PS: Akuzat e Berishës, shenjë dëshpërimi

selia-sssPartia Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të fundit të ish- kryeministrit Sali Berisha, duke i cilësuar ato  si rruga e rrënimit të vazhdueshëm post-elektoral.

“Sulmi i sotëm i liderit të vjetër në Facebook dhe zëdhënëses së re në ekran, flasin më shumë se çdo koment për dëshpërimin e partisë më të madhe në opozitë. Sharje, shpifje, trillime dhe përgojime personash krejt të pafajshëm që akuzohen si kriminelë vetëm pse i shërbejnë shtetit nën uniformën blu, janë vazhdë e trishtueshme e rrënimit që ka përfshirë PD ”,  theksohet në një deklaratë nga selia e PS.

Deputeti i Partisë Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit sulmoi dhe akuzoi median si fajtore për gjuhën e përdorur nga ai dhe mashtrimet e bëra publikisht.

Këto deklarata ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Të dashur miq, dje, në të gjithë intervistën e tij, Edvin Kristaq Rama hoqi maskën dhe u vërsul me urrejtje të paparë ndaj mediave, të cilat sipas tij ishin tashmë fajtorë direkt për fjalët prej halabaku ordiner si: maskara, rrotë k… që kishte regjistruar mikrofoni i tyre në seancën parlamentare, mbasi ato ai i kishte thënë duke folur me vete dhe kundër askujt”, theksohet mes të tjerash në reagimin e ish-kryeministrit Berisha.

 

Atentati në Fushë Krujë, Gjin Nika dyshohet se ishte vrasës me pagesë

91036Gjin Nika i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme teksa po udhëtonte me mikun e tij me motor nga Fushë Kruja drejt Tiranës dyshohet se është vrasës me pagesë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Gjin Nik dyshohet se ka kryer kryer vrasje me pagesë në Tiranë, Shkodër, Shijak, Pogradec, Bulqizë, Fier, Vlorë.

Po kështu dyshohet se 34 vjeçari është pjesë e grupit të xhihadistëve, që rekrutonte shtetas shqiptarë për t’i dërguar për luftë në Siri

Nika, biznesmen i kromit në Bulqizë së bashku me mikun e tij u ekzekutuan në një atentat mafioz që ndodhi mbrëmë pas mesnate në vendin e quajtur Ura e Tapizës në Fushë Krujë.

Policia e Durrësit përmes një deklarate për shtyp bëri të ditur sot paradite se viktimat janë ekzekutuar me automatik model 56 dhe në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja të kësaj arme.

Atentati
Shënjestra e atentatit ka qenë Gjini Nika 34 vjeç si dhe Fabio Xhunga, 33 vjeç është banues në Kamëz. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndërsa dy viktimat udhëtonin nga Tirana drejt Fushë Krujës me një motor në pronësi të Fabio Xhungës.

Biznesmeni i kromit Gjin Nikaj nuk është një emër i panjohur edhe për drejtësinë.  Ai është vënë në pranga më 20 Janar 2014 pasi në ngarkim të tij kishte një vendim të gjykatës së Apelit që e dënonte në mungesë si autor i vrasjes së Qerim Markut, ngjarje kjo e ndodhur në Dibër më 2 shtator të vitit 2013.

 

Krasniqi-Meta angazhohen për forcimin e bashkëpunimit

meta-krasniqi_14.2.14-1Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, shprehën sot angazhimin për harmonizimin e legjislacionit dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë takimit të zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës, në qendër të bisedës mes Krasniqit dhe Metës ishte thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë të veçantë harmonizimi i legjislacionit të dy kuvendeve.
Duke i uruar kreut të Kuvendit të Shqipërisë mirëseardhjen në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet dy vendeve, përkatësisht ndërmjet parlamenteve dhe avancimin e tyre gjatë viteve. Ai u shpreh se ” ka rrugë dhe mundësi të tjera, për ta rritur më tej këtë bashkëpunim. Si kuvende, do t’i mbështesim të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e dy qeverive tona, që kanë për qëllim krijimin e një hapësire të përbashkët në të gjitha fushat”.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi e njohu kryeparlamentarin Meta edhe me zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e liberalizimit të vizave, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare. Në këtë drejtim, kryetari Krasniqi i konsideroi shumë të rëndësishme sinjalet për njohje të Kosovës nga disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë bërë ketë hap.
Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet kultivojnë ndërmjet tyre.
“Jemi këtu për të shprehur vullnetin tonë të plotë, për të çuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy kuvendeve, si një kontribut i domosdoshëm në rritjen e marrëdhënieve tejet të rëndësishme dhe strategjike, midis Shqipërisë dhe Kosovës, jo vetëm për të forcuar paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit tonë, por njëkohësisht edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”, tha kryeparlamentari Meta.
Meta tha se Kosova dhe qytetarët e saj kanë një rëndësi tepër të veçantë për Shqipërinë, rëndësi kjo që, sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me domethënien historike dhe emocionale, por edhe me perspektivën evropiane të të dy vendeve tona.
Duke ofruar mbështetje për përparimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Meta theksoi rëndësinë e shpërbërjes së shpejtë e të plotë të të gjitha strukturave ilegale që veprojnë në Kosovë dhe të integrimit të plotë të komunitetit serb në jetën institucionale të Kosovës. Pasi garantoi vazhdimin e mbështetjen e Tiranës zyrtare për Kuvendin e Kosovës dhe popullin e saj në rrugën e integrimit evropian, si dhe në afirmimin e shtetit të Kosovës, Meta shfaqi shpresën për liberalizim të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.
Sa i përket çështjes së tribunalit, kryeparlamentari Krasniqi tha se “në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka një dokument zyrtar lidhur me këtë”. Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Meta, vlerësoi se populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd, por ka bërë luftë të drejtë, të imponuar. “Në 16 prill në Kukës do të shënohet 15-vjetori i eksodit të popullit të Kosovës në Shqipëri, në përkujtim të rreth 1 milion shqiptarëve të depërtuar me dhunë nga regjimi i Beogradit”, theksoi Meta.
Gjatë këtij takimi, kryeparlamentari Meta shoqërohej nga deputetët e parlamentit shqiptar: Gramoz Ruçi, Shpëtim Idrizi dhe Luan Rama, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kryeparlamentari Krasniqi ishte i shoqëruar nga nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Glauk Konjufca dhe Albert Kinolli, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Zgjohet Schumacheri, ka momente ndërgjegjësimi

schumacher_06Kampioni gjerman i Formula 1 Michael Schumacher, i shtruar në spital që prej tri muajsh në Francë pas një aksidenti të rëndë me ski, ka shfaqur momente të ndërgjegjësimit dhe të zgjimit nga gjendja e komës, bëri të ditur sot zëdhënësja e tij nëpërmjet një komunikate.
“Michael ka shënuar përmirësim gjatë kësaj periudhe. Ai ka shfaqur momente të ndërgjegjësimit dhe zgjimit. I kemi qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë me ekipin e spitalit të Grënobles dhe shpresojmë në shërimin e plotë të tij”, shkruan zëdhënësja e tij, Sabine Kehm. Ish-piloti 45 vjeçar, u përplas me një shkëmb më 29 dhjetor duke bërë ski në një qendër pushimi në Alpet franceze.

Tirana: Paguajnë disa bileta

QemalStafaStadiumTiranaÇmimi i biletës për tifozët e Tiranës në ndeshjen ndaj Skënderbeut është kthyer në një çështje diskutimi gjatë gjithë javës. Nga çmimi i papranueshëm i biletës, e vendosur nga drejtuesit e Skënderbeut, lojtarët e Tiranës janë të gatshëm të ndërmarrin një iniciativë në ndihmë të tifozëve. Skuadra bardheblu do të grumbullojë një shumë parash për të blerë disa bileta dhe për t’ia vënë në dispozicion tifozërisë. Duke qenë se shuma prej një mijë lekësh të reja që është vendosur të kushtojë bileta për tifozët e Tiranës në sektorin që ndodhet pas portës, duket e ekzagjeruar nga lojtarët të cilët kanë vendosur që të ndërmarrin një veprim. Në skuadër është hedhur ideja që vetë lojtarët të grumbullojnë një shumë parash që të mund të blejnë disa bileta për këtë takim.

Nevoja për një numër të lartë tifozësh në stadium, ka bërë që edhe vetë lojtarët të vihen në ndihmë të tifozëve. Nisma e lojtarëve do të ndiqet edhe nga klubi kryeqytetas dhe do të bëhet një iniciativë thuajse “institucionale”. Nga skuadra e Skënderbeut është vënë në dispozicion një tribunë pas portave dhe jo vetëm pjesa e rezervuar zakonisht për miqtë. Lojtarët presin që vetë klubi të arrijë të negociojë për çmimin e biletave për tifozët, por nëse nuk do të jetë e suksesshme, futbollistët janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre për tifozët.

Meta nisi vizitën në Kosovë, takohet me Krasniqin

ilirmetaKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot vizitën zyrtare në Kosovë, ku u prit në një takim nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Pas takimit dy homologët Meta dhe Krasniqi do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë vizitës në Kosovë, Meta do të zhvillojë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova dhe tek Varrezat e Jasharëve në Prekaz, për të vijuar takimet me personalitete si kryetari i Koalicionit për Kosovë të Re, Behxhet Pacolli, Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, etj.
Në ditën e dytë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë do të spostohet në Gllogjan, Deçan për t’u mbyllur në Gjakovë. meta 1 DSC02292

Në ditën e dytë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë do të spostohet në Gllogjan-Deçan, ku do të kryejë një vizitë në familjen Haradinaj, si dhe në Manastririn e Deçanit. Kreu i Kuvendit do të takohet edhe me Kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe do të kryejë një vizitë në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.

Gjykata Kushtetuese pranon të ngrejë Komision Hetimor për Serverat e tatimeve

gjykataGjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një grupi hetimor për ndërhyrjet në serverat e tatimeve.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese,pas shqyrtimit të materialeve është vendosur që të pranohet kërkesa e deputetëve të PD, duke i hapur rrugë kështu ngritjes së komisionit.

Gjykata Kushtetueseve vendosi që të deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh  “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore””.

Më datë 17 Dhjetor 2014, deputetë të Partisë Demokratike kërkuan  ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, kërkesë kjo e cila u rrëzua në kuvend dhe u bë si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, çka solli që deputetët e PD të çonin konfliktin për shqyrtim në gjykatën kushtetuese.

POLONI – Ekspozohen thesare muzikore të Bethovenit dhe Mozartit

moxartNjë herë në vit, në prag të Pashkëve, Biblioteka e Krakovit nxjerr nga kasaforta thesaret e saj muzikore, dorëshkrime të Bethovenit dhe Mozartit që janë pjesë e koleksioneve të bibliotekës të ish-shtetit prusian, të cilat i ka depozituar që prej Luftës së Dytë Botërore.
“Që prej 10 paraqesim këtë koleksion që nuk u shfaq prej shumë kohësh për publikun dhe që është një thesar i vërtetë”, u shpreh Elzbieta Penderecka, drejtoresha artistike e Festivalit Bethoven dhe frymëzuesja e jetës muzikore polake.
Me këtë rast, melodramat mund të admirohen deri më 22 prill, skica për simfonitë numër 9 dhe 3 (Eroica) nga Ludvig van Bethoven ose autografe të operës së tij të vetme ”Leonore” (Fidelio). Në mesin e dorëshkrimeve të tjera të Bibliotekës së Berlinit të ekspozuara në Krakov, përfshihen Koncerti për piano nr 27 në si bemol të Mozartit, koncerti për piano dhe orkestër e Ferrucio Busoni numër 39.
“Qëllimi kyesor është paraqitja e melodramave, një mundësi e mirë si për të shijuar notat e gjalla të kompozitorëve të mëdhenj dhe për të dëgjuar në mbrëmje një koncert me muzikë të interpretuar nga muzikantë të njohur”, shtoi Penderecka, bashkëshortja e kompozitorit polak Krzysztof Penderecki.

Në rrethinat e Srinagar, në Kashmirin indian

Në rrethinat e Srinagar, në Kashmirin indian. (Mukhtar Khan, Ap/Lapresse)
Në rrethinat e Srinagar, në Kashmirin indian. (Mukhtar Khan, Ap/Lapresse)
Në rrethinat e Srinagar, në Kashmirin indian. (Mukhtar Khan, Ap/Lapresse)

Ekzekutohen dy persona, mes tyre dhe biznesmeni Gjin Nika

policia-e-tiranesNjë ngjarje rëndë ka ndodhur orët e vona të së enjtes tek ura e Tapizit në Fushë Krujë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona, Fabio Xhunga dhe Gjin Nika.

Burime policore konfirmuan për ATSH-në se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:35’’ mbrëmjen e djeshme dy persona janë vrarë më armë zjarri teksa udhëtonin me mjetin e tyre drejt Tiranës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur tek ura e Tapizës (Fushë Krujë),  dhe viktimat po udhëtonin  me  motoçikletën Yamaha me targa AA 441.

Pas mbërritjes në vendngjarje Policia ka konfirmuar se viktimat janë, Gjin Nika nga Bulqiza, i cili është biznesmen në këtë qytet dhe viktima e dytë është Fabio Xhunga, 33 vjeç nga Kamza.

Burime policore konfirmojnë se ky atentat është kryer dy muaj pasi Gjin Nika ishte liruar nga burgu, ku ishte arrestuar si i dyshuar për një sërë ngjarjesh. Mësohet se 36-vjeçari njihet si biznesmen i kromit në Bulqizë dhe ishte liruar nga burgu disa javë më parë, ndërsa u arrestua si i dyshuar për vrasjen e dy personave pak kohë më parë në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi policia e akuzoi Gjin Nikës si autor i ekzekutimit të biznesmenit të kromit, Hasan Talja mbrëmjen e 17 janarit të këtij viti, në rrugën “Bajram Allaraj”. Ndërsa është i dyshuar edhe për një tjetër ngjarje ku u përfshinë disa persona, të implikuar sërish me biznesin e kromit. Policia e Durrësit ka ngirtu dhe një grup hetimor për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe kapjen e autorëve./