FMN të dhëna pozitive, shërohet ekonomia shqiptare

FMN-JAEkonomia shqiptare duket se po shkon drejt shërimit. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit, thekson se rritja ekonomike për vitin 2014 do të jetë 2.1%.

Në raportin “Rimëkëmbja fuqizohet, por dobësitë mbeten”, ekspertët e FMN-së, parashikojnë  se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2014 do të jetë 2.1%, pas një rritje prej vetëm 0.7% në 2013-n.

Performanca e ekonomisë vendase, që në 2013-n kaloi vitin e saj më të keq në një dekadë, pritet që në  2015-n të jetë e qëndrueshme. Ekspertët e FMN-së parashikojnë që në 2015-n, rritja të jetë 3.3%. Në vitin 2019, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë 4.7%.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar Shqipëria u rrit shumë më pak se mesatarja prej 2.8%, shënuar në pjesën e Evropës në zhvillim.

Nga vendet e Ballkanit, Shqipëria shënoi rritjen më të ulët vitin e kaluar, me përjashtim të Kroacisë, e cila u tkurr me 1.1%. FMN thotë se për një afat të gjatë kohor, rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë më e madhe  se mesatarja e Evropës në zhvillim.

Snowden: Standarte të reja për shmangien e abuzimeve nga NSA-ja

NSAGjatë një seance dëgjimore në Këshillin e Evropës, ish-këshilltari i agjencisë amerikane të sigurisë kombëtare, NSA, Edward Snowden, u shpreh se mbështeste standartet e reja ndërkombëtare me synim evitimin e abuzimeve të kryera nga NSA-ja në fushën e mbikëqyrjes së të dhënave për të mos u përhapur si fenomen në mbarë botën.
Snowden u dëgjua me anë të një videokonference nga Moska ku ai ndodhet, nga deputetë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një organizatë panevropiane me seli në Strasburg, e orientuar në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Kemi si detyrë të zhvillojmë standarte ndërkombëtare për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të abuzimeve në përmasa të gjëra”, u shpreh ai në lidhje me programet e mbikëqyrjes në masë të të dhënave në fushën e telekomunikacionit kryer nga NSA-ja.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për një problem amerikan apo të BE-së por në një shkallë më të gjërë, atë ndërkombëtar”, theksoi ai.

Rama: Nuk jemi gati pë të legalizuar marijuanën

Rama-te-fevzo-1024x679Kryeministri Edi Rama mendon se Shqipëria nuk është gati  për legalizimin e marijuanës, në kohën kur as vende më të zhvilluara se ne, nuk e aplikojnë një gjë të tillë. Një një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa, i cili bën emisionin “Porta a Porta” në RAI 1, Rama thekson se qeveria shqiptare është e  përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku.

“Legalizimi i marijuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqendruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku”, thotë kryeministri Edi Rama.

Ai ka kërkuar nga shteti fqinj më shumë bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar.

“Ju e dini se ka shumë punë për të bërë në nivelin evropian për Mesdheun nga Evropa pasi vijnë shumë emigrantë nga të gjitha anët dhe siguria e deteve është e lidhur me një fakt shumë të thjeshtë, duhet të shkojmë përtej atyre gjërave që jemi mësuar të bëjmë pasi, Evropa e gjitha ecën me hap të ngadaltë, problemet rriten me shpejtësi”, ka theksuar kryeministri Rama.

Për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Lazarati nuk duhet luftuar por shpëtuar. Sipas tij, një operacion policor nuk mjafton pasi duhet menduar edhe për të nesërmen. Ai thotë se e rëndësishme është gjetja e mjeteve për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Sipas gazetarit italian, që i referohet të dhënave nga policia, në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë, 90% e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marijuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg marijuanë shitet për 300 euro.

Të ardhurat nga tregtia e marijuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë.

Konkurs ndërkombëtar për logon promovuese të Shqipërisë në tregun botëror

eglantina-gjermeniQeveria njoftoi sot çeljen e konkursit ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e re të promovimit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, nëpërmjet në deklarate për shtyp nga Kryeministria, bëri të ditur se “kjo nismë është iniciuar nga tre ministri, ajo e drejtuar prej saj, ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Jashtme, me mbështetjen edhe të kryeministrit Edi Rama”.

Sipas saj, konkursi përbën një nismë madhore për promovimin e identitetit dhe një imazhi të ri të Shqipërisë në tregun botëror, çka lindi si nevojë për t’iu përshtatur realitetit dhe përpjekjeve të Qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve të huaj sidomos, por edhe të investimeve të huaja në vendin tonë.

Gjermeni gjithashtu njoftoi se konkursi do të zhvillohet në dy faza dhe do të finalizohet më datë 16 Maj, ku një juri ndërkombëtare, do të përzgjedhë mes konkurentëve logon dhe sloganin në një aktivitet të hapur për mediat dhe publikun.

Gjatë një zënke midis deputetësh në parlamentin e Kievit, në Ukrainë

ucraina2_804
Gjatë një zënke midis deputetësh në parlamentin e Kievit, në Ukrainë. (Valentyn Ogirenko, Reuters/Contrasto)

Gjendet trupi i pajetë i Erjon Alizotit

erjon alizotiËshtë gjetur 10 ditë pas zhdukjes trupi i pajetë i 18-vjeçari Erjon Alizoti i cili u rrëzua në kanionet e Erzenit gjatë një ekskursioni.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është gjetur nga forcat e Komisariatit numer 1 pranë vendit ku u rrëzua dhe është dërguar në morgun e Tiranës.

Erjon Alizoti u zhduk gjatë një ekskursioni të një grupi të rinjsh në kanionet e Erzenit, të organizuar përmes rrjetit social Facebook.

18 vjeçari së bashku me një shokun e tij ranë në ujërat e Erzenit teksa ishin duke larë duart, por ndërsa i riu tjetër arriti të shpëtohej, Erjon Alizaoti u zhduk pa gjurmë për 10 ditë me radhë.

Basha merr pjesë sot në takimin e PPE në Bruksel

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë sot në konferencën e katërt “Ballkani Perëndimor: Nga stabilizimi në asociim“, organizuar në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së në Parlamentin Europan.

Në këtë konferencë, do të diskutohet me liderë politikë nga vendet e rajonit për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiven e secilit vend për anëtarësim në BE. Konferenca do të drejtohet nga Joseph DAUL, Kryetar i Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian dhe President i PPE-së.

Ndër diskutantët kryesorë do të jenë Eduard Kukan, Kryetar i delegacionit  për  Marrëdhëniet me Shqipërinë, Bonjën-Hercegovinën, Serbinë,  Malin e  Zi dhe  Kosovën në  Parlamentin  Europian, Riccardo Migliori, OSBE, Këshilltar i  posaçëm, ish-kryetari i Asamblesë të OSBE-së, Gunnar Hökmark, Zv. Kryetar i grupit të PPE –së në Parlamentin Europian, Kryetar i grupit te PPE në grupin e punës  për  zgjerimin e BE-së etj.

Komisioni i Punëve të Jashtme i Kosovës vizitë në Parlamentin Evropian

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Albin Kurti, kryetar i Komisionit, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë ditës së djeshme Komisioni zhvilloi një takim me Delegacionin për Evropën Juglindore të Parlamentit Evropian.
Kryetari i Komisionit, Kurti, e falënderoi kryetarin e Delegacionit për Evropën Juglindore të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, për ndihmën e deritanishme që i ka dhënë Kosovës rreth kalimit të sfidave me të cilat është përballur Kosova.
Anëtarët e Komisionit diskutuan dhe iu përgjigjën pyetjeve të shtruara nga eurodeputetët lidhur me çështjen e Tribunalit/Gjykatës së re për krimet e luftës, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, liberalizimin e vizave dhe rëndësisë së përfundimit të këtij procesi, duke ndërlidhur edhe çështjen e azilkërkuesve.
Të pranishëm në mbledhje ishin edhe eurodeputetët:Tanja Fajon, Ivo Vajgl, Nikola Vuljaniç dhe Knut Fleckenstein, bën të ditur zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme do të takohen me Daul Joseph, udhëheqës i zëvendëskryetarëve të Parlamentit Evropian, si dhe me Hannes Swaboda (S&D). Kryesuesi i delegacionit parlamentar nga Kosova, Albin Kurti, do të ketë një takim të veçantë me raportuesen për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

10 të vërteta interesante rreth ëndrrave

sogniJu paralizoheni kur flini: nëse doni besojeni e nëse doni jo por njeriu është pothuajse i paralizuar gjatë gjumit. Kur flini shihni shumë ëndrra. Në ëndërr mund të fluturoni, të notoni e të tjera. Shkaku i mos-bërjes së këtyre veprimeve fizikisht është një hormon. Kur flemë truri e lëshon këtë hormon duke ju paralizuar. Në rast të lëshimit të pakët të këtij hormoni mund të ndodhë që personi t’i realizojë veprimet e ëndrrës me muskujt fizikë.

Nxitësit e jashtëm ndikojnë në ëndrrat tona: këtë do ishte më mirë ta shpjegonim me një shembull. Nëse fizikisht keni etje atëherë mundësia më e madhe është të shihni ujë apo gjëra të ngjashme me të në ëndërr.

Efekti i lënies së cigares: sipas një studimi të një reviste 33 % e duhanpirësve shohin të paktën 1 ëndërr. Dhe këto ëndrra zakonisht përmbajnë ndjenja negative dhe keqardhjeje.

Edhe kafshët shohin ëndrra: në një studim të realizuar mbi kafshë të ndryshme është pare se edhe në trurin e kafshëve krijohen dallgë të trurit gjatë gjumit ashtu si tek njeriu. Kur shihni një qen do të vini re se do të lëshojë zëra të ndryshëm gjatë ëndrrës në të cilën i është vërsulur diçkaje.

Ëndrrat nuk janë të gjitha me ngjyra: 12 % e ëndrrave të personave që cilët mund të shohin janë bardh e zi. Ndërsa pjesa tjetër janë ëndrra me ngjyra.

Ëndrrat janë pasqyrim i gjërave që dimë: truri ynë nuk krijon fytyra të reja. Në ëndrra shohim fytyrat e para më parë por nuk mund t’i mbajmë mend.

Ëndrrat mund të përsëriten: edhe pse mund të shihen disa herë shumica e ëndrrave mund të përsëriten disa here. 70 % e femrave dhe 65 % e meshkujve pohojnë se e kanë parë disa here të njëjtën ëndërr.

Të gjithë shohin ëndërr: të gjithë personat të cilët nuk kanë ndonjë problem serioz psikologjik shohin ëndrra. Ato që thonë se nuk shohin ëndrra në të vërtetë nuk i mbajnë mend.

Nuk mbani mend 90 % të ëndrrave: pas zgjimit njerëzit harrojnë gjysmën e ëndrrës brenda 5 minutave dhe 90 % të saj brenda 10 minutave.

Edhe të verbrit shohin ëndrra: personat të cilët kanë lindur të verbër në ëndërr shohin pamje të ndryshme. Nëse personi ka lindur i verbër atëherë përdor shqisat e zërit, prekjes, nuhatjes dhe të tjera. Ai sheh ëndrra duke përdorur këta ndjenja.

Ukrainë, forcat e sigurisë arrestojnë 70 separatistë pro-rusë

ukraine protestForcat e sigurisë arrestuan rreth 70 separatistë pro-rusë, të cilët kishin hyrë në ndërtesën e administratës lokale në Kharkiv, në lindje të Ukrainës, njoftoi sot antena lokale e Ministrisë së Brendshme.
Aktivistët pro-rusë, të cilët kishin hyrë të dielën në ndërtesë, u larguan në mesnatë pas negociatave dhe mbërritjes në vend të ministrit të Brendshëm, Arsen Avakov. Por situata vazhdoi të ishte e tendosur edhe gjatë ditës së djeshme, me më shumë se një mijë manifestues të mbledhur në shesh.
”Dje në mbrëmje, manifestuesit pro-rusë hodhën bomba molotov në ndërtesën e administratës lokale duke i vënë zjarrin dy zyrave”, sipas zyrtarëve të ministrisë.
”Pas këtyre incidenteve forcat e sigurisë ndërmorën një operacion anti-terrorist duke siguruar plotësisht ndërtesën e administratës lokale dhe rreth 70 persona u arrestuan, për separatizëm dhe trazira”, sipas këtyre burimeve.