Basha:Opozia sërisht në protestë

52

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentarë të opozitës, bëri një ekspoze të gjendjes në vend, duke e cilësuar “një situatë të zumtë dhe të pashpresë”.

Basha tha se të gjithë njerëzit e lirë po rrezikohen nga qeveria Rama-Meta, po dhunohet jeta e shqiptarëve, liria, kushtetuta dhe ligji. Ne do t’i ndalojmë dhe këtë e treguam në mitingun e protestës së 20 shkurtit dhe protesta të tjera do të vijojnë për të ndaluar Rama-Metën”.Sipas tij, gjithçka është errësuar nga qeverisja Rama- Meta. “Ekonomia është rrënuar dhe po shkon drejtë reçensionin, kanë rënë të ardhura dhe janë në rënie investimet e huaja, rritën taksat duke e berë Shqipërinë vendin me taksa me të larta në rajon. Nga njëra anë rriten taksat dhe në anën tjetër rritet gropa financiare”, deklaroi kreu i selisë blu.

Basha vuri alarmin duke u shprehur se “jemi në kushtet e anamolisë, gati të krimit ekonomik, kontrabandës dhe korrupsionit përminent. Jemi nën kërcënimin e Ramës për të na hequr buken e gojsë. Krimi ka tendncë marramendës në ngjitje, trafiku i drogës dhe krimi.Dje denoncuam një rast konkret të lidhur me Tahirin, gjendja është e rëndë. Prandaj ne vijmë sot me moton, Shqipëria në protesë. Kjo është gjendja dhe opozita do protestojë, në mbrojtje të bukës së gojës”.Sipas tij, Shqipëria foli qartë në protestë, foli për krimin, për bukën e gojës, për projektligjin antikushtetues të projktligjit të statusit civil dhe si për dhe shkarkimet e padrejta nga puna të administratës.

“Qeveria Rama-Meta nuk ka asnjë shpresë për integrim, populli eshtë sovran dhe do të marrë në dorë fatët e vendit dhe ne jemi të kushtësuar të dalim me logën Shqipëria në protëstë. Ne nuk do të pranojmë t’i japim legjitimitet parlamentit që është berë giotina e ligjit”. deklaroi Basha.

Në përfundim, kreu i PD-së solli ne pah gjendjen në Ukrahin ku sipas tij, pushteti i atjeshëm përdori votën për të burgosur e torturuar deputetët e opozitës, ndërsa ftoi deputetët e grupit parlamentar demokrat të mbajmë një minut heshtje për martirët e lirisë.