Autoriteti Civil bën njoftimin e rëndësishëm, anulime të fluturimeve

71

Greva 24-orëshe e pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të 3 kompanive ajërore Blue Panorama dhe Blue Air do të sjellë vonesa dhe anulime të fluturimeve që ishin parashikuar ditën e sotme.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i bën apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë sot për të shmangur pritjet e gjata që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.

“Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga, dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”,- njofton AAC.