Kosovë, 10 qendra për grumbullimin e votave për zgjedhjet paralmentare të Serbisë

serbikosoveMisioni i OSBE-së në Kosovë ka hapur dhjetë qendra për grumbullimin e votave, për zgjedhjet paralmentare të Serbisë.
Këto qendra, me 15 degë, janë hapur në enklavat serbe në jug të Lumit Ibër, si dhe në komunat veriore.
“Të gjitha qendrat dhe degët e tyre kanë nisur punën në orën 7”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikola Gaon.
Sipas kësaj radioje, mediat kanë raportuar se para qendrës në veri të Mitrovicës, përkatësisht para shkollës teknike Mihajllo Petroviç – Allas, është ngritur flamuri i Serbisë, por Gaon ka thënë se “në hyrje të qendrës nuk ka flamur”.
OSBE-ja, me përcjellje të policisë, ka sjellë materialin zgjedhor nga Serbia në Kosovë dhe, me përfundimin e votimeve, do ta kthejë atë në Vranjë dhe Rashkë (qytete në Serbi) për numërim.
Në këtë proces janë të angazhuar rreth 400 pjesëtarë të këtij misioni.

Media në Prishtinë citon zv/kryeministren kosovare, Edita Tahiri, të ketë deklaruar se që nga nënshkrimi i marrëveshjes së 19 prillit, Serbia nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës dhe se ajo nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë.

Ndërsa mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe sot edhe brenda territorit të Kosovës, Tahiri nuk e konsideron organizim të zgjedhjeve, por, siç thotë ajo, shteti fqinj po bën vetëm grumbullim të votave nga qytetarët që kanë dyshtetësi.

Por, media kosovare sjell edhe opinonet se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Serbisë edhe në Kosovë paraqet shkelje të sovranitetit të vendit.

NATO shënjestrohet nga një sulm kibernetik

1natoNATO njoftoi sot se është bërë objekt i një sulmi të gjërë kibernetik pretenduar nga piratët e Ukrainës, të cilët bllokuan funksionimin e disa faqeve të internetit, megjithëse puna e disa prej tyre u rivendos.
Sulmi me synim mosfunksionimin e shërbimeve (DDoS) vijoi gjatë paradites megjithëse disa prej site-ve u rregulluan, njoftoi zëdhënësi i Aleancës Atlantike, Oana Lungescu në Twitter.
“Integriteti i sistemeve të NATO-s nuk është prekur dhe vijon puna për t’i bërë operacionalë tërësinë e faqeve të internetit”, theksoi ai.
Faqja kryesore e internetit e NATO-s, www.otan.int, ishte e bllokuar gjatë mëngjesit.
Sulmi DDoS konsistoi në shtimin e kërkesave mbi një faqe interneti për bllokim e saj

Seuli teston dhjetë raketa me rreze te shkurtër veprimi

raketeKoreja e Veriut testoi sot dhjetë raketa me rreze të shkurtër veprimi, të fundit në serinë e kryer nga Pheniani gjatë vijimit të manovrave të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së, raportoi agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.
Raketat u hodhën në pjesën lindore të Koresë së Veriut drejt detit të Japonisë, shtoi agjencia.

Paga minimale,Shqipëria renditet e fundit

Leket_shqiptareShqipëria renditet si vendi i fundit nëEuropë dhe në  rajon përsa i përket pagës minimale. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro renditet i fundit  edhe në krahasim me  Kosovën. Vende të tjera të Rajonit si Kroaci; Mal i Zi; Maqedoni apo Serbi aplikojnë paga minimale më të larta së Shqipëria duke i ofruar kështu qytetarëve një nivel më të mirë jetese.

Sipas një analize të realizuar nga OPEN date Albania Kosova aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro.

Ndërkohë vendet e Europës aplikojnë paga shumë herë më të larta krahasuar me rajonin dhe Shqipërinë.Vendi i cili ka pagën minimale më të larëtë është Luksemburgu dhe arrin në 1921 Euro/Muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe. Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 Euro/Ora për 48 orë pune në javë.

Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 Euro/Muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare.

Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës.

Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.

78-vjeçari nga Pogradeci akuzon Genc Ballën:Më dërgoi djalin me familjen në Siri

genci sami ballaNjë tjetër denononcim ndaj imamit të vetëshpallur Genci Balla, i arretuar pak ditë më parë. Pas Zamir Manit nga Shkodra, i cili akuzoi imamin se i ka dërguar djalin 6 vjeç dhe ish-bashkëshorten e tij në Siri, tani është një i moshuar nga fshati Gurras i Pogradecit i cili akuzon të arrestuarin për terrorizëm Genc Balla se i ka dërguar në Siri djalin e tij Krenar Shuli bashkë me gruan dhe 3 fëmijët e tij.
Në denoncimin e tij në prokurorinë e Pogradecit 73 vjeçari Dylber Shuli ka deklaruar se djali i tij ka lënë Shqipërinë më 24 tetor të vitit që shkoi duke marrë me vete edhe gruan, vajzën 11 vjeçe, djalin 6 vjeç por edhe fëmijën e vogël të çiftit vetëm dy muajshe.

Në denoncimin e tij i moshuari ka sqaruar se djali i tij ishte shkëputur nga familja me dita të tëra dhe kishte qëndruar në Librazhd dhe në Tiranë ku është takuar me Genci Ballën. Madje sipas Dylbet Shulit pas këtyre takimeve djali i tij ishte kthyer i tjetërsuar.
Burime nga policia e Pogradecit kanë sqaruar për Ora News se verifikimet e kryera tregojnë se Krenar Shuli është larguar nga Shqipëria për në Turqi me familjen e tij, me dokuemnta të rregullta.
Ndërkaq i ati hedh dyshimet se krenar Shuli e familja e tij mund të ndodhen në Siri, pasi ai vetë i kishte deklaruar se atje ka xhihad dhe ai si besimtar mysliman duhet të shkonte në Siri.
Ndërkaq në Turqi mendohet se ndodhen dhe 3 prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gerti Pashja, Shyqyri Kaca dhe Almir Daci, ndërsa Medi Manallari dhe Shkëlzen Dumani dyshohet se janë në Siri.

Vrau krushkun dhe plagosi dhëndrin, arrestohet vajza dhe gruaja e autorit

arrestimPolicia e Durrësit mbrëmjen e djeshme ka arrestuar vajzën dhe bashkëshorten e Andon Ndojit, i cili vrau krushkun dhe plagosi dhëndrin, pasi ia lanë vajzë , vetëm 2 javë pas martesës. Ato akuzohen si bashkëpunëtore në vrasje. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se ka arrestuar  Angjelina dhe Marie Ndoj. “Pas hetimeve rezulton se ka qëlluar Marije Ndoji”, bën me dije policia. “Ka qene gruaja që ka shtënë me çifte në drejtim të përparim dhe Xhulian Hoxhës”.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në zonën e Kënetës, pasi Përparim Hoxha dhe djali Xhuliano vendosën të prishnin kurorën me familjen e Andon Ndoj, i ardhur nga Mirdita në këtë zonë. Ka qenë mesdita e së shtunës, kur krushku kishte mbërritur nga Elbasani, për t’i komunikuar 50-vjeçarit Ndoj vendimin për prishjen e kurorës. Kjo nuk është pritur mirë nga ai, i cili fillimisht ka vrarë me 10 goditje thike krushkun e tij dhe më pas ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij Xhuliano Hoxha, por plumbat nuk kanë kursyer dhe një kalimtare të rastit, duke e lënë të plagosur.

Pavarësisht punës së bluzave të bardha, 52-vjeçari Përparim Hoxha, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa, djali i tij 24-vjeçar dhe kalimtarja Nurie Shahini, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spitalin e qytetit bregdetar. Pista kryesore dhe e vetmja të cilët kanë blutë e Durrësit, është ajo e prishjes së martesës mes dy të rinjve.

Historia mes dy të rinjve 

Xhuljan Hoxha dhe Antoneta Ndoj, kishin plot 7 muaj njohje dhe lidhje dashurie me njëri-tjetrin, ndërsa vetëm dy javë më parë Xhuljani ka vendosur ta marrë vajzën e ëndrrave të tij në shtëpinë e tij. Por, fati i keq i djalit, vetëm 24 vjeç, duket se lidhet me një dukuri shumë shqiptare, pasi ai ka vendosur që ta nisë bashkëjetesën me gruan e tij pikërisht në shtëpinë e prindërve të tij. Por, brenda këtij harku të shkurtër kohor mësohet se vajza e re ka patur shumë probleme me dy prindërit e djalit dhe kishte kërkuar me këmbëngulje që ajo dhe bashkëshorti i saj, ndonëse nuk kishin kryer asnjë rit martesor, të jetonin në një shtëpi në vete, pa dy prindërit e djalit të saj.

Mirëpo gjendja është acaruar ditëve të fundit nga këmbëngulja e vajzës për t’u ndarë me vjehrrin aq sa, pasditen e së premtes, i kanë thënë që të shkonte tek familja e saj. Madje Antonetën për te prindërit e saj e kanë shoqëruar Xhuljani dhe i ati i tij. Babai i djalit ia ka bërë prezent shqetësimin të atit të vajzës, duke i vë në dukje edhe të “metat” e vajzës, por gjithçka është lënë me aq për të vendosur në një moment tjetër. Babë e djalë kanë dalë nga shtëpia e Anton Ndojit dhe kanë ikur në shtëpinë e tyre. Pasditen e djeshme, sërish babë e bir marrin rrugën dhe mbërrijnë në shtëpinë e Ndojit. Dje kishin vendosur që vajzën e tij të mos e merrnin më në shtëpi dhe madje i kishin sjellë edhe gjërat e saj personale. Në atë moment ka ndryshuar gjithë rrjedha e jetës së dy familjeve në krushqi të pashpallur.

 

Terror policor dhe mediatik ndaj muslimanëve!

myslimaneNga Ismail Bardhoshi
Të terrorizosh fëmijët, gratë dhe pleqtë në fundin e natës, në shtëpite e tyre, me forca të shumta policia, me një ndërhyrje të dhunshme e brutale nëpër shtëpia, pa justifikim ligjor, për të arrestuar njerëz që thjeshtë dyshohet se kanë bërë veprime të paligjshme!
Të tmerrosh besimtarët që frekuentojnë xhamiat në namazin e sabahut, të bllokosh hyrjet e xhamive, të rrethosh me forca të shumta policie xhamitë, të marrësh në pyetje një për një besimtarët që hyjnë në xhami për faljen e namazit të sabahut, ndërkohë që këta dhjetra besimtarë nuk janë në dijeni për dyshimet që kanë forcat policore!
Të krijosh idenë se xhamiat janë vendet ku mund të kapen njerëzit që dyshohet se kanë kryer veprime antiligjore, a thua se nuk ka vend tjetër ku mund të kapen dhe te merren ne pyetje këta njerëz!
Të bastisësh xhamiat, të kthesh përmbys gjithçka, të hyshë në to me këpucë në këmbë, pa respektuar shenjtërinë e vendit, me preteksin se ka armatim dhe lëndë shpërthyese!
Të shpërndashë lajmin e rremë nëpër media se në xhamia u gjetën sasi armësh, lënd shpërthyese dhe pajisje ushtarake, për të terrorizuar frekuentuesit e xhamive dhe për të larguar njerëzit prej tyre!
Të krijosh imazhin e keq në popull, nëpërmjet pushtetit të orientuar dhe kontrelluar mediatik, se xhamiat tashmë nuk janë objekte ku njerezit mësojnë mbi Zotin, fenë, moralin, qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, por vende ku prodhohet dhunë, terror dhe pasiguri për jetën!
Të bësh një operiacion supërgjigand me forca të shumta policie për të kapur ca njerëz që dyshohet se kanë bërë vepra të paligjshme, ndërkohë që asnjëherë nuk janë njohur për rezistencë ndaj forcave të policisë dhe ndërkohë që shumë lehtë mund të thirreshin në organet e rendit për t’u shuar dyshimet ose për t’u faktuar veprimet, pa qenë i nevojshëm gjithë ky terrorizim i opionit publik nëpërmjet mekanizmit mediatik i cili për disa ditë me radhë fokusohet në pasqyrimin e kësaj ngjarje, duke krijuar kështu pështypjen e rremë në një masë të gjerë njerëzish se siguria dhe rendi kombëtar janë në rrezik nga xhamiat dhe muslimanët!!
Të shfrytëzosh praninë e ca njerëzve të painformuar në ambjentet rreth gjykatës në mes të forcave të shumta policore që gjoja janë vendosur aty për mbrojten e gjykatës, pra të shfrytëzosh praninë e këtyre njerëzve me paraqitje islame dhe ta mediatizosh për të krijuar imazhin se njerëzit me paraqitje fetare islame janë “të rrezikshëm” për rendin dhe sigurinë kombëtare!
Të krijosh idenë se komuniteti i muslimanëve që ndodhen në këtë vend prej shekujsh nuk janë në gjendje të bashkëjetojnë në paqe me komunitetet e tjera fetare, se nuk janë të aftë të prodhojnë siguri dhe stabilitet, se mësimet e Islamit që burojnë nga Kurani Famëlartë vënë në rrezik jetën dhe bashkëjetesën në paqe me të tjerët! Ndërkohë që për disa shekuj muslimanët e këtij vendi kanë bashkëjetuar në paqe me pjesëtarë të komuniteteve të tjera fetare, të cilët kanë jetuar nën hijen e tolerancës dhe drejtësisë së qeverisjes së muslimanëve, ndërkohë që muslimanët kanë bashkëjetuar në paqe me disa komunitete fetar edhe në kohën e Pejgamberit tonë në Medine, madje edhe sot e kësaj dite ka komunitete kristianësh në Stamboll, Siri, Palestinë dhe Egjipt, vende këto të qeverisura nga muslimanët prej shekujsh.
Të shfrytëzosh disa fjalë të vërteta të thëna nga njerëz që shprehin fjalë të vërteta për qëllime të kota, siç është “pavlefshmëria e idesë së përzierjes së fesë islame me fetë e tjera”, për të treguar se muslimanët janë të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë kombëtare e ndërkombëtare, ose për të vënë nën presion muslimanët e dobët të pranojnë shtrembërimin e fesë islame dhe përzierjen e saj me idetë dhe ritet e feve të tjera! Dihet që asnjë musliman nuk mund të pranojë përzierjen e fesë islame me fetë e tjera; nuk ka dyshim që teoria e përzierjes së feve është e pavlefshme. Përqafimi i kësaj ideje është felëshim. Por kjo fjalë e vërtetë artikulohet për qëllime të këqija, për të krijuar idenë se kushdo që është kundër përzierjes së feve, është edhe kundër sigurisë dhe paqes kombëtare e ndërkombëtare, ndërkohë që muslimanët e këtij vendi prej shekujve nuk kanë pranuar ta përziejnë fenë e tyre me fetë e tjera, e megjithëkëtë kanë pasur aftësinë të jetojnë në paqe me të tjerët, madje ju kanë dhënë paqen dhe sigurinë jomuslimanëve në saj të mësimeve tolerante të islamit. Pra, të jeshë kundër përzierjes së parimeve dhe riteve islame me fetë e tjera nuk do të thotë se je kundër rendit, sigurisë dhe bashkjetesës në paqe me jomuslimanët. Shfrytëzimi i kësaj fjale të vërtetë më kujton atë komentin e shquar të Aliut r.a. për shprehjen e një grupi të devijuar “Nuk ka gjykues tjetër veç Allahut”. Duke komentuar këtë shprehje, Aliu r.a. tha: “Fjalë e drejtë, por e përdorur për qëllim të keq”. Më kujton dhe thënien e Pejgamberit: “Ata sjellin citate nga (tekstet) më të mira (tekstet e Kuranit dhe Hadithit)”. Këto fjalë Pejgamberi a.s. i ka thënë për një grup të devijuar që sjellin shprehje të sakta për qëllime të këqija.
Të quash terrorizëm besimin e muslimanëve se sistemi ekzistues ka të meta, defekte, shtrembërime, probleme, dhe se në të ardhmen, pas plotësimit të kushteve dhe krijimit të mundësisë, në përputhje me metodën e profetëve për ndryshim të gjendjes, do të zëvendësohet me një sistem të përsosur, pa të meta, probleme dhe shtrembërime, sistem që e pëlqen Zoti i gjithësisë dhe që është në dobi të njerëzisë. Nëse ky besim do të klasifikohet si terrorizëm, atëherë duhet të quhen terrorizëm edhe zërat e sociologëve, juristëve dhe intelektualëve jomuslimanë, evropianë e joevropianë, që flasin për të metat dhe defektet e sistemit ekzistues dhe që shprehin bindjen se në të ardhmen ky sistem do të ketë fatin e shumë sistemeve të tjera të cilat ranë dhe u zëvendësuan nga sistemet e mëpasshme. Nëse njerëzit me besim ose bindje të tillë do të klasifikoheshin si terroristë, përsakohë që nuk u prekin të tjerëve jetën, pasurinë, lirinë dhe të drejtat që garanton sistemi ekzistues, atëherë ç’ndryshim do të kishte ky klasifikim nga shtypja e mendimit ndryshe në regjimin komunist? Nëse kjo bindje do të ishte terrorizëm, atëherë përse nuk quhen terroristë ithtarët e feve të ndryshme në perëndim që besojnë se do të vijë një kohë kur sistemi ekzistues do të rrëzohet, dhe do të vendoset rendi, sistemi apo mbretëria që sipas tyre ka bekimin e Zotit!?
Të përhapësh nëpërmjet mediave fobinë se frekuentuesit e xhamive janë të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë kombëtare, duke sjellë si argument ndonjë thirrje ose lëvizje të disa njerëzve banorë të ndonjë vendi tjetër larg realitetit të trevave shqiptare të cilët kanë devijuar nga rruga e Pejgamberëve dhe kërkojnë t’i realizojnë gjërat pa ju ardhur koha, pa plotësimin e kushteve, pa krijimin e mundësisë dhe pa ndjekur rrugën e Pejgamberëve për ndryshimin e gjendjes. Por edhe në disa vende evropiane ka njerëz që i përkasin të djathtës ekstreme, të majtës ekstreme, ndonjë rryme kristiane ekstreme, ndonjë rryme rraciste. Këta njerëz bëjnë krime, ndërmarrin veprime për përmbysjen e sistemit, shprehin qëndrime ekstreme kundër rendit ekzistues. A do të pranonte kush të konsiderohej terroriste e gjithë e djathta, e majta etj.!? Në çdo vend ka njerëz që bëjnë vepra penale, por a do të ishte e drejtë të inkriminoheshin të gjithë banorët e vendit dhe të ngjallej fobi kundër të gjithëve? Në disa vende të Evropës ka refugjatë shiptarë që kryejne vepra penale, por askush nga shqiptarët nuk do të ndihej mirë nëse do të përhapej fobi në Evropë kundër të gjithë shqiptarëve, përkundrazi, këtë do ta quanin të padrejtë.
Të ngjallësh fobi përmes medias kundër muslimanëve të këtij vendi për dyshimet mbi gabimet ose devijimet e disa personave, dyshime këto të cilat ende nuk janë vërtetuar, ndërkohë që në vendin tonë nuk kemi asnjë rast dhune ose krimi konkret në emër të fesë muslimane!
Le ta dinë ata që ushtrojnë këtë terror se ne muslimanët nuk kemi në dorë median të tregojmë të vërtetën, dhe as nuk na e lejon feja të dizinformojmë publikun dhe të shtrembërojmë realitetin, por kemi ndihmën e Zotit të gjithësisë, kemi forcën e të vërtetës.

Bale: Ronaldo më i miri në botë

baleGareth Bale mendon se shoku i skuadrës te Real Madrid, Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë dhe do të udhëheqë ekipin drejt titullit të kampionit në La Ligë. Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer nga Lionel Messi për Barcelonën kundër Manchester Cityt të mërkurën në mbrëmje, Bale është i sigurt se Ronaldo është më i miri në botë.

“Cristiano është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe ne e dimë se sa i mirë është ai”, deklaroi Bale.
“Më ndihmon shumë kur jam në fushë së bashku me të dhe shpresoj të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë titullin këtë sezon”.

Reali do të luaj me Barcelonën në La liga më 23 mars dhe Bale shprehet:
“Këto janë ndeshje të mrekullueshme për çdo futbollist. Jemi të uritur të luajmë kundër tyre, dhe nëse është e mundur, sigurisht se duam të fitojmë. Por, dueli i radhës është kundër Malagas ndaj jemi të përqendruar tek ky kundërshtar”.

Statistikat e tij, edhe pse nuk ka luajtur në gjysmën e ndeshjeve të Realit këtë sezon, janë mjaftë interesante. 14 gola ,10 në La Liga dhe 4 në Ligën e Kampionëve, si dhe një numër asistesh në fillim të karrierës së një futbollisti që ka filluar të krijojë historinë te Real Madrid. Së bashku me Ronaldon ato formojnë një dyshe magjike

Prokuroria zbulon rrugën drejt Sirisë, “Xhihadistët” përdornin vetëm linjat tokësore

xhihadiseDetaje të reja kanë dalë nga hetimi për 14 personat të cilët dyshohen nga Prokurora e Krimeve të Rënda se kanë dërguar në konfliktin sirian mbi 70 besmitarë myslimane shqiptarë.

Nga e hetimet e deritanishme të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, bëhet me dije se të gjithë personat kishin të njëjtin intenerar. Rekrutimi kryehej në qytete të ndryshme të vendit dhe më pas besimtarët dërgoheshin në Tiranë. Nga kryeqyteti ata dërgoheshin në Pogradec, ku kalonin në tokën maqedonase. Më pas hynin në Bullgari dhe udhëtonin drejt Turqisë, e nga aty kalonin direkt në zonën e luftimit mes rebelëve dhe forcave të regjimit të Asadit. Por nga organizatorët ndiqej edhe udhëtimi me avion nga Rinasi në tokën turke, e më pas dërgimi në Siri.

Me rëndësi në gjithë këtë rrugëtim ishte pozicioni i dy imamëve të vetëshpallur të Xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe fshatit Mzez në Tiranë, Bujar Hysa, të cilët janë dërguesit kryesorë. Rol kyç ka patur edhe dy prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pikërisht Gerti Pashaj. Sipas grupit hetimor, ishte Pashaj ai që priste besimtarët në Turqi dhe më pas i kalonte në tokën siriane, në zemrën e konfliktit në Alepo dhe Ribat. Mësohet se ky grup ishte pjesë e brigadës “Jebhetula Al Nusra”, e shpallur organizatë terroriste nga OKB-ja, brigadë e cila është pjesë dhe mbështetëse e Al Kaidës.

Bëhet me dije se të paktën 8 shqiptarë janë vrarë në konliktin e përgjakshëm sirian. Gerti Pashaj është ai që lajmëronte familjarët për vdekjen e të afërmeve të tyre duke i ngushëlluar, e për këtë egzistojnë edhe përgjime. Çdo lëvizje e tyre është filmuar dhe regjistruar nga autoritetet shqiptare, përfshirë këtu edhe ajo çka diskutohej në ambjentet e Xhamive të Unazës së Re dhe Mzezit.

Ylli i “Star Trek”, i sigurt për ekzistencën e alienëve

william shatnerWilliam Shatner, 82 vjeç, që luan rolin e kapitenit Xheims Kirk në filmin “Star Trek” pretendon se ka një siguri matematikore për krijesat që jetojnë në planete të tjera, pasi universi është shumë i madh.

Si kapiteni i filmit, ai kishte kontakte të përditshme me qeniet jashtëtokësore. Aktori ka treguar se beson në ekzistencën e alienëve edhe në jetën reale, por jo ashtu siç besojmë ne.

82-vjeçari ka thënë për Daily Mail: “Unë nuk besoj se ka ndonjë dyshim se ka jetë në univers. Nuk mendoj se ka ndonjë pyetje lidhur me këtë.”

Ai sugjeroi të shohim jetën në planetin tonë: “Nëse kemi kushte të ngjashme me ujin dhe temperaturën, mundësitë për jetë janë të sigurta.”

Ai shtoi se ishte i pasigurt për format që ka jeta aliene në jetën reale.

“Sesi ndodh, nuk e di ende, megjithatë jam i sigurt se do ta dimë së shpejti. Kushtet e nevojshme për jetën duhet të jenë përhapur gjithandej.”

Po ashtu ai nënvizoi natyrën e tij shpirtërore, mirëpo u shpreh skeptik duke thënë se: “Unë nuk kam përgjigje ndaj pyetjeve të përjetshme, siç kanë disa njerëz.”