Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge

Policia e Durrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga u vu shtetasi A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.

“Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017  ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, sqaron policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme.

Kryeparlamentarja e Holandës takon Ruçin

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u takua me Kryetaren e Parlamentit të Holandës, Khadija Arib, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nënvizoi në mënyrë të veçantë arritjet në fushën e sundimit të ligjit.

“Holanda kërkon standarte të larta, sepse ato na çojnë përpara. Rritja e standarteve është e lidhur ngushtë edhe me interesat e Holandës për të shtuar investimet në Shqipëri. Shkëmbimet mes parlamentarëve kanë qenë intensive dhe ato do të shtohën në të ardhmen.”

Nga ana e tij Kryetari Ruçi e informoi Kryetaren Arib mbi arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arritjet e reformes në drejtësi, të cilën Kryetari i Kuvendit e vlerësoi si kryereforma e procesve integruese, dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Në lidhje me hapjen e negociatave, Kryetarja Arib vuri në dukje se Parlamenti i Holandës pret publikimin e Raportit të Komisionit Europian si edhe të raporterëve të Komisionit parlamentar për Europën, të cilët ishin për vizitë në Shqipëri në fillim të majit.

Gjatë takimit me Zëvëndësministrin për Bashkëpunimin Europian në Ministrinë e Jashtme të Holandës, Thijs van der Plas, Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe z. Balla e znj. Hajdari informuan në detaje mbi arritjet e Shqipërisë në prioritetet kyçe, sidomos në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata folën për domosdoshmërinë e rrugës europianëe të Shqiërisë, rolin stabilizues dhe rolin kontribues për paqen nërajon e më gjerë. Zyrtari i lartë vuri në dukje se “Qeveria holandeze është plotësisht e përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së, si një obligim moral, nevojë historike dhe në dobi të interesave të vetë BE-së. Përsa i përket Shqipërisë, theksoi ai, kam parë me sytë e mi progresin e jashtëzakonshëm dhe arritjet tuaja, sidomos në reformën në drejtësi, për të cilën kontribojnë edhe ekspertët holandezë. Holanda pret publikimin e Raportit të Komisionit Europian dhe shpreson në një qëndrim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari.

Thaçi i shkon në zyrë Kryeministrit Ramës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar në kryeministri për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihet se kush është tema e bisedës me dy liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Por mendohet se çështja e kufirit të Kosovës dhe taksa e vendosur ndaj Serbisë janë në qendër të diskutimeve.

Binjak aralizohen sapo perëndon dielli

Gjatë ditës, Abdul Rasheed dhe Shoaib Ahmed, 9 dhe 13 vjeç, janë si të gjithë vëllezërit e tjerë që qeshin dhe luajnë së bashku.Por, sapo perëndon dielli, ata paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të flasin.Vëllezërit nga Pakistani janë quajtur “fëmijët e diellit”, pasi prindërit e tyre mendojnë se ata marrin energji nga dielli.

Ky rast ka lënë pa fjalë mjekët, të cilët nuk kanë arritur akoma të gjejnë shkaktarin e kësaj sëmundjeje.Javed Akram, profesor i mjekësisë në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore, i cili po merret me trajtimin e vëllezërve, thotë “Ky rast është sfidë për ne”.Doktorët po kryejnë tekste mjekësore për të kuptuar përse fëmijët janë aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, nuk mund të flasin dhe as të ushqehen sapo ikën dielli”.

Ndryshe nga prindërit që mendojnë se fëmijët marrin energji nga dielli, mjekët e kanë hedhur poshtë këtë tezë, duke qenë se fëmijët mund të lëvizin gjatë ditës edhe nëse mbahen në një dhomë të errët, ku nuk bie dielli.Pavarësisht gjendjes së tyre të veçantë, djemtë janë energjikë dhe gazmorë.“Dua të bëhem mësues”, thotë vëllai më i madh, ndërsa më i vogli do të bëhet mësues i fesë islame.

Ambasadori britanik i shkon në zyrë Presidentit Meta për krizën politike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në qendër të takimit mendohet se ka qenë situata politike në vend, në kohën kur opozita ka vendosur të mos shkojë në zgjedhje, ndërsa mazhoranca nga ana e saj thotë se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.

Takimi vjen disa ditë pas kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Londër, ku u takua me zyrtarë të lartë të parlamentit britanik.

Ndahet nga jeta legjenda austriake e Formula 1

Tri herë kampioni i botës i Formula 1 Niki Lauda ka vdekur sot në moshën 70 vjeçare.

Legjendari austriak, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984, shkruan BBC.

Për shumë njerëz, ai mbahet mend për shërimin e tij të shpejtë dhe kthimin në gara pasi u dogj në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.

Lauda, i cili iu nënshtrua transplantit të mushkërive në gusht, “vdiq në mënyrë paqësore” të hënën, tha familja e tij.

Autoriteti Civil bën njoftimin e rëndësishëm, anulime të fluturimeve

Greva 24-orëshe e pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të 3 kompanive ajërore Blue Panorama dhe Blue Air do të sjellë vonesa dhe anulime të fluturimeve që ishin parashikuar ditën e sotme.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i bën apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë sot për të shmangur pritjet e gjata që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.

“Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga, dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”,- njofton AAC.

Artan Hoxha: Kam dosjen 978, ku Meta kërkoi 200 mijë euro në zgjedhjet e 2009

I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha, ka folur për dosjen që ai e quan “978”, dhe ka hedhur akzua të forta ndaj Presidentit të Republikës.

Sipas Hoxhës, përgjimet kishin nisur ndaj një biznesmeni të rëndësishëm në vitin 2008, i cili kishte pastruar rreth 7 milion euro. Dy ditë përpara zgjedhjeve të 2009, sipas Hoxhës, ky biznesmen ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.

“Dosja 978″ kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë. Ka patur madje plane sesi do të vinin lekë nga Afrika dhe do të pastroheshin në Shqipëri. Biznesmeni i përgjuar është kontaktuar nga Ilir Meta dy ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009, dhe i ka kërkuar plot 200 mijë euro” – denoncoi Artan Hoxha në Opinion.

Ndërkohë, gazetari Hoxha deklaroi se përgjimet janë asgjesuar në datë 27.10.2010, me vendim të gjykatës.

“Materialet duheshin asgjesuar, por mesa duket kjo nuk ka ndodhur. Në vitin 2016, unë nxorra pjesë të dosjes që ende nuk është fshirë. Dosja nuk është fshirë sepse unë e kam këtu.” – u shpreh më tej, Artan Hoxha.

36-vjeçarit nga Durrësi arrestohet nga operacioni “Vol-Vo 4”

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një tjetër persona, në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.

Në pranga është vënë 36-vjeçari i shpallur në kërkim me iniciale M.Z.,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

“36-vjeçari  ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,  “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Rama uron ditë të mbarë nga Saranda

Kur edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit veror, kryeministri Edi Rama ka nisur promovimin e turizmit në vend.

Këtë mëngjes, kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një urim nga Saranda. Në një postim në Facebook, Rama thotë se është dyfishuar numri i vizitorëve dhe pesëfishuar numri i kroçerave.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga porti i Sarandës ku gjatë muajve të parë të vitit është dyfishuar numri i vizitorëve dhe pesëfishuar numri i kroçerave me turistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në FB.