Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, më 27 prill

maqedoniaDuke qenë se shteti maqedonas është në prag zgjedhjesh të parakohshme parlamentare, mësohet se sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të deputetëve.

Dorëzimi i listave të deputetëve do të bëhet pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). KSHZ pas pranimit të listave, duhet të bëj verifikimin e tyre dhe në një afat të shkurtër kohor, partitë mund të bëjnë eliminimin e parregullsive apo emrave që nuk plotësojnë kushtet për të qenë kandidat.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 5 prill dhe përfundon më 25 prill. Ajo do të ndërpritet më datë 12 dhe 13 prill, pasi pritet të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Zbulohen autorët e zjarrvënies në burgun e Rrogozhinës

burgu-zjarrPolicia e Tiranës ka njoftuar se ka zbuluar autorët e vërtetë të zjarrvënies në burgun e Rrogozhinës.

Ngjarja ka ndodhur më 31 janar të vitit 2014. Ndër të tjera mësohet se Prokuroria ka firmosur urdhër-ndalimin për Ledjon Gjikën dhe Jurgen Meçalliun.

Ngjarja

Pas zjarrit të djeshëm, rreth 100 të paraburgosur që gjendeshin në burgun e Rrogozhinës janë transferuar në burgun e Peqinit. Ndërkohë mësohet se, dy vatrat e zjarrit që rënë një natë më parë janë shuar dhe ky institucion është kthyer në normalitet.

Nga zjarri i djeshëm u asfiksuan 21 të burgosur dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Njëri prej të dënuarve ndodhet në Spitalin e Durrësit në repartin e reanimacionit, ndërsa një tjetër i dënuar ndodhet në Tiranë pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Të dënuarit e tjerë që kanë shfaqur probleme për shkak të tymit ndodhen në Spitalin Kavajës.

Rokanas: Shqipëria i takon Europës dhe Greqia e përkrah integrimin e saj

Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas
Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas
Ambasadori i Greqise, Leonidas Rokanas

Në qytetin e Fierit, është kthyer në një traditë që në ditët e festave kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në Sheshin qëndror “Europa”, të qytetit të ngrihet flamuri i vendit përkatës. Është një mesazh simbolik por dhe domethënës që u përcillet këtyre vendeve për t’u treguar se Shqipëria është në Europë dhe i takon Europës.

Të premten, në Sheshin e këtij qyteti, me rastin e festës kombëtare të Greqisë, në prani të Prefektit të Qarkut, të Kryetarit të Këshillit të Qarkut, të Kryetarit të Bashkisë, të Këshilltarit të Kryeministrit për çështje kulturore, të ambasadorit Grek në Tiranë dhe të shumë të pranishmëve, u ngrit flamuri i Greqisë.

Në takimin që u zhvillua në Bashkinë e qytetit të Fierit me pjesëmmarjen e Këshilltarit të Kryeministrit, Fate Velaj, të Prefektit Xhevit Bushaj, të Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreko, të deputetes Adelina Rista dhe të ambasadorit të Greqisë, Leonidas Rokanas, Kryebashkiaku, Baftjar Zeqo foli për rëndësinë që ka për Fierin forcimi i marrëdhënieve me Greqinë, ku punojnë shumë emigrantë nga ky Qark, për bashkëpunimin e deritanishëm të Bashkisë së Fierit me Bashki homologe në Greqi dhe ftoi biznese greke për investime në Fier, ku do të gjejnë një ambient mikpritës. Aktivitete kulturore ne Bashkine e Fierit (1)

Këshilltari i Kryeministrit për çështje kulturore, Fate Velaj ju referua në fjalën e tij, rëndësisë që kanë aktivitetet kulturore në njohjen reciproke të popujve dhe në forcimin e marrëdhënjeve mes tyre.

Ndërsa ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas theksoi në fjalën e tij se marrëdhëniet dypalëshe njohin një zhvillim të ri në shumë fusha dhe premtoi se do të bëjë ç’është e mundur për të sjellë investitorë grekë në Fier.

Greqia, vazhdoi ambasadori, që në Samitin e Selanikut të vitit 2003 dhe deri tani që ka presidencën e B.E ka përkrahur dhe do të përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian, sepse Shqipëria i takon Europës. Jo vetëm Shqipëria, theksoi ambasadori, mund të përfitojë prej Europës, por edhe Europa mund të mësojë prej Shqipërisë, mund të mësojë prej traditës shqiptare të bashkëjetesës dhe të harmonisë ndërfetare, që është me të vërtetë një vlerë e çmuar.

Një gazetare vritet në përleshjet mes policëve dhe islamikëve

Kundershtaret e Morsit te mbledhur ne sheshin Tahrir ne Kajro/ foto REUTERS- Asmaa Waguih
Kundershtaret e Morsit te mbledhur ne sheshin Tahrir ne Kajro/ foto REUTERS- Asmaa Waguih
Kundershtaret e Morsit te mbledhur ne sheshin Tahrir ne Kajro/ foto REUTERS- Asmaa Waguih

Një gazetare egjiptiane u vra sot në Kajro në përleshjet mes policëve dhe islamikëve që manifestonin kundër kandidaturës së ish-shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al Sissi, në zgjedhjet presidenciale, njoftoi një përgjegjës i forcave të rendit.
Gazeta private “Al Dustur”, për të cilën punonte gazetarja, konfirmoi në faqen e saj të internetit vdekjen e Majada Akraf, ndërkohë që ajo po merrej me ngjarjet e një manifestimi në lagjen Ain Chams, në veri të Kajros.

Thaçi: Koha e gjenocidit, dhunës dhe tokës së djegur në Kosovë, nuk mund të tolerohej

Hashim-Thaci-Kosovo-PMKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 15 vjetorit të masakrës së Izbicës, në komunën e Skenderajt.

“15 vjet më parë, Kosova ishte duke përjetuar orët më të rëndësishme në historinë e saj moderne. Kosova kishte hyrë në vitin e dytë të luftës së përgjithshme çlirimtare. E vendosur si asnjëherë më parë,  për të fituar lirinë dhe pavarësinë e ëndërruar brez pas brezi”, u shpreh ai.

Kryeministri Thaçi theksoi se, për herë të parë bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, konkretisht u vunë në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës, u vunë në mbështetje të çlirimit të Kosovës, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Aleanca më e fuqishme ushtarake e botës, NATO, u angazhua me fushatën e bombardimeve mbi caqet ushtarake dhe policore serbe. Duke dëshmuar se koha e gjenocidit, dhunës dhe tokës së djegur në Kosovë, nuk mund të tolerohej dhe durohej edhe më tutje”, tha ai.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vijoi Thaçi, kishte kaluar dy vjet nëpër beteja të mëdha dhe ofensiva duke dëshmuar se është ushtri e dalë nga gjiri i popullit.

“Forcat policore, ushtarake, paramilitare serbe, të gjendura përpara vullnetit të pamposhtur të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, përballë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s, në muajt mars, prill dhe maj 1999, filluan ushtrimin intensiv të terrorit dhe vrasjeve të popullsisë civile”, tha ai.

Kryeministri Thaçi shtoi se, në ditët e fundit të sundimit të Kosovës, makineria e Millosheviçit me nervozë dhe brutalitet e intensifikoi thellimin e krimit mbi njerëz të paarmatosur.

“Ndodhi krimi në Therandë, në Krushë të Madhe, në Krushë të Vogël, në Izbicë, në Qyshk dhe shumë krime tjera. Fëmijë moshash të ndryshme, pleq të moshave të thella, burra, gra, djem e vajza të reja të gjitha moshat po paguanin një çmim të lartë për lirinë e Kosovës”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës tha se, vrasja e 150 personave në Izbicë, 150 qytetarëve, këtu e 15 vjet më parë, kishte tronditur zemrat njerëzore, kishte tronditur Uashingtonin, Brukselin dhe të gjitha kryeqendrat e botës.

“Sot, Kosova është shtet i konsoliduar dhe po forcohet çdo ditë e më tepër. Ne po rrumbullakojmë shtetformimin, kemi fituar njohje ndërkombëtare. Kosova më këtë vullnet me këtë sakrificë, me këtë vizion, gjithmonë duke respektuar vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerat e sakrificës së çdo qytetari të Kosovës, do të zhvillohet dhe do të anëtarësohet edhe në NATO, Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, theksoi kryeministri Thaçi.

Drejtuesi i dehur përplas 2 kalimtarë

policiaNjë aksident i rëndë ndodhi sot në mbrëmje në Durrës, ku një automjet përplasi dy kalimtarë. Ngjarja ndodhi te mbikalimi i Fllakës, në hyrje të qytetit rreth orës 18:00.

Mësohet se dy kalimtarët janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi për shkak të pakujdesisë së drejtuesit, i cili po e ngiste automjetin në gjendje të dehur. Gjithsesi, gjendja e të aksidentuarve paraqitet e mirë dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Javën tjetër kësti i parë për 545 ish-të përndjekur

edi rama 6Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka inauguruar sot institutin e ish-të përndjekurve politikë. Rama në fjalën e tij tha se, me vepra të tilla po i jepet fund hipokrizisë dhe abuzimit me këtë kategori. Ai më tej shtoi se, qeveria do të bëjë përpjekje për të bërë të mirën e mundshme për këtë shtresë.

“Ne jemi sot këtu me vetëdijen e plotë se problemi është shumë më i madh se mundësitë për ta zgjidhur atë menjëherë. Do bëjmë përpjekje për të bërë më të mirën e mundshme në një kohë të vështirë për vendin. Po i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit 20-vjeçar me ish-të përndjekurit, duke bashkëpunuar me ta me dorën në zemër, për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të keqtrajtimit të tyre moral, dhe pastaj hap pas hapi atë të moskompensimit material”, tha Rama.

Gjithashtu sot u bë e ditur se, javën e ardhshme qeveria do të shpërndaj këstin e par të kompensimit për 545 të përndjekur. Mësohet se, 180 të parët do të jenë të përndjekurit që janë në moshën mbi 85 vjeç. Ndërsa, 18 milionë dollarë është buxheti që qeveria ka akorduar këtë vit për të kompensuar ish-të përndjekurit.

“18 milionë dollarë vendosëm këtë vit. Nuk janë shumë, por ne edhe pse gjetëm një mal borxhesh të paditura më parë, ne kemi akorduar sasinë më të madhe të fondeve që një qeveri ka akorduar nga një qeveri jo në një vit elektoral. Unë nuk mund ta krahasoj fondin kur qeveria e shtoi me urgjencë kur vdiq i ndjeri Lirak. Në muajin mars, rreth 500 persona do të marrin këstin e parë. Ne evidentuam rreth 300 dosje problematike që nuk ishin plotësuar por harruar. Vazhdoj të them që për ne gjëja më e rëndësishme është që nga ky vit asnjë i përndjekur të mos thotë që, do vdes dhe nuk pashë kurrë dëmshpërblimin”, theksoi Kryeministri.

Ndërsa, Veliaj tha se, “do të donim që fondi të ishte më shumë, por është shumë më tepër se 10 milionë dollar që PD-ja vuri në 2008-ën, më shumë se 4 milionë dollarë në 2010-ën, dhe në vitet elektorale të PD-së, kur përpiqej të rikuperonte pozicionin pas grevës së ish-të përndjekurve”.

 

Londra merr mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin në BE

BE2Qeveria britanike, e cila është angazhuar për organizimin e një referendumi për anëtarësimin e vendit në BE, mori sot mbështetjen e mirëseardhjes nga ana e Gjermanisë për reformimin e BE-së dhe mospenalizimin në rast të integrimit të zgjeruar në zonën euro.
Në një artikull të botuar në “Financial Times”, ministri britanik i Financave, George Osborne dhe ai gjerman, Wolfgang Schäuble theksuan se ndërsa zona e euros vazhdon të zgjerohet, është e rëndësishme që vendet jashtë eurozonës të mos hasin vështirësi kur ndodhen brenda BE-së”.
Reformat e ardhshme të BE-së dhe ndryshimet në traktate duhet të përfshijnë një reformim në mënyrën e qeverisjes për t’u integruar në zonën euro mbi baza ligjore të qëndrueshme dhe për të siguruar drejtësi për vendet e BE-së që bëjnë pjesë në tregun e përbashkët, por që nuk kanë monedhën unike”, u shprehën të dy ministrat./

BSH-ja mbështet masat për konsolidimin e politikës fiskale

leke-2_4Banka e Shqipërisë mbështet dhe inkurajon masat për konsolidimin fiskal, duke i konsideruar ato të domosdoshme për reduktimin e primeve të rrezikut në ekonomi dhe për ruajtjen e stabilitetit afatmesëm dhe afatgjatë të vendit. Sipas raportit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës Qendrore, treguesit fiskalë janë karakterizuar nga rritja e të ardhurave dhe reduktimi i shpenzimeve gjatë dy muajve të parë të vitit. Deri në muajin shkurt, të ardhurat buxhetore shënuan një rritje vjetore prej 4.9%, ndërsa shpenzimet dhe deficiti buxhetor u reduktuan respektivisht me 9% dhe 82%. Reduktimi i shpenzimeve i detyrohet kryesisht reduktimit të shpenzimeve kapitale, ndërkohë që rritja e të ardhurave është mbështetur nga rritja e të ardhurave tatimore.“Këto zhvillime kanë përcaktuar një kah konsolidues të politikës fiskale dhe kanë mbajtur të ulët ndikimin e saj në kërkesën agregate dhe në rritjen ekonomike”, thuhet në raportin e BSH-së, që nga ana tjetër, evidenton se, brenda këtij viti buxhetor është planifikuar shlyerja e një pjese të detyrimeve të prapambetura të qeverisë ndaj bizneseve, zhvillim i cili pritet të përmirësojë bilancet financiare dhe kërkesën e sektorit privat.

Prishja e ndërtimeve paleje, policia përplaset me banorët e Rromsit

policiaBanorët e fshatit Rroms në Mallakastër janë përplasur sërish me inspektorët e ndërtimit,  për të mos lejuar prishjen e një objekti në ndërtim. Forcat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë shkuar në këtë fshat për të prishur një banesë dykatëshe në anë të autostradës në pronësi të Premtim Aliajt.

Por,  banorët kishin hyrë në ambientet e brendshme dhe gjatë nxjerrjes së tyre jashtë, ka pasur edhe sherr me policinë.  Policia dhe FNSH-ja i kanë nxjerrë ata jashtë, ndërsa janë duke i mbajtur disa metra larg ndërtesës e cila do të prishet.

Edhe një javë më parë kur INUK dhe forcat e policisë shkuan për të prishur pikën e karburantit në ndërtim, pati reagime të dhunshme nga ana e pronarëve dhe për pasojë u dash ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të vënë në kontroll situatën.

Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët, ndërsa FNSH-ja mban ende të rrethuar pikën e karburantit.  Po sot, këta banorë shprehen të vendosur për të bërë rezistencë, që objekti në fjalë të mos prishet. “Nuk do lejojmë prishjen e këtij objekti”, thonë ata.

Ndërkohë që në vendngjarje ka përforcim të forcave të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë.  Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka deklaruar ndërkaq, se “Ndërtimi pa leje do prishet” dhe ka vijuar sot punën për prishjen e tij.