Vlorë: Kapacitetet turistike, sivjet më shumë mundësi pushimesh

vlore2Harrilla Koçi

Përgatitjet për sezonin veror në rrethin e Vlorës nga operatorët që veprojnë në këtë fushë, janë përqëndruar në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e strukturës turistike ekzistuese dhe zgjerimin e mëtejshëm të saj.

-Bregdeti i thyer, me plazhe të përziera ranore e gurishtore-

Bregdeti i Vlorës nuk ngjason me asnjë tjetër në Shqipëri. Një pjesë e tij përbëhet nga plazhe të mrekullueshme ranore që shtrihen nga grykëderdhja e lumit Vjosë, deri në Plazhin e Ri në Vlorë. Në të përfshihet një hapësirë masive pothuajse e virgjër dhe e pashfrytëzuar, për shkak të mungesës së pjesshme të infrastrukturës rrugore. Kështu, bregdeti i Poros deri në Zvërnec, është pothuajse i pashfrytëzuar. Brezi masiv i rërës në to, pasohet nga ai pyjor, gjë që krijon një mjedis të rrallë ku investimet, sipas specialistëve, krijojnë kushtet për rritjen e jashtëzakonshme të kapaciteteve turistike. Nga ana tjetër, pjesa tjetër e bregdetit ku përfshihet ai i përzier dhe shkëmbor, përbën një tjetër resurs të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të të gjitha kategorive. Këtu gjen plazhe të mrekullueshme shkëmborë dhe me zhavorr të imët, të cilat gjithnjë e më tepër preferohen nga pushuesit vendas dhe turistë të huaj.

-Koeficienti i shfrytëzimit të bregdetit, ende i ulët-

Nuk ka ndonjë tregues të saktë të koeficientit të shfrytëzimit të këtij bregdeti, por ai mendohet të jetë mes vlerave 20-30 për qind. Plazhet e Dhralesë, të Gjipesë etj, në bregdetin e Himarës, mbeten ende të pashfrytëzuara, ashtu sikundër edhe brezat ranorë në bregdetin e Poros, deri në Zvërnec. Në këtë pjesë të bregdetit vlonjat, pushuesit janë spontanë dhe shfrytëzojnë resurset natyrore në një bregdet ku mungon plotësisht struktura turistike.

-Investimet zgjerojnë kapacitetet turistike-

Investimet e pritshme në zonën bregdetare, veçanërisht në infrastrukturë, garantojnë zgjerimin e kapacitetit turistik.

Kanan Shakaj, kryetar i komunës Novoselë, që administron vijën bregdetare të Poros deri në afërsi të Zvërnecit, thotë për ATSH-në se, projektet e rikonstruksionit të rrugëve që lidhin aksin kombëtar Fier-Vlorë me bregdetin e Poros, duke përshkuar disa fshatra, ndikojnë drejtpërdrejtë në këtë drejtim. “Me përfundimin e këtyre rrugëve krijohet një mundësi e mirë për të shfrytëzuar këtë bregdet ranor, ku, aktualisht, numri i pushuesve nuk përputhet me kapacitetet që janë qindra herë më të mëdha, krahasuar me treguesit aktualë”, thotë Shakaj. Ai sqaron se këtu vijnë çdo verë qindra pushues nga Fieri, Berati, Kuçova, Tirana, nga Shkodra, që pëlqejnë rërën dhe ujin e pastër, por edhe freskinë e pyjeve.

-Plazhi i Zvërnecit, plotësohet struktura e shërbimit-

Plazhet e virgjëra të Zvërnecit sivjet do të jenë më të shfrytëzueshme. Një strukturë e lehtë shërbimi, e përbërë nga të paktën 20 lokale e njësi të llojeve të tjera të çmontueshme, është ngritur para pak javësh në plazhin më të madh të këtij bregdeti. Kësaj i shtohet edhe rruga e re që lidh Vlorën dhe fshatin Nartë me këtë bregdet, e cila është e standardeve mjaft të mira. Drejtues të komunës Qendër thonë se, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si dhe ndërtimi i rrugës që lidh bregdetin e Zvërnecit, do të shumëfishojnë fluksin e pushuesve, të cilët vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe të huaj. Gjatë javëve të fundit janë planifikuar kryerja e punimeve për pastrimin dhe rehabilitimin e plazheve të cilat do të nisin brenda muajit prill.

-Përmirësimi i infrastrukturës, shumëfishohet numri i pushuesve në bregdetin e Himarës-

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ku përfshihet edhe ndërtimi i segmenteve që lidhin aksin kombëtar Vlorë-Sarandë, me plazhet përgjatë bregdetit, ka shumëfishuar numrin e pushuesve. Por, në këtë drejtim pritet përmirësimi i mëtejshëm i standardeve, për shkak se, në disa nga segmentet rrugore pavarësisht investimeve, ka mjaft probleme që lidhen me cilësinë e ulët të punimeve që janë kryer. Vitin e kaluar numri ditor i pushuesve në plazhet e Himarës, Dhërmiut, Qeparoit, Jalës llogaritej në më shumë se 40 mijë. Por, kjo shifër mund të rritet edhe më tej. Veçanërisht në këtë drejtim vlerësohet se do të ndikojë ndërtimi i segmentit rrugor të plazhit të Palasës, një nga mrekullitë e bregdetit të Himarës.

Hollande: Referendumi i Krimesë nuk ka asnjë vlerë ligjore

president-Hollande-520x292Presidneti francez, François Hollande, vlerësoi sot se referendumi në Krime, që do të zhvillohet nesër “nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe se duhet bërë gjithçka për të rigjetur rrugën e negociatave”.
Presidenti francez u shpreh gjatë një konference për shtyp në Paris bashkë me kryeministrin italian, Matteo Renzi.
Një referendum për të ardhmen e Krimesë do të mbahet nesër dhe mund të sjellë bashkimin saj me Rusinë, ky gadishull aktualisht ndodhet nën kontollin e forcave të armatosura proruse.

Thaçi: Prishtina do ngrohet me avullin e Termocentraleve të Kosovës

hashim thaciPrishtina do ngrohet me avullin e Termocentraleve të Kosovës, i cili do sjellet me gypa në ngrohtohen e kryeqytetit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, inspektoi sot punimet që po kryhen afër qytetit të Kastriotit, në drejtim të kryeqytetit, në segmentin ku janë në përfundim e sipër punimet në kilometrin e tretë të sistemit të gypave, që do të sjellin avullin e nxehtë prej Termocentraleve të KEK-ut deri tek ngrohtorja e Prishtinës “Termokos”.

“Procesi i përmbylljes së këtij projekti të ngrohtores për qytetin e Prishtinës është një nga projektet më të rëndësishme pas ndërtimit të autostradës Shqipëri – Kosovë. Është projekti i nevojshëm, i domosdoshëm, dhe jetik për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh kryeministri Thaçi.thaci 1

Sipas tij, ky është projekti më modern në rajon, ku do të sigurohet ngrohje me avull.

“Gjatësia e punimeve në projekt është 11 kilometra nga KEK-u deri në Prishtinë. Do të përmbyllet me kohë, për të filluar me punë nga vjeshta e këtij viti. Të gjitha punimet janë duke shkuar sipas planit”, tha kryeministri Thaçi .

Qeveria e Kosovës, vijoi ai, do të kryej të gjitha obligimet e veta që ka karshi këtij projekti të rëndësishëm.

thaci3“Janë dy probleme që është dashur që të zgjidhen për qytetarët e Prishtinës, dhe ato janë çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit dhe të ngrohjes. Me këtë intensitet të punës, që është duke u zhvilluar, çështja e ngrohjes do të përmbyllet me sukses të plotë dhe me kohë rekorde”, tha Thaçi.

Ai falënderoi të gjithë mbështetësit që kanë kontribuar për këtë projekt bashkërisht me institucionet e Republikës, Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës.

Rama në Lushnjë: Mbështesim prodhimin bujqësor

Rama-te-fevzo-1024x679Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në mesditë mbledhjen me ministrat e kabinetit qeveritar në Hotel ‘Partner’ në Vlorë.

I shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti , Rama ka vizituar linjën e ambalazhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore, ‘Green Al’ në Lushnje.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë nismë si lokomotivën e prodhimit bujqësor. Ai  tha se kjo do të sigurojë mbështetje për prodhuesin dhe punësimin, ndërsa shtoi se qeveria që ai drejton synon t’i japë zhvillim bujqësisë dhe jo thjesht mbijetesë.

“Kjo nismë është lokomotiva e prodhimit bujqësor pasi është një qasje e re. Ne duam jo të hedhim para për të mbështetur mbijetesën po të mbështesim prodhuesin dhe punësimin si dhe të sigurojmë mbështetjen për të gjithë ata si ju që duan të shtojnë përpjekjet. Duhet të kalohet nga bujqësia e mbijetesës në zhvillim”  është shprehur Rama.

Ndërkaq Panariti theksoi: “Në fondet që janë caktuar nga buxheti i shtetit për bujqësinë 60% e tyre janë caktuar për të mbështetur këto investime.”

Kryeministri Rama do të mbajë nesër edhe një takim me drejtorët e drejtorive rajonale në Vlorë.

 

Kënga e Dren Abazit – kolonë zanore e filmit hollivudian

dren abaziKompania gjigande e prodhimit të filmave “20th Century Fox” ka blerë të drejtat që këngën “Natën” të Dren Abazit ta shfrytëzojë si kolonë zanore për filmin e ri “Let’s Be Cops”.

Kjo këngë është përzgjedhur si më e mira në konkurrencë me dhjetëra këngë të tjera nga vende të ndryshme te botës.

Në filmin “Let’s Be Cops” rolin kryesor e ka aktori amerikan, Andy Garcia dhe kënga “Natën” do të jetë kolonë zanore e tij.

Është hera e parë që një këngë moderne shqiptare bëhet pjesë e një prej filmave hollywoodian. Dren Abazi e ka konfirmuar këtë lajm duke e publikuar në rrjetin social instagram.

Rusia: Krimeja si Kosova; SHBA: Sanksione të ashpra

Si një përpjekje e fundit për të shmangur referendumin e së dielës në Krime, Kerrytakimi në Londër mes Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përfunduar pa asnjë rezultat. Palët kanë ndarë qëndrimet e tyre të kundërta në lidhje me krizën në Urkrainë.
Kerry ka kërkuar të Rusia të tërheqë trupat ushatarake nga kufiri me Ukrainën dhe palët të ulen në bisedime.

“Pas 6 orë diskutimesh, Ministri i Jashtëm Lavrov e bëri të qartë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i gatshëm të marrë ndonjë vendim lidhur me krizën në Ukrainë, deri pasi të zhvillohet referendumi i së dielës për të ardhmen e gadishullit ukrainas të Krimesë. ShBA vazhdojnë të jenë për një dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë për zgjidhjen e krizës. Për këtë arsye erha në Londër me ide konstruktive dhe paraqita një numër alternativash, që nuk u pranuan. I bëra të qartë zotit Lavrov se Rusia do të ketë pasoja nëse nuk do të gjejë rrugën për të ndryshuar kurs. nëse Rusia kërcënon popullin ukrainas atëhere përgjigja e Perëndimit do të jetë më e fortë dhe kjo do të shoqërohet me pasoja.”
Sekretari Amerikan i Shtetit bëri thirrje që kriza të zgjidhet përmet institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare. Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Moska respekton vullnetin e popullit të Krimesë.

“Bisedimet me Kerry-n ishin konstruktive megjithëse nuk ndajmë të njëjtin vizion për Ukrainën. Qytetarët e Krimesë kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre,ashtu sic vendosën qytetarët në Kosovë. Ndërkaq sanksionet ndaj Rusisë do të ishin joproduktive. Për këtë qëllim Putin është në kontakt me Obamën, Cameron dhe Hollande”.
Po sot, Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se shpreson ende në një zgjidhje diplomatike për krizën e Krimesë, duke paralajmëruar pasoja për Rusinë nëse nuk terhiqet.

Në Shqipëri trupat e pajetë të motrave Dobrushi, lamtumira e fundit në Kukës

dobrushi durreskortezhiMbërrijnë në Shqipëri, trupat e pajetë të 3 vogëlusheve Dobrushi, të cilat u ekzekutuan me thikë në Itali nga e ëma e tyre. Tre arkivolat e nisur nga porti i Barit në Itali me traget kane mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 11:25.

Tre arkivolët janë shoqëruar nga babai i motrave, Bashkim Dobrushi dhe halla e tyre ndërsa disa familjarë i kanë pritur në port të pikëlluar dhe me lule në duar.

Më pas, kortezhi është nisur drejt fshatit Dobrush në Kukës, ku do të përcillen për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00.

Ditën e enjte, në qytetin e Lecco-s u mbajt një meshë për tre motrat Simona, Keisi dhe Sindi, ku të afërmit , shokët e shkollës, por thuajse i gjithe qyteti u ka dhënë lamtumirën 3 të miturva.
Simona, Keisi, Sindi, ne menyre te pashmangshme jane drama e atij qyteti, i cili i nderoi me heshtje solemne dhe zi. Me dhimbje në zemër, babai i tyre shkruajti një letër lamtumire për 3 vajzat e tij.
Fjalët e babait më të trishtuar në botë, i ka lexuar një nga pjestarët e kishës, pasi ai kishte mundur vetëm ti hidhte në një letër drejtuar vajzave që nuk do të mund ti përqafojë më kurrë.
“E dashur Simona, Keisi e Sindi. Është babai juaj ai që ju shkruan me zemrën të mbytur nga dhimbja. Nëpërmjet jush shihnim vetëm një dashuri të madhe dhe mundoheshim të bënim të pamundurën, por kjo nuk mjaftoi. Do të na mungojë gjithçka e juaja, buzëqeshjet tuaja, ëndrrat dhe hareja juaj. Ju lutemi që të na doni nga qielli, atje ku jeni tashmë dhe shpresojmë që të na falni atë dashuri që ne këtu nuk ditëm t’ua japim”.
6 ditë më parë 37-vjeçarja Edlira Dobrushi vrau tre vajzat e saj, ku sipas rrëfimit të saj në polici, dy vajzat e vogla i ka vrarë në gjumë, ndërsa vajza e madhe Simona duket se ka luftuar të shpëtojë nga thika që i drejtohej nga dora e asaj që i dha jetë, ka arritur të telefonojë në polici, por ka qenë tepër vonë.
Tre arkivolët janë shoqëruar nga babai i motrave, Bashkim Dobrushi dhe halla e tyre ndërsa disa familjarë i kanë pritur në port të pikëlluar dhe me lule në duar.

Kosovë, miratohet projektligji 15 vjet burg kush lufton jashtë vendit

kuvendi kosoveMe 48 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Ky projektligji ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, në dënime që variojnë nga, 3 deri në 15 vjet burg.

Nxjerrja e këtij ligji, ka ardhur si nevojë e sanksionimit të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë territorit, pas rasteve të evidentuara tashmë të pjesëmarrjes së dhjetëra personave në luftën e Sirisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se ky projektligj ka ardhur për qëllim mbrojtjen e interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare. Sipas tij, është vërejtur një trend i rritjes së numrit të individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë e me qëllim të realizimit të përfitimit të sferave të tyre të interesit po u bashkohen në formë të organizuar apo të pavarur kryengritjeve apo konflikteve të ndryshme jashtë vendit.

Edhe pse ky projektligj u miratua në parim, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia e Drejtësisë, janë shprehur kundër votimit, duke thënë se nëse dëshirojnë ta bëjnë parandalimin e qytetarëve të Kosovës në organizatat terroriste apo grupet terroriste, atëherë kjo gjë duhet të rregullohet me një ligj kundër terrorizmit.

Marrë nga ‘Kosovapress’

Një grua kallëzon Armand Çekën: Më mori 11 mijë euro

policiaArmand Çeka, biznesmeni 36-vjeçar që i mbijetoi, ndonëse me pasoja, një atentati të frikshëm në mes të Tiranës mëngjesit e 26 shkurtit, është kallëzuar nga një grua. Kallëzimi është kryer nga një grua dhe mësohet se është regjistruar në javën e parë të marsit. Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për biznesmenin e gjymtuar nga ajo pritë fatale ku u plagos Çeka dhe një i ri që ishte i punësuari i tij. Biznesmeni është paditur nga shtetësja M. Abedini, 41 vjeçe, e cila ka depozituar në polici një kontratë noteriale ku, katër vite më parë, Çeka i ka marrë shumën prej 11 mijë eurosh dhe nuk ia ka kthyer.

Gruaja është banuese e zonës së Don Boskos dhe mësohet se ajo ka kontaktuar disa herë me Çekën në lidhje me kthimin e shumës së valutës, por kjo gjë nuk kishte ndodhur deri ditën që ajo është paraqitur në polici dhe ka treguar me fakte se çfarë ka ndodhur mes saj dhe biznesmenit të ndërtimit. Në fakt ndaj Çekës u fol se ka patur me dhjetëra raste denoncimi aktesh që kanë të bëjnë pikërisht me marrje borxhesh në shuma të mëdha si dhe të shitjeve të shtëpive në persona të ndryshëm. Madje edhe pas atentatit brutal që iu ribë në fundin e shkurtit, ndërsa hapte derën e lokalit të të tij, grupi i hetimit u përqendruar pikërisht në dyshimet se akti i rëndë terrorist kishte si motiv pikërisht shumat e mëdha  të borxheve dhe të konflikteve që kishte biznesmeni.

 Procedimi 

Nga të dhënat e Policisë së Tiranës bëhet me dije se më datë 12.03.2013, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Armand Çeka, banues në “Rrugën Budi”. Sipas policisë ky procedim ka nisur sepse 4 vite më parë, në bazë të një kontrate noteriale i ka marrë një shumë prej 11.000 euro dhe nuk i’a ka kthyer shtetases M. K. Abedini, e datëlindjes 01.06.1973, banuese në rrugën “Don Bosko” Tiranë, me arsim të lartë.

Sipas burimeve, mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “mashtrimit”. Një grup i seksionit kundër krimit-ekonomik do të hetojnë këtë çështje për të mësuar se si qëndron e vërteta e marrjes së kësaj shume nga ana e biznesmenit, ndërkohë që gruaja ka dëshmuar me hollësi të gjitha tentativat që ka kryer për të bërë të mundur që biznesmeni t`i kthejë paratë. Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pas më shumë se dy javësh nga shpërthimi i tritolit të vënë në derën e lokalit ku u plagos Çeka, juristi Julian Çela dhe një tjetër, ende nuk ka një autor. Madje grupi i hetimit nuk ka bërë me dije as se cili ka qenë motivi i pritës, ku Çela dhe Çeka u gjymtuan, paçka se për fatin e dy djemve të plagosur u kryen hetime intensive.

Berlusconi do të kandidojë në Parlamentin Evropian

Vier Jahre Haft fuer Berlusconi wegen SteuerhinterziehungIsh-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi do të kandidojë në Parlamentin Evropian. Ky lajm bëhet i ditur nga faqja zyrtare e partisë “Forza Italia”, kryetar i së cilës është “kavalieri” italian. Në faqen e kësaj partie konfirmohet lajmi se ish-kryeministri i Italisë do të kandidojë në zgjedhjet që do të mbahen në maj, për t’u bërë pjesë e Parlamentit Evropian.

“Do të isha i lumtur që të isha pjesë e pesëshes, e cila më ka dhënë gjithmonë nga 600 deri në 700 vota. Shpresoj të marr së shpejti një përgjigje nga Gjykata Evropiane”, -deklaron në një intervistë për “La Stampa”, Berlusconi.

Por Gianni Pittella, sqaron se Berlusconi nuk mund të kandidojë në PE, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë, kur një person është nën hetim.

Ish-kryeministri italian dha dorëheqjen nga Senati i Italisë, pasi u akuzua për mashtrim doganor. 77-vjeçari i shpëtoi burgut, por është i detyruar që të bëjë punë në shërbim të publikut. Ndërkohë atij i është tërhequr pasaporta dhe nuk i lejohet që të udhëtojë në vendet e Bashkimit Evropian për muajt në vazhdim të këtij viti. Pritet një përgjigje nga Gjykata Evropiane për këtë, nëse do ta lejojë apo jo Berlusconi-n të kandidojë në PE, pasi pjesë e lirimit të tij ishte edhe heqja dorë nga kandidimet politike për gjashtë vitet e ardhshme.