Netanyahu thirrje Europës për paanshmëri

benjamin-netanyahuKryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti në Davos paralajmërimet ndaj Evropës kundër një “pozicionimi të njëanshëm” në favor të palestinezëve, para pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik të Davosit.

“Nëse Evropa është perceptuar si e njëanshme duke ushtruar presione të padrejta mbi Izraelin, ky fakt forcon pozicionin e palestinezëve dhe godet atë të Izraelit”, deklaroi Netanyahu.

“Unë mendoj se nëse Evropa mban paanshmërinë e saj dhe një pozicionim të balancuar, ajo do të ndihmojë shumë” për procesin e paqes, u shpreh ai.

Pas publikimit në 10 janar nga ana e Izraelit të tenderave për ndërtimin e më shumë se 1800 banesave në kolonitë e Cisjordanisë dhe Jeruzalemit Lindor, ambasadorët izraelitë në Britaninë e Madhe, në Francë, në Itali dhe në Spanjë u thirrën në Ministritë e Jashtme të këtyre vendeve, në shenjë proteste.

Franca ka “dënuar” njoftimin e dhënë nga Izraeli, një qëndrim vazhdimisht i riafirmuar nga Parisi në çdo njoftim të ri të zgjerimit të kolonive izraelite.

Arvizu: Mbështetje reformës administrativo-territoriale

aleksander-arvizuAmbasadori Amerikan Aleksandër Arvizu e ka cilësuar të rëndësishme për vendin reformën administrativo-territoriale. Ai ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për këtë reformë.

Në një takim me përfaqësues të OJQ-vë në Korçë Arvizu theksoi se Parlamenti duhet të ngrejë një komision që të arrihet me konsensus konsolidimi.

Një ditë më pare Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 75 vota pro ngritjen e komisionit parlamentar për reformën administrativo-territoriale. Opozita nuk mori pjesë në votim pasi braktisi sallën e Kuvendit pas debateve për dorëheqjen e dy deputeteve femra të qarkut të Lezhës.

“Radika”, ministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë njëzëri: S`ka asnjë projekt

bushati radikaEdhe pse nga foltorja e parlamentit kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, përcolli siguri para qytetarëve se nuk ka projekt për devijimin e lumit Radika, për ta përforcuar këtë ai është takuar sot me dy ministrat e Maqedonisë, atij të ekonomisë Valon Saraçinin dhe atë të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.

Pas takimit dy ministrat Saraçini dhe Ademi së bashku me Ministrat Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati dhe Lefter Koka kanë dalë në një konferencë për shtyp ku njëzëri kanë deklaruar se nuk ka asnjë projekt për devijimin e lumit Radika.

Në fjalën e tij, ministri i jashtëm Ditmir Bushati e ka cilësur debatin për devijimin e Radikës një spekulim ndërsa ka garantuar shqiptarët se qeveria do të mbrojë deri në fund integritetin dhe interesat e kombi shqiptar.

“Ujërat ndërkufitare duhet të shfrytëzohen në mënyrë të arsyeshme dhe  të barabartë, duke marrë në konsideratë aktivitetinndërkufitar. Pala shqiptare i diskuton këto në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe frymën e marrëveshjeve dypalëshe.  Qeveria jonë ka bazë të plotë të të drejtave që rregullojne këto çështje. Garantoj opinionin publik se kjo qeveri do të mbrojë deri në ditën e fundit dinjitetin, sovranitetin territorial dhe gjithë interesat e kombit shqiptar” tha Bushati.

Didi: Kemi disa pista hetimi për shpërthimet me eksploziv

Artan-DidiDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka deklaruar se ka disa pista hetimi për atentatet me eksploziv të ndodhura ditët  e fundit në vend.

I pyetur nga mediat për shpërthimet e fundit, Didi theksoi se një nga problemet kryesore është shitja e paligjshme e kartave të telefonit.

Gjithashtu, Didi siguroi qytetarët se pavarësisht ngjarjeve të fundit kriminale, situata e sigurisë në vend është normale.

Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi u bë pas takimit që zhvilloi me Avokatin e Popullit Igli Totozani.

Atentati ndaj biznesmenit të ndërtimit në Durrës, shoqërohen 25 persona

atentat eksplozivPolicia e Durrësit ka shoqëruar rreth 25 persona të cilët do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e djeshme ku automjeti i një biznesmeni ndërtimi shpërtheu pas vendosjes së një sasie tritoli.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në rrugën Plazh-Plepa ku Xhemal Çela, është hedhur në erë me makinën e tij dhe vetëm fati i ka shpëtuar jetën, megjithëse gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Biznesmeni po ecte me makinën e tij dhe papritur është gjendur i përfshirë nga flakët shoqëruar me një shpërthim të fuqishëm.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje drejtuesi i automjetit ka kuptuar se në automjetin e tij po ndodhte diçka, pasi pak sekonda para shpërthimit ai ka frenuar dhe ka tentuar të dalë menjëherë nga makina.

Banorë të zonës kanë ndihmuar 45-vjeçarin që të dalë nga autovetura që kishte marrë flakë gjithandej.

Pas mjekimeve të para në spitalin e Durrësit, 45-vjeçari është përcjellë në Tirane, ku po i nënshtrohet ndërhyrjeve të specializuara kirurgjikale dhe mjekët theksojnë se ai ka dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtëm.

Ndërkohë një nga pistat kryesore të hetimit të policisë është konfliktet që biznesmeni Xhemal Çela mund të ketë pasur në fushën e ndërtimit, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Ndërkohë shpërthimet me tritol janë kthyer në ngjarje të ditës. Vetëm pak ditë më parë u hodh në erë automjeti I kreut të komunës Qendër në Vlorë Fredo Berberi ndërsa autorët ende nuk janë gjetur nga policia.

 

Rama-Topi darkojnë së bashku

rama-topiKryeministri Edi Rama është duke darkuar me kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi në një restorant të Tiranës. Rama ka shkuar në restorant i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ndërsa Topi shoqërohet nga Sali Shehu dhe Daut Gumeni.

Përpara zgjedhjeve të qershorit ishte përfolur për një bashkëpunim mes socialistëve dhe FRD.

Megjithatë partia e ish- presidentit doli e vetme në garën zgjedhore.

Pas zgjedhjeve, mes socialistëve dhe FRD pati bashkëpunim në zgjedhjet e pjesshme të Korçës pas dorëheqjes së Niko Peleshit si kryebashkiak.

Një nga zyrtarët e FRD, Bedri Blloshmi u emërua nga qeveria e majtë si drejtor i Institutit të ish- të Përndjekurve Politikë.

Pitt në Australi për të takuar Jolie dhe fëmijët

pitt1-444x623Ka qenë një javë mjaft e zënë për aktorin Brad Pitt, pasi filmi ku ai është protagonist, “12 Years a Slave” u nominua për një sërë çmimesh. Por ai ka gjetur kohën për të vizituar partneren Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët që ndodhen në Australi.

Jolie ndodhet atje për xhirimet e filmit “Unbroken” dhe për këtë ata po kalojnë disa kohë larg njëri-tjetrit. Megjithatë nuk mungon përkushtimi i secilit për familjen.

Pitt u fotografua gjatë mbërritjes në aeroprotin e Sidneit me valixhe në dorë, teksa ka vendosur për të shijuar ca momente me familjen e tij të adhurueshme.

Së fundmi Pitt është komentuar dhe për modelin e ri të flokëve.

 

 

 

 

 

pitt-4-444x490

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

pitt-3-444x609

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

pitt-1-444x469

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

pitt-444x623

pitt-5-444x537

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

pitt6-280x200

Athinë, kapet banda shqiptare që trafikonte kokainë

policia grekeNjë bandë shqiptare e trafikut të heroinës dhe kokainës është shkatërruar nga policia greke. Në sajë të një operacioni të zhvilluar në Athinë, janë arrestuar tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua. Tashmë në pranga kanë rënë dy burra përkatësisht nga 32 e 42 vjeç, si dhe një grua 35 vjeç.

Policia greke ka deklaruar se shqiptarët u kapën në flagrancë me 2 kg heroinë dhe 200 gr kokainë. Përpos lëndëve narkotike, shqiptarëve i’u sekuestruan edhe 12. 000 euro, një peshore dhe një makinë në cilësinë e provës materiale. Këta shtetas akuzohen për “posedim e trafikim droge”. Materialet procedurale, u dërguan në Prokurorinë e Athinës.

Hervin Çuli emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar

Hervin CuliDitën e sotme, Qeveria miratoi vendimin për emërimin e Hervin Çulit si Drejtor i Teatrit Kombëtar. Kjo detyrë, më parë është mbajtur nga aktori Kristal Skrami, i cili me vendim Qeverie, u lirua sot nga detyra. Hervin Çuli u propozua në këtë post nga Ministria e Kulturës, pasi kandidatura e Çulit përmbushte kërkesat e përgjithshme për t’u punësuar në këtë post. Ministria e Kulturës vlerësoi se Hervin Çuli ka paraqitur një platformë për drejtimin e Teatrit Kombëtar, e cila është në përputhje me objektivat artistike, kulturore dhe administrative të kërkuara për këtë post. Në garë me Hervin Çulin ishin edhe dy kandidaturat e tjera, ajo e Laert Vasilit dhe Edmond Budinës.

Grida Dume: Dua të bëhem nënkryetare e PD-së

Grida dumeGrida Duma, ish-zv ministre e Integrimit, kërkon një harmonizëm të punës mediatike që ajo bën me rolin që i duhet dhënë në strukturat e larta drejtuese të PD-së. Dume, deklaron se është e gatshme të bëhet nënkryetare e PD-së, në rast se këtë besim ia japin anëtaret e partisë. Duke folur në emisioni “Prizëm”, Duma u shpreh se ajo pret që të jetë pjesë e strukturave të larta të PD-së pas zgjedhjeve të pritshme në partinë kryesore të opozitës.

“Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të larta të Partisë Demokratike. Nuk kam pritshmëri të numrit dy, tre apo katër, por shpresoj shumë që ajo që përfaqësoj si unicitet brenda atij grupimi, të pasqyrohet edhe në rolin që do marr aty. Pra, një lloj përfaqësimi mediatik timin, së paku të jetë ky lloj harmonizimi. Por, nga ana tjetër nuk do doja që asgjë të lexohet si me tepri. Nëse për militantët e Partisë Demokratike posti numër 2 duhet të ishte një lexim nderi, nuk do më shqetësonte të vazhdoja të jepja kontributin”, ka thënë Grida.