Meta: Për interesa tërësisht egoiste Shqipëria po shkon drejt konfrontimit

Presideti Ilir Meta paralajmëroi se për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria po shkon drejt konfrontimit nëse përgjegjësit nuk i thërrasin mendjes.

“Pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjfat fatkeq, të gjithë ti thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. As dhe shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sisteme përjashtuese që në vitin ’90” u shpreh kreu i shtetit paraditen e sotme në një prononcim për median menjëherë pas pjesëmarrjes në konferencën e tretë kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, në Tiranë

Po kush i ka këto interesa okulte?

Meta: “Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezevimeve dhe jo anulimin e rezevimeve.”

Kreu i shtetit ka dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit i cili në një konferencë për median të pak ditëve më parë u shpreh se nuk ishte thirrur nga kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës politike.

“Askush nuk mund ti transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti i Republikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.”

Jonida Maliqi kaloi në finalen e Eurovizion dhe konkuron e dyta

Këngëtarja Jonida Maliqi u kualifikua në finalen e Festivalit Europian të Këngës në Tel Aviv. Me këngën “Ktheju Tokës”, ajo përfaqësoi këtë të enjte Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës.

Jonida këndoi e 14-a në radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurosong. Në një performancë drithëruese kënga përfaqësuese e Shqipërisë u prit me emocione të veçanta. Më herët, në një postim në Instagram, këngëtarja shkruante se kjo ishte mbrëmja për të treguar të gjithë punën e bërë që nga muaji Dhjetor.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip Ktheju Tokës”, shkruante ajo. Maliqi kalon në finalen e Eurovizion dhe konkuron e dyta.

Shtetet e tjera që u kualifikuan mbrëmjen e sotme në përfundim të votimit janë Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.

Lepuri që u shit 91 milion dollar

Lepuri që u shit 91 milion dollar
Lepuri që u shit 91 milion dollar
Lepuri që u shit 91 milion dollar
Lepuri që u shit 91 milion dollar

Shtëpia e ankandeve Christie’s në New York ka shitur në ankand për 91 milion e 100 mijë dollar lepurin e Jeff Koons.

Vepra bëhet kështu më e paguara e të gjitha kohërave, e realizuar nga një artist që është ende gjallë.

Ai që ka vlerësuar skulpturën, e realizuar prej materiali Inox në 1985 ka qenë Robert Mnuchin, babai i sekretarit amerikan të Thesarit Steven Mnuchin.

Vepra, e krijuar në edicionin e limituar vetëm me tre ekzemplarë, ishte e fundit e mbetur në duart e privatëve.

Deputetja Flora Brovina tregon fotografinë tronditëse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina do të dëshmojë për krimet serbe në Kosovë. Flora Brovina, posedon një dëshmi dhe do të paraqesë një foto ku shihet një grua duke u përdhunuar nga serbët

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet janë familjarët e saj. Ata janë të lidhur dhe prapa tyre ndodhet një ushtar që i ka drejtuar atyre tytën e automatikut.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar,

“Një prej formave të gjenocidit është dhunimi i familjes. Duke dhunuar grua. Këtu janë familjarët dhe ushtarët serbë duke e dhunuar gruan dhe këto janë familjarë. Këtë fotografi nuk është se e ka njohur UNMIk dhe EULEX. E kam gjeturnga aktivistë të të drejtave të njeriut. Gruaja është e gjallë. E njoh gruan kush është” tha Brovina ne nje prononcim per median.

Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

“As mua nuk me kanë marrë në pyetje” u shpreh ajo.

Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast pasi sipas saj duhet ruajtur privatësia. “Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima të ngritën aktakuza. Serbia është fajtorja. Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Zhduken në Angli një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare

Mediat britanike ngrenë alarmin për një nënë shqiptare dhe vajzën e saj dy vjeçare të zhdukura që prej datës 2 prill.

Sipas BBC, Sebjana Myzeqari, 24 vjeçe dhe vajza e saj Enissa nuk janë parë apo dëgjuar, që prej datës 2 prill në Doncaster.

Zonja shqiptare Myzeqari nuk ka përdorur kartat e saj të telefonit ose kartat bankare.

Policia e Yorkshire tha se oficerët ishin “tepër të shqetësuar” për sigurinë e tyre.

Supt Neil Thomas tha se znj. Myzeqari u zhvendos nga Shqipëria tre vjet më parë.

Enisa është regjistruar në çerdhe, por nëna e saj duket se bën një “jetë shumë të izoluar” me disa miq në qytet.

Z. Thomas tha se ato nuk kanë bërë “asnjë dalje të ligjshme nga vendi”.

Zyrtarët në Shqipëri i thanë policisë së Yorkshire se nuk kishin gjetur ndonjë gjurmë të nënës dhe vajzës në këtë vend, raporton Express.

“Ne jemi shumë të shqetësuar,” tha ai.

Znj. Myzeqari dhe Enissa u raportuan të zhdukur nga oficerët lokalë të strehimit.

Përlotet ministrja Xhaçka kur përmend fëmijët e Tanushit

Teksa mbante fjalimin e saj para të gjithëve, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është prekur e përlotur.

Xhaçka ka vlerësuar maksimalisht Klodian Tanushin dhe teksa ka përmendur gjithë familjarët, në fund teksa ka përmendur fëmijët, ajo është përlotur, duke bërë që e gjithë salla të përlotej.

Ajo citoi mesazhin e tij të fundit të dhënë për Shqipërinë nga Letonia: “Mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e shoqërisë”.

Balla: Zgjedhjet me 30 qershor dhe se luan topi!

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi edhe njëherë vendosmërinë e mazhorancës për të mbajtur zgjedhjet vendore me 30 qershor.

Balla tha se çdo tentativë e opozitës për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë do të dështojë, teksa shtoi se në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Europian për rekomandimin hapjes së negociatave me BE.

Balla: Zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi. Ky është një fakt i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm me askënd. Kushtetuta e Shqipërisë është dokument që nuk është llastik që mund ta tërheqësh ose jo. Kushtetuta është aty për tu respektuar dhe PS është në këtë sallë për ta respektuar. Nuk është PS si ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhëtuan mandatin e  shqiptarëve. Aq e sigurt është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor sikurse dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Ne nuk do ti japim kurrë mundësinë Lulzim Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me 29 maj, sot një javë, në orën 12:30 të gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve pa anëtarësim. Jo pa qëllim përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve me 25 maj. Zgjedhjet e 30 qershorit  do të jenë një agim i ri për gjithë Shqipërinë, për fat të mirë të shpëtojë edhe PD nga pengmarrja e Lulzim Bashës. Sa për pengmarrjen e LSI, nuk quhet pengmarrje se është trashëgimi brenda familjes. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën për reformën në drejtësi.

Duke komentuar protestat e opozitës, ai akuzoi si urdhërues të akteve të dhunës gjatë të shtunës së 11 majit ish-kryeministrin  Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Balla: Dhuna e të shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Përdorimi i bombave molotov kundër institucioneve dhe punonjësve të policisë është akt terrorist. Fakti se numri i protestuesve vjen në ulje nga protesta në protestë është ogur i mirë që pas 30 qershorit edhe PD të ketë mundësi të nisë një histori të re. Historia e vjetër e PD mbaron me 30 qershor. Nuk bën PS marrëveshje në kurriz të Kushtetutës. Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, kodi penal edhe me ndryshimet e fundit i garanton.

Udhëtonte nga Rinasi në Bruksel, iu vodh varësja prej floriri në valixhe

Një student shqiptar në Belgjikë ka denoncuar vjedhjen e sendeve personale që i është bërë në Aeroportin e Rinasit dje në momentin që po udhëtonte nga Tirana në Bruksel.

Studenti deklaron se i kanë vjedhur një varëse në vlerën e 40 mijë lekëve të reja dhe se ka autorizuar babain e tij të bëjë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë në Rinas, por gjasat janë të pakta për të gjetur hajdutin, një nga punonjësit e kontrollit, përpunimit apo transportit të bagazheve.

Denoncimi i studentit:

Prsh!

E keqja nuk na vjen vetem nga hajdutat jasht aeroportit qe sulmojne shuma eurosh te medha, por edhe nga Hajdutat e pafytyr, bandidat pa moral, punonjesit hijena te sektorit te valixheve te udhetarve nga Rinasi!!

Une qe po ju shkruaj jam një student shqiptar, banues ne Bruksel, Belgjike.

Dje udhetova nga Tirana per ne Bruksel nga aeroporti i Rinasit.

Kur mberrita ktej pash qe me mungonte nga valixhja nje varese floriri me vlere afro 40,000 L (te reja), qe sapo e kisha bler tek subjekti ‘Altinbas’ ne TEG! Varese te ciles ja kisha ven syrin para 10 muajsh kur isha per her te fundit ne Shqiperi, dhe per te cilen kam ruajtur me kujdes euro cdo muaj ne menyr qe ta perballoja, nga qejfi, si djal i ri qe jam.

Ne momentin kur pash se kutia ishte e hapur dhe se varsja kishte ‘avulluar’, menjehere autorizova babin te kallëzonte pranë komisariatit te policisë së Rinasit…kallzimi asht bo, por vështirë te merrem masa na than, perderisa nuk ka kamera tek disa ambjente te caktuara ku kalojnë bagazhet e pasagjerëve, mbasi jan dorzuar, para se me u fut ne barkun e avionit….Kam fol dhe me shqiptar te tjer dhe kan te njëjtin shqetsim, shume sende me vlerë ju vidhen nga punonjësit e bagazheve te Rinasit!! Njoh një student tjetër te cilit i kanë vjedhur ore dore dhe një Ipad! Ka raste ku ju hapin dhe drynin dhe vjedhin ne valixhe.

Ky është rast ku policia nuk ka çfarë bën, është problem i sigurisë se Aeroportit…

Shije shumë te keqe me ngeli nga Shqipëria kësaj radhe dhe dyshoj se ky problem nuk mund te zgjidhet për sa kohe siguria ne aeroport është 0 …

Unë nuk jam i pari as i fundit por Ju bej thirrje pasagjerëve te tjerë mbas meje te marrin masa dhe ti kyçin mirë valixhet, ne mënyrë qe te ruhen nga jo tjetër, përveçse hienave e skifterëve, punonjësve te Aeroportit!!

Ju falenderoj! Me respekt, A. H”.

Kërkohet “arrest me burg” për 7 protestues

Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 protestuesit e arrestuar për marshimin-protestë të 13 majit nga opozita.

Seanca po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Arben Micko.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale shkatërrim të pronës me zjarr, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Për protestën e 13 majit janë proceduar në gjendje të lirë edhe 15 protestues të tjerë.

“Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla, punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim” bën me dije policia në komunikatën për mediat.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU.

Policia thotë se në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zhvillohen homazhet për Klodian Tanushin

Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Homazhet për major Tanushin kanë nisur prej orës 10:00 në Muzeun Historik Kombëtar dhe mbyllen në 12:00.

Të parët që u përkulën mbi arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi ishin familjarët, ndërsa moment prekës ishte parakalimi para fotos së Tanushit i bashkëshortes me të bijën 1 vjeç e gjysmë.

Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpalli dje major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Arkivoli me trupin e pajetë të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik mbërriti të mërkurën në Shqipëri me një avion ushtarak.

Ne ceremonine ushtarake te pritjes ishin familjarë, miq dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.