Kryeministrja britanike jep dorëheqjen

TOPSHOT - Britain's Prime Minister Theresa May leaves 10 Downing Street in London on May 15, 2019, ahead of the weekly Prime Minister's Questions (PMQs) question and answer session in the House of Commons. Theresa May has set the stage for a fourth showdown with parliament over her EU withdrawal deal next month, which could also be her last act as Britain's prime minister. / AFP / Ben STANSALL

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej, mbajti një fjalim të përlotur sot teksa njoftonte se po jepte dorëheqjen.

Ajo tha se ka bërë maksimumin deri tani, por në 7 korrik do të dalë nga zyra më e lartë e vendit.

Mej u detyrua të japë dorëheqjen pasi nuk arriti të realizojë marrëveshjen për Brexit, gjë që e bëri të humbasë mbështetjen e deputetëve të vet.

Ajo pranoi se tani nuk i ka mbetur më asnjë mundësi për ta votuar marrëveshjen e Brexit në Parlament, por u bëri thirrje deputetëve që të bashkohen e t’i përgjigjen popullit për referendumin.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha Mej e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit.”

Lame: Qytetarët mund të protestojnë nesër, por të hënën nis ligjërimi i banesave

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që duke filluar nga e hënë të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për të ligjëruar pronën ose truallin e tyre.

Duke bërë batuta me protestën e nesërme të opozitës, Lame tha se qytetarët nesër le ta ndjekin protestën, por të hënën të fillojnë proceduar.

Artan Lame: Nesër qytetarët mund të shkojnë, ata që janë të interesuar të ndjekin edhe protestën e opozitës, por të hënën të fillojnë të plotësojnë dokumentacionin përkatës me qëllim që të ligjërojnë banësën dhe truallin e tyre pranë zyrave tona të Kadastrës.

Lame tha se janë 12 deri në 13 mijë banesa të paregjistruara, që në bashkëpunim me qeverinë i është dhënë një zgjidhje.

Artan Lame: Sot në të gjithë vendin janë 12-13 mijë banesa dhe troje në këtë situatë absurde, ku rekordin e mban Saranda me rreth 3500 troje të dhëna në këtë mënyrë. Të tilla troje ka me shumicë edhe në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Berat, Fier, Elbasan, Lezhë, Kukës, Shkodër etj. E them me përgjegjësi se në një pjesë të këtyre rasteve procesi i dhënies së trojeve ka qenë i parregullt dhe i paligjshëm. Faji nuk është i qytetarëve, por i njësive vendore apo kryetarëve të bashkive që i kanë hyrë këtyre aventurave që ende e kësaj ditë i paguajnë banorët.

Skënder Gjinushi vihet në krye të Akademisë së Shkencave

Me 35 vota pro Skëndet Gjinushi është votuar për të qenë në krye të Akademisë së Shkencave. Plot 44 akademikë votuan për 4 vende vakante në këtë institucion, ku më i rëndësishmi është posti i kreut të Akademisë.

“Është vlerësim që kjo asamble e nderuar voton për përbërjen e re” u shpreh Gjinushi pasi u be numerimi i votave

Skënder Gjinushi ishte kandidati i vetëm për kreun e këtij institucioni. Në prezantimin e platformës së tij, ai tha se Akademia është partner i qeverisë dhe shoqërisë për ngritjen e standardeve.

“Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit”, ka thënë Gjinushi.

Gjinushi tha se për herë të parë ligji parashikon krijimin e Akademisë së të rinjve dhe rikthimin e akademikëve mbi 75 vjeç.

Mësohet se Ismail Kadare ka votuar me postë për zgjedhjet e Akademisë.

Sot zgjidhet kreu i Akademisë së Shkencave

E premtja është një ditë zgjedhjesh në Akademinë e Shkencave. Ditën e sotme janë 44 akademikë që do të votojnë për 4 vende vakante në këtë institucion, ku më i rëndësishmi është posti i kreut të Akademisë.

Skënder Gjinushi është kandidati i vetëm për kreun e këtij institucioni. Në prezantimin e platformës së tij, ai tha se Akademia është partner i qeverisë dhe shoqërisë për ngritjen e standardeve.

“Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit”, ka thënë Gjinushi.

Gjinushi tha se për herë të parë ligji parashikon krijimin e Akademisë së të rinjve dhe rikthimin e akademikëve mbi 75 vjeç.

Mësohet se Ismail Kadare ka votuar me postë për zgjedhjet e Akademisë.

Secili vend vakant ka nga një kandidat:

1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave

2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë

3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar

4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës

Frontex kap 23 klandestinët e parë në Kapshticë

Operacioni i Frontex ka dhënë rezultatet e para. Mëngjesin e sotëm, në kufirin e gjelbër në Kapshticë janë kapur 23 klandestinë sirianë dhe iranianë, mes tyre edhe 3 fëmijë të mitur.

Emigrantet e paligjshëm u kapën nga forcat Frontex dhe policia kufitare, te cilët janë pozicionuar në kufi.

Klandestinëve iu morën deklarimet dhe do transportohen drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.

Itali, goditet banda shqiptare e grabitjeve

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila kryente grabitje me dhunë, duke vënë në pranga 4 persona.

Siç raportojnë mediat italiane, autorët kanë kryer grabitje në një vilë mes Piemontit dhe Lombardisë, por edhe një grabitje tjetër në Erbusco.

Operacioni i koduar “Sytë e akullit” vuri në pranga Agustin Pjetërgjokaj 24 vjeç, Kristjan Keci 28 vjeç, Cesk Thani 32 vjeç dhe Kristjan Mëhilli 25 vjeç.

Të 4 shqiptarët janë përgjegjës për krimet në fushën e vjedhjeve të banesave, posedim të armëve dhe plagosje.

Hetimet për këtë bandë filluan pas një grabitje brutale në një shtëpi në 29 nëntor të vitit të kaluar, kundër një sipërmarrësi të verës.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë me qëllim që të konstatohen përgjegjësitë e mundshme të kriminelëve të lartpërmendur për krime të ngjashme të kryera në të gjithë Italinë Veriore.

Charlie Chaplin: Kur nisa me e dashtë vetveten

Kur nisa me e dashtë vetveten
e kuptova që gjithnji e në çdo rast
jam n’vendin e kohën e duhun.
E e kuptova që gjithë çka ndodhë asht’ e drejtë –
prej atëhershit muj me qenë i qetë.
Sot e di: quhet BESIM.
Kur nisa me e dashtë vetveten e kuptova sa shumë mun’ ofendohej dikush
Kur provojsha me detyrue dëshirën teme mbi këtë person,
edhepse e dija që nuk asht’ koha e duhun dhe ky person nuk asht’ i gatshëm për të.
Sot e di: quhet ÇLIRIM.
Kur nisa me e dashtë vetveten
Mujta me njoftë që dhimbja emocionale dhe vuejtja
janë veçse nji shenjë paralajmëruese se po jetoj kudrejt së vertetës teme.
Sot e di: Quhet Të JESH AUTENTIK.
Kur nisa me e dashtë vetveten
E ndala mallin për nji jetë tjetër
edhe e pash që gjithça rreth meje ish veç kërkesë për me u rritë.
Sot e di: Quhet PJEKURI.
Kur nisa me e dashtë vetveten
Ndalova së shmanguri vetvetën prej kohës së lirë
dhe ndalova së skicuemi projektesh madhështore për të ardhmen.
Sot baj vetëm atë që më ngazëllen e më kënaqë,
atë që du e çfarë ma gazmon zemrën,
në mënyrën e tempon teme.
Sot e di: Quhet ÇILRTËRSI.
Kur nisa me e dashtë vetveten
Lash krej çka s’asht e shnetshme për mu,
ushqimet, njerëzit, gjanat, situatat
dhe gjithçka që tërheqë poshtë e larg vetvetes.
Në fillim e queja “egoizëm i shëndoshë”,
po sot e di: quhet VET-DASHNI.
Kur nisa me e dashtë vetveten
Ndalova s’dashtni me pasë gjithë të drejtë
kështu kam qenë ma pak n’gabim.
Sot e njoh: Quhet MODESTI.
Kur nisa me dashtë vetveten
refuzova t’vazhdoj s’jetuemi në t’shkuemen
dhe t’shqetësuemi për të ardhmen.
Tash jetoj vetëm në këtë moment ku GJITHÇKA ndodhë,
kështu jetoj çdo ditë dhe e quej VETËDIJE.
Kur nisa me dashtë vetveten
E njofta që t’menduemit tem
mundet me m’ba t’trieshtuem e me m’s’mu.
Kur i thirra forcat e zemrës teme,
mendja ime u ba me nji partner t’rand’sishëm.
Sot e thirri këtë lidhje URTI E ZEMRËS.
Nuk kemi pse tut’mi prej ma shumë diskutimesh,
konfliktesh e problemesh me vetveten e të tjer’t
meq’ edhe yjet nganjiherë përplasen ndërmjetveti
e krijojnë botëna t’reja.
Sot e di: KJO ASHT JETA!
Përktheu: Dardan Velija

Ambasada amerikane fituesve të Lotarisë: Dorëzoni dokumentet në kohë

Ambasada e SHBA u ka bërë thirrje të gjithë fituesve të Lotarisë Amerikane të dorëzojnë dokumentet arsimore përpara intervistës.

Në një postim në faqen zyrtare Facebook, Ambasada shkruan se fituesit duhet të dorëzojnë diplomën e shkollës së mesme, vërtetimet e shkollës së mesme dhe diplomat universitare.

“Jeni përzgjedhur për Lotarinë DV2020? Mos harroni të dërgoni të gjitha dokumentet arsimore përpara intervistës tuaj, diplomat e shkollës së mesme, vërtetimet e shkollës së mesme dhe diplomat universitare,”-shkroi Ambasada.

Aplikuatët që fituan Lotarinë Amerikane u shpallën më 7 maj në orën 18:00.

Të përzgjedhurit mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Presidenti Meta flet për krizën politike

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka folur për krizën politike në Shqipëri. Ai thotë se zanafilla e kësaj krizë është kushtetuta e vitit 2008.

Ilri Meta: Kemi krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund ti shmangemi. Pas vendi pësoi 97 për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve të Komisionit të Venecias sepse u nxor mësim nga 97. Në 2008 për dy ditë një kushtetutë e bërë me sakrifica ia hoqëm të gjitha pika dhe kaluam nga një sistem parlamentar, kemi kaluar në një sistem të mbyllur partiak.

Parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë rtë papranueshme kanë lënë mandatet, por ka qenë mos funksional.

Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështje. Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund tju them që po të ishte një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka një histori pozitive

Rama: E-learning moment historik për mjekësinë shqiptare

“Ky është një moment historik për mjekësinë shqiptare. Ish-Kryeministri i Italisë është këtu për të promovuar një produkt ekselent dhe iu vihet në dispozicion të gjithë profesionistëve të fushës së shëndetësisë. Kompania ekselente ka pika në Londër, Romë, Majemi, Tiranë dhe është kthyer në pikë reference për “E-learning”, i ofron shërbimit tonë shëndetësor një profesionalizëm të lartë”,.Kështu tha kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar platformën “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë.

Sipas Ramës me këtë sistem nuk ka më manipulime nga profesionistët e mjekësisë, si dhe ata mund të bëjnë shërbime më të mira për komunitetin.

“‘E-learning’ fut teknologjinë në mjekësi, duke zhvilluar mjekësinë më tutje. Unë dua të falënderoj ish-kryeministrin italian Dalema, sepse së pari ka qenë një reformë e rëndësishme e kryer në kohën e qeverisë së tij për shëndetësinë, kur është futur ajo ç’ka u bë pastaj shembull për ne, edukimi në vazhdim i detyruar. Sot në mjekësinë shqiptare është një partner profesional shumë i rëndësishëm.

Askush nuk i ikën dot kësaj platforme. Me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime. Me këtë platformë askush nuk i shmanget dot edukimit në zhvillim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet. “E-learning” është sot një hap i transformimit të madh të mjekësisë, duke e bërë sistemin të pamanipulueshëm. Është sistem i provuar tanimë botërisht dhe ajo që pritet të shihet është si do të ndryshojë botën dixhitale, si do ndryshojë botën e sistemit të ndërveprimeve shëndetësore.

Ne jemi duke përgatitur edhe një ligj për të hyrë në parlament, për teknologjinë, pasi ambicia jonë është që të përfitojmë nga inovacioni, pavarësisht shkallës së zhvillimit të vendit. Ne duam që të jemi përpara në sistemin e teknologjisë, që burokracia të marrë fund. Kalimi te shëndetësia elektronike dhe dixhitale është proces i gjatë, por me këtë hap çelet ky shteg. Nuk është vetëm sistem i pamanipulueshëm, por bëhet fjalë për sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë. Është sistem që do të lehtësojë punën e profesionistëve në mjekësi, që informon në kohë reale aktivitetin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë”, tha Rama.