të përmbahen nga dhuna nëpër protesta.

Ata kanë thënë se i kanë parë me shqetësim imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar. Sipas tyre, e drejta për të protestuar është thelbësore, por jo me dhunë.

“Me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj. E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm. Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare te familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll”, thuhet në letrën e tyre, raporton tch.

“Si deputetë të Parlamentit Evropian, ne nuk synojmë interferimin në ngjarjet në vend. Duam thjesht t’ju kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhe sfidat serioze që përjeton”, thuhet më tej aty.

Sipas tyre, detyra e deputetëve të PE-së është inkurajimi i përparimit të bërë nga Shqipëria dhe mbështetja e këtij vendi në integrimin evropian.

“Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti. Qytetarë te Shqipërisë dhe anëtare të shoqërisë civile: Si miq të Shqipërisë dhe përkrahës të integrimit te saj në BE, ju bëjmë thirrje të bëheni pjese e zgjidhjes dhe te jepni kontributin tuaj për te ndaluar dhunën. Është koha e duhur që t’i dërgoni botes një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”, kanë thënë dy deputetët në Parlamentin Evropian.

Qeveria kritikon Prokurorinë për dosjet e korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë shqiptare ka kritikuar punën e prokurorisë gjatë 2018. Gjatë dorëzimit të rekomandimeve vjetore, Gjonaj theksoi se vitin e kaluar ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të çështjeve të hetuara dhe të dërguara në gjyq për veprën penale të korrupsionit.

Nga ana tjetër, kryeprokurorja Arta Marku u kërkoi drejtuesve të prokurorive në rrethe që të marrin masa për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit në 2019.

Marku: Rekomandimet janë mjaft të rëndësishme dhe prokurorët duhet që përveç të tjerave të orientojnë punën e përditshme në përmbushjen e tyre. Në zbatim të remomandimeve Prokurori i Përgjithshëm ka detyrimin të nxjerrë udhëzime të përgjithshme dhe po kështu Prokurori i Përgjithshëm monitoron zbatimin e këtyre udhëzimeve. Për të gjitha këto informojmë Kuvendin në fund të çdo viti.

Gjonaj: Një sërë rekomandimesh drejtuar organit të prokurorisë lidhen me masat që duhet të marrin në hetimin e veprave penale të korrupsionit. Nga të dhënat  2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim pavarësisht rritjes së numrit të çështjeve të korrupsionit në krahasim me 2017. Por ajo që përbën shqetësim është dërgimi për gjykim i një numri të vogël të procedimeve penale, rreth 8.6% e numrit total të çështjeve të regjistruara. Krahasuar me 2017, ka një rënie me 112 çështje më pak. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid me hetime, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion jo vetëm si një nga rekomandimet e BE por edhe në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

Peshku shqiptar “pushton” gjigandin Carrefour

Peshku i gjirit të Vlorës pushton supermarketet Carrefour. Lajmi u bë publik në Bruksel gjatë panairit të 27 Botëror të Peshkut (SeafoodExpo Global/SeafoodProcesing Global). Është hera e parë që një produkt shqiptar hyn fuqishëm në rrjetin prestigjioz të supermarketeve europiane. Ishte pikërisht ky panair që bëri të njohur ndërkombëtarisht peshkun e gjirit të Vlorës, ndërsa tashmë, ka nisur shitjen si një produkt “Made in Albania”. Prodhuesja e peshkut elitë, ferma detare “Almarina Or” tashmë ndodhet në vitin e pestë të pjesëmarrjes në këtë panair e kjo falë rezultateve në prodhimin dhe shitjen e produktit në tregun CE, por edhe në sajë të mbështetjes maksimale të Grupit “Erde Rossi Silvio”, i cili prej shumë vitesh qëndron në krye të sektorit të prodhimit dhe tregtimit të troftës së salmonuar për kontinentin europian.

“Edhe në këtë sezon “Almarina” ka punuar shumë për përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së produktit duke marrë më shumë terren në treg, por njëkohësisht ka vazhduar punën për pajisjen me certifikata të tjera të cilat i japin besueshmëri më të lartë produktit në rrjetin e supermarketeve CE, pasi zotërimi i standardeve të tilla, të larta do të thotë më shumë siguri e respekt për jetën e klientit tonë si konsumatori final i produktit. Hyrja në rrjetet më të organizuara GDO siç është i fundit Carrefour dhe certifikimet e njëpasnjëshme kushtëzojnë sistematikisht kualifikimin dhe përfshirjen e furnitorëve elitë të cilët rrjedhimisht duhet t’i përshtaten trendit të rritjes së “Almarines” në këtë fushë si pjesë e zinxhirit nga ku kalon peshku që nga veza deri në pjatën e konsumatorit”,- tha Sheme Kondi, administratori i “Almarina”.

Më tej ai shtoi se certifikimi i fundit që po realizojnë me entet ndërkombëtare të certifikimeve është ASC (Aquaculture Stewardship Council). Sipas tij, një certifikatë e tillë garanton një akuakulturë të qëndrueshme, një fermë që zhvillohet e rritet gjithmonë në unitet me vlerat e mjedisit detar, pra produkt cilësor, i shëndetshëm në një ambient marrin që është gjithmonë nën monitorim të vazhdueshëm për ruajtjen e parametrave natyrale. Ambienti detar ku rritet peshku, lëndët e para, prodhimi, ambienti i paketimit, makineritë e pajisjet duhet të jenë të standardeve sipërore dhe kjo realizohet me një program vjetor analizash që bëhen nga laboratorë të akredituar brenda e jashtë vendit.

Për ngritjen e vazhdueshme të nivelit teknologjik dhe suksesit në rritjen e tregtimin e peshkut “Almarina” mbështetet dhe nga sektori akademik ku në radhë të parë është “Universiteti i Camerinos” në Marche Itali si dhe “Universiteti Bujqësor i Kamzës”. Një eksperiencë dhe një rrugë e tille bën që “Almarina” të jetë një model suksesi në integrimin e biznesit shqiptar në Europë, por edhe një e mirë ekonomike për zonën e Orikumit dhe Vlorës ku e ka rrënjën kjo kompani.

Ndërkohë në Panairin e 27 Botëror të Peshkut në Expo Bruksel, i cili u mbajt gjatë tre ditëve të para të javës që lamë pas, morën pjesë 2007 kompani ose 61 më shumë se viti 2018, të cilat ekspozuan në një sipërfaqe totale 41000 metra katrore ku prezantoheshin prodhimet peshkore,shërbimet,inovacionet e transformimit të produkteve peshkore dhe makineri e pajisje të ambalazhimit.

Pikërisht në këtë panair kompanitë gjejnë vlera të reja në takimet dypalëshe dhe e shohin panairin si një mundësi për të mbajtur dhe për të zhvilluar më tej lidhjet ekonomike e për të shtrirë synimet e objektivat në tregje të reja. Expo Bruksel vazhdon të mbetet eventi vjetor më i rëndësishëm për industrinë globale të peshkut. Mes pjesëmarrësve në panair janë blerësit e produkteve peshkore globale, menaxhere shitjesh, blerësit e programeve të etiketave private dhe blerësit e pajisjeve dhe paketimit nga restorantet, supermarketet, hotelet, shërbimet e hotelerisë, importuesit, shpërndarësit dhe tregjet e peshkut.

 

I jepet lamtumira Deshmores se Atdheut Zarife Hasanaj

I jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj e cila humbi jetën më 6 maj nga një shpërthim me minë në Letoni, ku ndodhej në kuadër të misionit të NATO-s.

Dëshmorja më e re Atdheut u përcoll me ceremoni shtetërore drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit ku do të prehet.

Familjarë, miq por dhe personalitete të larta u nderuan para arkivolit të saj në homazhet që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve.

“Zarifja u bashkohet sot atyre dhjetëra-mijëra djemve e vajzave, burrave e grave, që kanë dhënë jetën për atdheun. Dhe besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për ta nderuar vajzën tonë, sesa duke kujtuar një të vërtetë të madhe për të gjithë ato djem e vajza, që si Zarifja zgjedhin të shërbejnë në Forcat e Armatosura. Ka një fjalë që thotë se: ata që shërbejnë në FA janë njerëz të thjeshtë, por që i bën të jashtëzakonshëm përkushtimi i tyre ndaj uniformës dhe gatishmëria për të sakrifikuar. Sepse në kohë lufte e në kohë paqeje, të shërbesh do të thotë të pranosh rrezikun dhe sakrificën personale, edhe sakrificën supreme, për të mirën e përgjithshme: që të jetojmë në paqe, që të jetojmë të sigurt, që të meritojmë vendin tonë si aleat në aleancën më të madhe ushtarake të të gjithë kohëve.
Për të shërbyer në FA, sidomos në një kompani si EOD, ku shërbente nëntetarja Hasanaj, ku praktikisht të duhet të përballesh çdo ditë me rrezikun, nevojiten djem e vajza të një prerje të veçantë, speciale. Më të mirët! Djem e vajza që nga momenti që veshin uniformën e dinë, që një ditë mund t’u duhet të rrezikojnë jetën e tyre për atdheun” u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Dita e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave, është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Nga shpërthimi në Letoni mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

Të shtëna me armë në Lungomare të Vlorës

Të shtënat janë dëgjuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore

Dyshohet për një të plagosur.

E gjithë zona është rrethuar ndërkohë që policia  informoi dhe për një makinë të djegur në zonën e Babicës në Vlorë. Nuk mund të themi ende nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.

Ne minutat ne vazhdim priten detaje te reja.

Mbërrin në Shqipëri arkivoli me trupin e nëntetares, Zarife Hasanaj

Në bazën  Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumires me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi familjen e nëntetares në Babrru për ti shprehur ngushëllimet.

“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga  jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne.” u shpreh ajo.

Zyra e shtypit e kësaj ministrie informon se Zarife Hasanaj është shpallur “Deshmor i atdheut”.

Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.