Ambasada amerikane fituesve të Lotarisë: Dorëzoni dokumentet në kohë

63

Ambasada e SHBA u ka bërë thirrje të gjithë fituesve të Lotarisë Amerikane të dorëzojnë dokumentet arsimore përpara intervistës.

Në një postim në faqen zyrtare Facebook, Ambasada shkruan se fituesit duhet të dorëzojnë diplomën e shkollës së mesme, vërtetimet e shkollës së mesme dhe diplomat universitare.

“Jeni përzgjedhur për Lotarinë DV2020? Mos harroni të dërgoni të gjitha dokumentet arsimore përpara intervistës tuaj, diplomat e shkollës së mesme, vërtetimet e shkollës së mesme dhe diplomat universitare,”-shkroi Ambasada.

Aplikuatët që fituan Lotarinë Amerikane u shpallën më 7 maj në orën 18:00.

Të përzgjedhurit mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.